• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Influencerja ‘i përvishet’ Ramës: S’mund të bësh ironi me ne kur në parlament ke futur Zegjinën

18:46 : 08/06/2026
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, POLITIKE, SHOW BIZ

Përplasja publike mes kryeministrit Edi Rama dhe influencuesve që kanë mbështetur protestat kundër projekteve në Zvërnec po vijon.

Pas komenteve ironike të kreut të qeverisë ndaj vajzave që janë rreshtuar në mbrojtje të kauzës mjedisore, ka reaguar influencerja Dea Mishel , e cila në një video të publikuar në rrjetet sociale i është përgjigjur ashpër Ramës.

Ajo ka mbrojtur influencueset si vajza të arsimuara dhe të artikuluara, ndërsa ka kritikuar standardet që, sipas saj, politika shqiptare promovon përmes figurave të caktuara në Parlament.

Ajo i ka kujtuar atij deputeten Zegjine Çaushi, për të cilën Dea Mishel tha se nuk di as të numërojë.

Reagimi i plotë: 

Lexo edhe:

Projektet e dyshimta në Sazan, Zvërnec dhe Vjosë-Nartë, mediat ndërkombëtare “zbarkojnë” në SPAK

Fatura “Becchetti” mbi xhepat e shqiptarëve, 10.3 milionë euro vetëm për avokatët

Përshëndetje kryeministër. Unë jam një influencer, kam veshur një fund dhe duhet të bëj si aktiviste. Hajde të flasim pak.

E para, sa mirë që po flasin influencueset, sepse mediat, çuditërisht, të gjitha po heshtin. Nuk e di, kryeministër, di ti ndonjë arsye, ndonjë shpjegim se pse? Se unë jam budallaqe dhe nuk e kuptoj dot.

E dyta, ti si njohës i arteve të bukura dhe i artistëve duhet ta dish që trupi i femrës është një gjë hyjnore dhe nuk ke pse bën komente të tilla seksiste në vitin 2026. Por, falë Zotit, zoti kryeministër, unë nuk kompleksohem nga burrat që flasin për pamjen time, të paktën jo aq sa për të ndaluar atë që kam ndërmend të them.

Po të kthej përgjigje me poza Instagrami që supozohet t’ia ulin vlerën fjalës sime, por po i pyes ndjekësit e mi,  ju si mendoni, ka vlerë kjo që do të them tani apo jo?

Unë i njoh shumicën e influencueseve dhe janë goca me shkollë të lartë, të artikuluara, ndryshe nga një pjesë e kabinetit tënd. Dhe nëse do të ketë injorantë, nuk e përjashtoj si mundësi, por ti si kryeministër duhet të shohësh pse po ndodh kjo gjë. Mos ndoshta po vjen nga fakti që vajzat dhe djemtë e rinj nuk kanë asnjë lloj frymëzimi për t’iu përkushtuar shkollës dhe dijes, sepse kanë kuptuar që në këtë vend me ndershmëri dhe me punë nuk ecën përpara?

Po të lutem, mos bëj ironi me ne, kur ti ke futur në kabinet Zeqinenë, e cila nuk di të numërojë, nuk di të shkruajë shqip pa gabime, nuk di as të përdorë ChatGPT për ta nxjerrë veten nga lluca e saj, sepse nuk di as t’ia thotë emrin.

Pra, në momentin që ti merr këtë vajzë dhe qëndron pas saj, po u jep shembullin vajzave të tjera që, së pari, nuk kanë nevojë të shkojnë në shkollë e të investojnë në dije, sepse mund të jesh krejtësisht injorante dhe të vish në Parlament. Kështu që mos na bëj ironi.

Tani shqiptarët për të tilla gjëra janë mërzitur, përveçse për Nartën, edhe për gjëra si kjo që sapo përmenda. Unë, si një influencer në tentativë për të qenë aktiviste, zoti kryeministër, mendoj se duhet ta largosh pak telefonin, ta lësh një ditë, të mendohesh, të qetësohesh dhe të tregohesh lider dhe njeri më i madh në këtë situatë, sepse këta njerëz që janë ngritur në protestë nuk janë militantët e PD-së, të cilëve ti mund t’u kthehesh me ironi, të futesh në debat dhe të duartrokasin. Këta janë populli yt, njerëz intelektualë që janë lodhur vërtet. Të bësh ironi nuk mendoj se të vlen aspak. Po iki tani, se duhet të bëj disa foto me bikini.

Etiketa: dea mishelEdi RamaZvernec

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Projektet e dyshimta në Sazan, Zvërnec dhe Vjosë-Nartë, mediat ndërkombëtare “zbarkojnë” në SPAK

16:31 : 22/07/2026
AKTUALITET

Fatura “Becchetti” mbi xhepat e shqiptarëve, 10.3 milionë euro vetëm për avokatët

14:17 : 22/07/2026
AKTUALITET

“Fushatë kundër protestës”/ Berisha: Rama ka mobilizuar patronazhistët për sulme online

14:05 : 22/07/2026
AKTUALITET

PD ngre pikëpyetje mbi financimin e ekspozitave të Ramës: Kush paguan shfaqjet artistike jashtë vendit?

12:57 : 22/07/2026
AKTUALITET

Zhupa: Aeroporti i Vlorës ishte planifikuar në zonën e Levanit, Rama e çoi në zonë të mbrojtur

11:07 : 22/07/2026
AKTUALITET

Albana Vokshi akuza Ramës: Përdor familjen për të nxjerrë jashtë vendit paratë e krimit!

10:52 : 22/07/2026
Para

PS mobilizohet të mbushë sheshin më 12 qershor

TË GJITHA

Projektet e dyshimta në Sazan, Zvërnec dhe Vjosë-Nartë, mediat ndërkombëtare “zbarkojnë” në SPAK

16:31 : 22/07/2026
FOTO: Benet Beci dhe Evis Berberi, ish-drejtor i ARRSH-së

Korrupsion dhe pastrim parash/ Si u amnistua Benet Beci me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera!

16:27 : 22/07/2026

Zjarr në Lazarat, digjen sipërfaqe bari dhe shkurre

16:20 : 22/07/2026

Shmanget tragjedia në Himarë! Mjeti lundrues pësoi defekt në mes të stuhisë, familja shpëtohet nga mbytja

16:16 : 22/07/2026

Alarm ushqimor/ Copa xhami në aperitivin italian “Pizzolato Spritz”, ndalohet konsumimi

16:09 : 22/07/2026

Nafta “fluturon” në 206 lekë

16:00 : 22/07/2026

Alarm te Liqeni Artificial! Gjarpërinj helmues pranë këndit të lojërave

15:52 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabet