• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Anketa e KI: Regjistrimi i ndërtimeve të reja, shërbimi më problematik në Kadastër

21:01 : 01/06/2026
në AKTUALITET, Lajmet e Dites

Regjistrimi përfundimtar i ndërtimeve të reja, procedurat për bashkimin ose ndarjen e pronave dhe verifikimi online i statusit juridik të pronësisë janë shërbimet që krijojnë më shumë vështirësi për bizneset në raport me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), sipas raportit të fundit të Këshillit të Investimeve “Siguria Juridike e Pronës: Progresi dhe Sfidat”.

Nga anketa e zhvilluar me bizneset, regjistrimi përfundimtar i ndërtimeve të reja rezulton shërbimi më problematik, i ndjekur nga regjistrimi i bashkimit ose ndarjes së pasurive, verifikimi online i gjendjes juridike të pronësisë, regjistrimi i lejeve të ndërtimit dhe lëshimi i certifikatave të pronësisë.

Në anën tjetër, procedurat si regjistrimi i kontratave të qirasë, kontratave të shitjes apo hipotekave konsiderohen më pak problematike nga sektori privat (shiko grafikun).

Sipas raportit, dy shërbimet e para karakterizohen nga procedura komplekse, shumë hapa administrativë dhe nevoja për sinkronizim të vazhdueshëm të të dhënave, duke i bërë ato më të ekspozuara ndaj vonesave dhe mospërputhjeve. Ndërsa verifikimi online lidhet kryesisht me kufizimet në digjitalizim dhe aksesin në të dhënat kadastrale.

Raporti vëren se, ndonëse reforma e Kadastrës ka sjellë progres të rëndësishëm në vitet e fundit, problematikat e trashëguara të pronësisë vazhdojnë të ndikojnë klimën e investimeve.

Lexo edhe:

No Content Available

Këshilli i Investimeve kujton se siguria juridike e pronës konsiderohet një nga kushtet bazë për rritjen ekonomike, tërheqjen e investimeve, aksesin në kredi dhe zhvillimin e tregut të pasurive të paluajtshme.

Megjithatë, mbivendosjet e titujve të pronësisë, regjistrimet e paplota dhe dokumentacioni historik i fragmentuar vijojnë të krijojnë pasiguri për bizneset dhe investitorët.

Në raport theksohet se Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në digjitalizimin e sistemit. Të gjitha shërbimet kadastrale ofrohen online përmes platformës e-Albania që prej vitit 2020, ndërsa është ngritur edhe Qendra e Kadastrës Digjitale dhe janë integruar të dhënat me sistemet e gjendjes civile dhe noterisë. Gjithashtu, është zgjeruar përdorimi i teknologjive të reja dhe janë ofruar shërbime të përshpejtuara për përdoruesit.

Megjithatë, bizneset vlerësojnë se përfitimet e digjitalizimit nuk janë reflektuar plotësisht në praktikë. Një pjesë e konsiderueshme e tyre kërkojnë akses më të gjerë në të dhënat kadastrale.

Sipas anketës, 46% e kompanive mendojnë se përveç noterëve, edhe aktorë të tjerë si bankat dhe ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme duhet të kenë akses në databazën e ASHK-së, me miratimin e pronarit, për të verifikuar paraprakisht statusin e pronës.

Një nga problemet më të evidentuara është pagesa e përsëritur e tarifave. Rreth 61% e kompanive deklarojnë se kanë paguar më shumë se një herë për të njëjtin shërbim kadastral.

Më shqetësues është fakti se 84% e këtyre rasteve lidhen me problematika që bizneset ia atribuojnë vetë ASHK-së, përfshirë informacionin e paqartë, kërkesat shtesë për dokumentacion pas aplikimit dhe ndryshimet procedurale gjatë procesit.

Raporti evidenton gjithashtu se procedurat nuk perceptohen njësoj nga të gjithë përdoruesit. Ndërsa noterët dhe profesionistët e fushës i konsiderojnë proceset relativisht të thjeshta, 38% e bizneseve të tjera raportojnë se procedurat janë të vështira për t’u ndjekur dhe kërkojnë asistencë nga ekspertë.

Problemet me pronësinë po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në investime. Sipas anketës, 61% e kompanive raportojnë se kanë përjetuar vonesa ose nuk kanë mundur të realizojnë investimet e planifikuara për shkak të proceseve të regjistrimit të pronave ose pasaktësive në dokumentacionin e ofruar nga ASHK. Në shumë raste, pasiguria mbi titujt e pronësisë e bën të vështirë përdorimin e pronës si kolateral apo avancimin e projekteve të reja investuese.

Raporti vlerëson se megjithëse 91.5% e zonave kadastrale kanë përfunduar regjistrimin fillestar dhe rreth 90% e regjistrave manualë janë digjitalizuar, procesi ende nuk është mbyllur plotësisht. Deri në mars 2026 mbeteshin mbi 450 mijë regjistra për t’u digjitalizuar dhe 259 zona kadastrale për t’u regjistruar, çka vijon të krijojë boshllëqe në sigurinë juridike të pronës.

Në përfundim, Këshilli i Investimeve identifikon shtatë fusha prioritare për ndërhyrje: rritjen e aksesit në kadastrën digjitale, standardizimin e procedurave dhe listave të kontrollit, monitorimin e performancës së shërbimeve, forcimin e transparencës dhe llogaridhënies, përmirësimin e cilësisë së të dhënave të pronës, koordinimin ndërinstitucional dhe përafrimin më të mirë të çmimeve administrative të tokës me realitetin e tregut.

Ndër rekomandimet kryesore përfshihen zgjerimi i aksesit në të dhënat kadastrale për sektorë të tjerë profesionalë, publikimi i metodologjisë së tarifave, përmirësimi i komunikimit me përdoruesit, standardizimi i dokumentacionit dhe zbatimi më rigoroz i masave të integritetit dhe antikorrupsionit në ASHK.

Raporti është përgatitur nga Sekretariati i Këshillit të Investimeve dhe bazohet në një anketë online të zhvilluar në mars 2026 me 146 biznese të përzgjedhura rastësisht, të plotësuar në mënyrë anonime, si dhe në konsultime me ASHK-në, organizata biznesi, ekspertë dhe institucione të tjera publike e private./ Monitor.al

Etiketa: Anketa e KIndarjen e pronaveQendra e Kadastrës Digjitale

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Tragjedia në Mengël ngre alarmin, a janë të sigurt fëmijët pranë shkollave në akset kombëtare?

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom