Prej 5 muajsh kur prej kur Lista Serbe e rimori udhëheqjen e komunës në Mitrovicë të Veriut, ka nisur edhe një valë largimesh nga puna të shqiptarëve që punojnë në institucione atje.
“Arsyetimi sipas tyre gjithmonë është se nuk e kanë kryer detyrën e tyre si duhet, ose nuk I plotësojnë kriteret. Unë jam shqiptar, 90 për qind janë serb aty, unë se di serbishten, ata nuk e dijnë shqipen, a është kusht apo problem, nuk e kanë kusht me ditë gjuhën serbe”, deklaroi asamblisti nga Partia Demokratike e Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Emin Azemi.
Azemi apelon që secili që ndihet i kërcënuar duhet të procedojë me ndjekje penale.
“Nëse ata e ndjejnë vetën se janë të kërcënuar, në njëfarë forme iu është bërë e padrejtë, mund ta procedojnë penalisht secilin, i cili e merr guximin të ushtrojë çdo lloj presioni që ai/ajo të largohet nga puna”.
Sipas zëvendës kryesueses së Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Aida Ferati-Doli, ka pasur raste që shqiptarët janë rikthyer në vendet e tyre të punës.
“Kemi një motër medicinale në Kodër të Minatorëve, që është larguar nga puna si i ka bë gjashtë muaj, për shkak të performances, po fatmirësisht që Këshilli po i kthen këta punëtorë, secili që po bën ankesë sepse po shkelen ligjet, duke I larguar”, u shpreh Ferati-Doli.














