• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael rrëfen situatën: Nuk do ketë evakuim të shqiptarëve

20:12 : 14/04/2024
në AKTUALITET, BOTA

Meri Kumbe, ambasadorja shqiptare në Tel Aviv, në një intervistë për Tv Klan, foli për përjetimin që pati ky shtet nga sulmet e paralajmëruara iraniane.

Sipas saj, në asnjë moment nuk ka pasur panik dhe autoritetet izraelite e kanë menaxhuar situatën me shumë qetësi.

“Situata është e qetë në vend. Ka qenë edhe dje në fakt ashtu. Nëse do të ishit në rrugët e Tel Avivit, njerëzit ishin të qetë, zhvillonin aktivitetin e tyre lirshëm. Padyshim dje ishte paralajmëruar risku dhe njerëzit ishin në pritje të udhëzimeve të cilat erdhën në mbrëmje vonë, duke siguruar qytetarët të ishin të qetë, por pranë dhomave të sigurisë. Ishin momentet e para që Izraeli nuk e dinte se si do të zhvillohej sulmi nga Irani. Nuk dinte ende sa do të ishte sulmi. Ishin të gjithë strukturat në pritje”.

Kumbe gjithsesi thotë se nata nuk ka kaluar pa tension kur të gjithë qytetarët i panë sulmet nëpërmjet ekraneve të televizioneve.

“Mbrëmja ishte e gjatë për ne këtu. Të shumtë qytetarët që e kanë ndjekur zgjuar të gjithë aktivitetin ushtarak që ndodhi mbi hapësirën ajrore të Izraelit, por falë zotit çdo gjë shkoi mirë pa humbje jetësh”.

Lexo edhe:

Rama po kërkon me zor një iranian në shesh

Inteligjenca izraelite zbulon një komplot iranian ndaj ish-kreut të Shin Bet, Ronen Bar

Ambasadorja pohon se gjithsesi ditën e sotme të gjithë i janë kthyer jetës normale.

“I është rikthyer funksionit të plotë. Udhëzimet e insititucionit të sigurisë që zbaton dhe udhëzon qytetarët për rregullat që duhet të ndjekin ka qenë pa asnjë kufizim. I vetmi përjashtim është bërë për institucionet arsimore për ditën e sotme dhe të nesërme”.

Ambasadorja pranon se si pasojë e kësaj situate u deshën të mbylleshin edhe aeroportet, çka bëri që një pjesë e udhëtimeve edhe për shqiptarët të zhvendoseshin. Megjithatë ajo thotë se nuk do të ketë evakuime.

“Jo jo absolutisht! Situata paraqitet e qetë. Termi evakuim do të ishte i përdorshëm siç ndodhi me datën 7 Tetor kur vendi ishte jo vetëm në sulm raketash, por edhe me kërcënim të terroristëve në teren ç’ka rrezikonte jetën e qytetarëve. Në rastin konkret Izraeli gjendjen e jashtëzakonshme e kishte vetëm për mbrëmjen, pra për dy ditën që i kanë të deklaruara me deklarata publike. Tani që mbaroi sulmi situata është rikthyer në normalitet”.

Etiketa: ambasadorja shqiptare në Tel AvivevakuimIraniizraelMeri Kumbeshqiptarevesulmi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama po kërkon me zor një iranian në shesh

17:40 : 25/06/2026
BOTA

Inteligjenca izraelite zbulon një komplot iranian ndaj ish-kreut të Shin Bet, Ronen Bar

17:03 : 22/06/2026
AKTUALITET

Grisja e flamurit të Izraelit, ambasadorja Peleg: Akt që turpëron trashëgiminë e popullit shqiptar!

17:26 : 21/06/2026
BOTA

Presidenti i Iranit: Nuk do të ndërtojmë bombë atomike, por s’do ta ndalojmë pasurimin e uraniumit!

13:53 : 21/06/2026
BOTA

Shërbimet sekrete amerikane: Izraeli po përpiqet të sabotojë marrëveshjen SHBA-Iran

09:59 : 20/06/2026
BOTA

Norvegjia propozon ndalimin e tregtisë me vendbanimet izraelite

21:37 : 19/06/2026
Para

“Jam me vajzën e vogël”, shqiptarët e bllokuar në Izrael, flasin nga Tel Aviv

TË GJITHA

“Nuk hapim dot dritaret nga era dhe mizat”, familja denoncon kopenë e deleve pranë shtëpisë, bashkia: Nuk krijon erëra

21:34 : 26/06/2026

Qëlloi me armë drejt biznesit, zbardhet ngjarja në Kamëz

21:28 : 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

21:19 : 26/06/2026

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari

21:15 : 26/06/2026

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

21:08 : 26/06/2026

Aktivistja paralajmëron kallëzim ndaj tre deputeteve socialiste, arsyeja

21:02 : 26/06/2026

Mit’hat Havari: Rama do përfundojë si Gaddafi nëse nuk largohet

20:53 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet