• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Sekseri” Ervin Krymbi, njeriu i “të fortëve” që të legalizon vilën si magazinë/ Lidhja me Elvis Pengilin

Dy "mjeshtrat" e Kadastrës së Durrësit: Drejtori Elvis Pengili dhe "sekseri" Ervin Krymbi, njeriu i grupeve kriminale, në qendër të skemës së vilave të regjistruara si magazina. Çmimet, zonat kadastrale dhe baterdia në hipoteka

17:45 : 28/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Elvis Pengili është një emër që tashmë e njohim, ish-Përgjegjës Sektori në Kadastrën e Durrësit kur ishte me LSI-në dhe tani drejtor i Kadastrës si patronazhist i PS-së, një njeri që ka kaluar nëpër 8 raste hetimesh nga policia e krimit ekonomik, prokuroria dhe gjykata e Durrësit dhe në çdo rast i ka shpëtuar arrestimit e dënimit, i mbrojtur nga pushtetarët, shefat e lartë të policisë e drejtësisë dhe “të fortët” e botës së krimit në Durrës e Tiranë, atyre që u ka firmosur harta false për tokat e grabitura në zonat bregdetare.

Por Elvis Pengili nuk vepron i vetëm, përkundrazi, pas çdo firme të tij fshihet një mekanizëm i tërë dhe në qendër të këtij mekanizmi qëndron njeriu që njihet si “sekseri” i Hipotekës së Durrësit.

Krahu i djathtë i tij, njeriu që mban kontaktet me grupet kriminale dhe ekzekuton skemat në terren, është Ervin Krymbi, 47 vjeç nga Durrësi, i njohur në korridoret e Hipotekës si “sekseri” i të fortëve dhe i drejtorit Pengili, njeriu që zgjidh punët e pista të legalizimeve, azhornimeve dhe regjistrimeve false të pronave.

Emri i Ervin Krymbit del në zonat kadastrale 8513 dhe 8512, dy zona ku janë legalizuar ndërtime pa leje dhe ku ai vetë figuron si përfitues ose ndërmjetës i procedurave, por këto janë vetëm dy rastet që kanë dalë në sipërfaqe.

Lexo edhe:

Skandali në Durrës/ Kadastra regjistron pronat e qytetarit në emrin e një të panjohuri

Ervin Krymbi është ai që mban kontaktet e drejtpërdrejta me “klientët”, ai që negocion tarifat, ai që merr lekët në dorë dhe ai që i çon dosjet në zyrën e drejtorit Pengili për t’u firmosur pa u bërë asnjë pyetje, ndërsa vetë Pengili mban gjithë makinerinë të mbuluar nga lart duke u dhënë vulën zyrtare legalizimeve dhe regjistrimeve të paligjshme që pastaj përfundojnë në Hipotekë si dokumente të rregullta

Denoncimi “bombë” i mbërritur pranë redaksisë së Pamfletit tregon me detaje sesi funksionon skema e tyre e përbashkët dhe ajo që të lë pa fjalë është thjeshtësia me të cilën dy zyrtarët e Hipotekës së Durrësit e kanë kthyer detyrën publike në një biznes familjar.

Skema: Vilat e luksit legalizohen si “magazina”

Skema është kjo: ndërtesa banesore dhe vila luksi në zonat bregdetare po legalizohen dhe regjistrohen si “magazina” ose objekte industriale, me qëllim të vetëm shmangien e taksave të larta të banesave, thyerjen e ndalesave bregdetare dhe anashkalimin e rregulloreve urbanistike, dhe gjithçka kalon fillimisht nga duart e Ervin Krymbit e më pas nga firma e Elvis Pengilit.

Ajo që syri i lirë sheh si vila shumëkatëshe me pamje nga deti, në dosjet e Hipotekës figuron si magazinë bujqësore apo objekt industrial, njësoj sikur pallati buzë plazhit të ishte një depo, dhe këtë transformim magjik e bëjnë pikërisht dyshja Krymbi-Pengili, ku njëri bën pazarin dhe tjetri e bën të ligjshëm në letër.

Kjo praktikë është dokumentuar edhe nga KLSH në raportet e auditimit ku konstatohen “ndryshime destinacioni pa kryer procedurat e nevojshme”.

Sipas denoncimit, skema funksionon me një listë çmimesh fikse që qarkullon gojë më gojë në Durrës dhe që “sekseri” Krymbi ia komunikon kujtdo që troket në derën e tij: 10-15 mijë euro për legalizimin e 1 kati pa leje në varësi të zonës dhe afërsisë me bregdetin, 3-5 mijë euro për azhornimin në hartë kur ke ndërtuar më shumë se sa ke të regjistruar, dhe 3 mijë euro për legalizimin e shtëpisë kur bëhet fjalë për sipërfaqe më të vogla, dhe të gjitha këto pagesa bëhen cash, pa faturë, pa gjurmë.

Nuk mungojnë as rastet kur pagesa është bërë me apartamente apo njësi tregtare që regjistrohen në emra familjarësh, një praktikë kjo që e kemi parë edhe më parë me drejtorin Elvis Pengili, emri i të cilit figuron në raporte të SHISH-it për pasuri të dyshimta të regjistruara në emër të të afërmve.

Po verifikohen numrat e pasurisë për të parë nëse vilat dhe banesat e luksit përkojnë me regjistrimin si “magazina” në dokumentet zyrtare të Hipotekës, ndërkohë që ajo çfarë po ndodh në Hipotekën e Durrësit është vetëm një pjesë e një panorame shumë më të gjerë.

Janë siguruar informacione te mjaftueshme se një “baterdi” e vërtetë po ndodh nëpër kadastrat e vendit dhe një valë denoncimesh nga Saranda, Elbasani dhe Tirana Rurale, duke treguar se skema e legalizimeve të dyshimta dhe e regjistrimit të banesave si magazina është shtrirë në disa prej zonave më të nxehta të pasurive të paluajtshme në Shqipëri dhe se dyshe si ajo e Krymbit dhe Pengilit mund të jenë vetëm maja e një ajsbergu shumë më të thellë../Pamfleti

Etiketa: Elvis PengiliErvin Krymbikadastra durres

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali në Durrës/ Kadastra regjistron pronat e qytetarit në emrin e një të panjohuri

21:19 : 27/11/2025
Para

Aeroporti i Vlorës/ GJL i dha të drejtë Pacollit, “2A Group”: Kryesuesi i trupit gjykues në konflikt interesi

TË GJITHA

Shau protestuesit, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë

12:39 : 24/06/2026

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026

Soni Malaj flet për herë të parë pas Ferma Vip, zbulon raportin me Flor Mumajesin

12:21 : 24/06/2026
Foto ilustruese

E rëndë në Librazhd, rrufetë asgjësojnë totalisht tufën e dhive

12:09 : 24/06/2026

“Shqipëria si pronë private e Edi Ramës”/ Zhupa: Beton, privilegje dhe territore të dhuruara

12:05 : 24/06/2026

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026

Polici italian vdiq ndërsa e ndiqte, dëshmia e shqiptarit: Nuk i ndalova kontrollit se kisha pak hashash me vete

11:57 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş