• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

I nxehti pushton Europën, netë tropikale që para fillimit të verës

09:33 : 27/05/2026
në BOTA

Në qytetin port Saint-Malo në Bretanjë, që zakonisht në këtë periudhë të vitit është ende relativisht i freskët, termometri të martën (26.05.2026) arriti sërish 34 gradë. Temperatura të ngjashme të larta ka edhe në Rennes. Banorët vendas dhe turistët e habitur kanë përjetuar tashmë netët e para tropikale të vitit, madje ende pafilluar vera.

Katou Blaise, infermiere në urgjencën e spitalit universitar në Rennes, thotë: “Po na sjellin shumë persona të moshuar që janë të dehidratuar.”

Edhe në qytetin perëndimor francez Nantes, shërbimi meteorologjik francez mati temperaturën 36 gradë – dukshëm më shumë se një ditë më parë, kur me 34,3 gradë u vendos një rekord i ri për muajin maj në këtë qytet. Rekordet e mëparshme për këtë periudhë po tejkalohen njëra pas tjetrës – në Brest, Angers dhe edhe në Bergerac në jugperëndim të Francës.

Vlera historike

Shërbimi shtetëror meteorologjik Météo-France konstatoi gjithashtu në nivel kombëtar se të hënën u regjistruan temperaturat më të larta ndonjëherë për një muaj maj që nga fillimi i matjeve në Francë.

Lexo edhe:

Europa në alarm nga i nxehti, 40 viktima në Francë

I nxehti godet Europën, Franca numëron 13 viktima nga mbytjet

Klimatologu Matthieu Sorel nga Météo-France tha për agjencinë e lajmeve AFP: “Po flasim për një episod të jashtëzakonshëm, historikisht të paprecedent. Të gjitha superlativat janë të justifikuara për të përshkruar këtë fazë aktuale meteorologjike.”

Në Météo-France theksohet se këto nivele të nxehtësisë në këtë periudhë të vitit janë një pasojë e qartë e ndryshimeve klimatike. Para 30 apo 40 vitesh, temperatura të tilla në muajin maj nuk do të kishin qenë të mundshme.

Valë e të nxehtit edhe në Britaninë e Madhe

Ndërkohë që shumë britanikë po gëzohen për temperaturat rekord në maj, shërbimi meteorologjik kombëtar shpreh shqetësim dhe paralajmëron se kjo është një dëshmi konkrete se si ndjehen efektet e ndryshimeve klimatike.

Pesë të vdekur nga aksidentet në ujë

Zëdhënësja e qeverisë franceze, Maud Bregeon, foli për shtatë raste vdekjesh që “mund të lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me valën aktuale të të nxehtit”. Pesë prej tyre kanë ndodhur gjatë aksidenteve në ujë, ndërsa dy të tjera gjatë aktiviteteve sportive në Paris dhe në zonën e Lionit.

Një ditë më parë, autoritetet kishin njoftuar se në brigjet e Atlantikut një gjermane 56-vjeçare kishte humbur jetën gjatë festës së Rrëshajëve, pasi ishte tërhequr nga rrymat e fuqishme në det.

Edhe në zonën e Parisit, shumë njerëz janë drejtuar drejt lumenjve dhe liqeneve, duke shkaktuar situata të rrezikshme.

Ndikimi edhe ndaj French Open

Edhe turneu i tenisit French Open në Paris po ndikohet nga temperaturat e larta, të cilat po vështirësojnë lojtarët dhe publikun. Në fushat e Roland Garros u matën 33 gradë. Media franceze po pyet nëse ndeshjet duhet të ndërpriten shpesh apo nëse turneu mund të vazhdojë normalisht në këto kushte.

Përveç kësaj, me rritjen e temperaturave po përkeqësohet edhe cilësia e ajrit. Në zonën e Parisit dhe në luginën e Rhonës janë tejkaluar kufijtë e ozonit. Në jug të Francës, zjarrfikësit kanë bërë thirrje për vigjilencë të shtuar ndaj zjarreve në pyje, duke paralajmëruar se niveli i rrezikut tashmë i ngjan atij të muajit korrik.

Temperaturat pritet të rriten edhe më tej

Ministrja franceze e Shëndetësisë, Stéphanie Riss, paralajmëroi se kjo valë e të nxehtit paraqet rrezik edhe për të rinjtë, veçanërisht për sportistët. Tetë departamente janë tashmë në nivelin e dytë më të lartë të paralajmërimit për nxehtësi, dhe numri pritet të rritet në 13.

Për të enjten (28.05.2026), kryeministri Sébastien Lecornu ka thirrur një mbledhje të qeverisë për të bërë një vlerësim të parë të situatës. Ndërkohë, vala e të nxehtit po përhapet më tej drejt jugperëndimit të Francës. Météo-France njoftoi se temperaturat mund të arrijnë “lokalisht 38 deri në 39 gradë” në ditët në vijim./DW

Etiketa: europetemperatura

Lajme të lidhura

BOTA

Europa në alarm nga i nxehti, 40 viktima në Francë

15:13 : 23/06/2026
BOTA

I nxehti godet Europën, Franca numëron 13 viktima nga mbytjet

18:47 : 22/06/2026
AKTUALITET

Temperaturat mbi 35 gradë, mbipopullohet plazhi i Borshit

16:24 : 21/06/2026
AKTUALITET

Eurostat: Fshatrat në Shqipëri më të prekurat nga varfëria në Europë

19:25 : 17/06/2026
AKTUALITET

Eurostat: Shqipëria, e parafundit në Europë për mirëqenien

11:40 : 17/06/2026
BOTA

Franca përballet me valë ekstreme të të nxehtit, temperaturat arrijnë deri në 40°C

20:53 : 16/06/2026
Para

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e grupit të Shullazit, lë në fuqi dënimin me 55 vite burg

TË GJITHA

Bujqësia në krizë të thellë/ Shënohet rënie edhe në vitin 2025, dobët serrat, drufrutorët dhe ullinjtë

11:42 : 24/06/2026

“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më…

11:28 : 24/06/2026

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş