• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fitoi me gjykatë rikthimin në punë, kryetari i Bashkisë së Cërrikut “hakmerret” dhe nuk e lejon të futet në bashki

21:16 : 25/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Fiks Fare denoncoi veprimet e kryetarit të Bashkisë së Cërrikut, Florenc Doka, i cili nuk lejon një punonjëse që të futet në godinën e bashkisë, pavarësisht se zonja është emëruar dhe rikthyer në detyrë me vendim gjykate.

Në redaksinë e emisionit investigativ është ankuar Mimoza Llaha, e cila u shkarkua nga detyra fillimisht në vitin 2024. Në atë kohë, kryetari aktual Doka ishte Sekretar i Përgjithshëm i bashkisë.

“Pas largimit, i drejtohem komisionerit të Shërbimit Civil, i drejtohem edhe Gjykatës Administrative. Në bashki erdhi drejtori i Shërbimit Civil dhe u thanë merre në punë, keni bërë gabim. Nuk reaguan dhe më pas vazhdova me Gjykatën Administrative, padita Bashkinë e Cërrikut dhe e fitova me vendim gjykate. Unë jam rikthyer në punë nga ish kryetarit Andi Salla. Fillimisht më dhanë pozicion te statistikat, ndërkohë që në janar të 2026, kryetari aktual më ktheu në pozicionin që kisha, përgjegjëse në inventarizimin e pronave” thotë Llaha. Më tej shton se, që nga janari e deri më sot, nuk është lejuar të futet në godinën e Bashkisë së Cërrikut.

“Unë jam punonjëse qendre dhe pozicioni im është brenda drejtorisë së financave dhe tani më kanë çuar në një njësi administrative. Veç faktit që s’më krijojnë kushte pune, por më pengohet hyrja në godinën e Bashkisë së Cërrikut. Unë jam përgjegjëse. Zyra duhet të ishte te godina e Bashkisë së Cërrikut, por me mua u hakmorën dhe më çuan te Njësia Vendore dhe tani s’më lënë të punoj. Si ta ushtroj punën, s’më lënë të protokolloj, biles atje s’kam as printer, e çoj te privati dhe me lekët e mia t’i bëj. Tani si t’ia bëj unë?! Policat sillen në mënyrë të keqe të mundshme, përgjegjësi Martin Bardhi më thotë ty s’të lë të futesh në bashki. I kërkoj urdhrin. S’më jep as urdhrin dhe as motivin. E kërkoj te drejtori im, por s’kam gjetur zgjidhje, as te kryetari” pohon punonjësja.

Lexo edhe:

‘Shumë zgjedhje, shumë pak ndryshim’: Garë pa entuziazëm për bashkinë e Cërrikut

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

Ajo shton se ka shkuar për ta takuar kryetarin aktual. “Kryetari aktual quhet Florenc Doka. Florenci ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Cërrik, madje në kohën kur mua më hoqën në vitin 2024. Në atë kohë vetë sekretari, mirë që mua më hoqën nga puna, mbas një ankesë që unë kam bërë te Komisioneri i Shërbimit Civil, vetë sekretari ka ikur për abuzim me detyrën nga Shërbimi Civil. Unë u ankova se s’po më linin të punoja rehat, kur u ankova për vete, Shërbimi Civil bëri hetimet për vete dhe sekretari në atë kohë iku” shton Llaha.

Ajo thotë se, duke bërë hetime Shërbimi Civil e nxori sekretarin, pa status, pa konkurrim dhe e ka nxjerrë që të mos punojë në Shërbim Civil. “Pas ankesës sime ai u largua, thotë jam larguar me dëshirë, unë kërkoj origjinën e gjësë, në bashki s’ma jep asnjë dhe Shërbimi Civil më tha se e kemi çuar në bashki. Unë mendoj se është hakmarrje e tij, po s’del vetë por fut të tjerët” përfundon ajo.

Pas ankesës, punonjësja shkon te Bashkia e Cërrikut dhe në hyrje takon një policin e sigurisë. I thotë se dëshiron që të futet në bashki, teksa polici i bën me dije se te kryetari të mos shkojë. “Më thuaj ku do të shkosh? Te kryetari jo, shko vetëm te zyrat e informacionit” i thotë ai.

Megjithë këtë këmbëngulje, punonjësja shkon me shumë vështirësi te drejtori i saj. Ai i thotë se s’ka asnjë informacion për këtë urdhër që Mimoza të mos hyjë në bashki. “E kanë ata të policisë, ata që rrinë atje poshtë” thotë drejtori, ndërsa punonjësja përgjigjet se si ka mundësi që ajo është me status dhe s’e lejojnë, teksa ai i përgjigjet se “këtë kërkoja kryetarit, jo mua, pasi policia varet direkt nga kryetari, nuk varet nga asnjë tjetër”.

Më pas i thotë drejtorit se do që të ndjekë shkresat, pasi mund të humbin. Ai i thotë se edhe atij i kanë ndodhur, që kanë nisur shkresë në ministri dhe s’i kanë shkuar, kanë humbur. Mimoza e pyet se çfarë do të bëhet me zyrën, nëse do të punojë atje apo te Bashkia e Cërrikut, ndërsa drejtori i thotë se “nuk e di fare”. Ajo i thotë se edhe ai e di se si e kanë hequr nga puna, si hakmarrje dhe tani po sillen po me hakmarrje, ndërsa drejtori i përgjigjet se “kur vendimet merren me gjaknxehtësi ka gabime”.

Ndërkohë, në momentin që del nga zyra e drejtorit, jashtë derës e priste polici bashkiak dhe i thotë të zbresë poshtë. Mimoza i bën me dije se do të ngjitet dhe të shkojë te protokolli, ndërsa ai i kërkon që të shkojë te informacioni dhe mos të ngjitet. Ajo i thotë nëse polici ka ndonjë urdhër që mos të ngjitet sipër, ai i përgjigjet se “kam urdhër”. Mimoza i kërkon se kush i jep urdhrat, ndërsa polici i përgjigjet se “ai që më komandon mua”. Punonjësja shkon te shefi i policëve që ruan bashkinë, duke i kërkuar urdhrin. Ai i përgjigjet se “nuk jam kryetar bashkie”. Shefi i thotë se kur të takojë kryetarin ta pyesë se përse nuk lejohet.

Etiketa: bashkia e cerrikutFlorenc Doka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Shumë zgjedhje, shumë pak ndryshim’: Garë pa entuziazëm për bashkinë e Cërrikut

21:10 : 03/11/2025
AKTUALITET

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

10:53 : 18/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Zbulohet se kush do të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Cërrikut

18:21 : 07/10/2025
AKTUALITET

Dorëheqja e Florenc Dokës, komandohet drejtori i ri i burgut të Peqinit

16:43 : 24/04/2025
AKTUALITET

Jep dorëheqjen drejtori i burgut të Peqinit

11:42 : 24/04/2025
Para

Alarmohet Spanja, konfirmohet një rast i ri me hantavirus

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom