• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë, Sokol Hoxha

20:13 : 24/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Kjo është pamja e sotme pas 30 vitesh në arrati, e vrasësit të trefishtë Sokol Hoxha, i cili po përballet me një proces ekstradimi në SHBA si kërkuar nga Shqipëria dhe Belgjika për tre vrasje.

Kjo foto e siguruar ekskluzivisht nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, tregon Sokol Hoxhën, 51 vjeç, pak momente pas ndalimit prej US Marshall, më 5 maj në shtetin e Ohio-s.

Por si mori fund arratia 30 vjeçare e Sokol Hoxhës?

Top Channel, nga një burim pranë operacionit të koduar “Globe”, tregoi se dy vite më parë Interpol Tirana u vu në lëvizje pas një informacioni se Sokol Hoxha po vuante një dënim në një burg amerikan për vepra penale të kryera atje.

Lexo edhe:

EMRI/ Vrau dy vëllezër në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet pas 30 vitesh shqiptari në SHBA

‘Fantazma’ e krimit të ’97, arratia 29 vjecare e të dënuarit me vdekje për ekzekutimin e një 9-vjeçari

Në kushtet kur policia shqiptare dhe ajo belge kishin vetëm këtë foto për Sokol Hoxhën dhe jo shenja gishtas identifikimi ishte tejet i vështirë.

Në këtë operacion hynë në lojë britanikët të cilat kishin të dhënat për Sokol Hoxhën pasi ai kishte kërkuar azil në Angli dhe marrë pasaportë britanike siç edhe raportoi “Daily Telegraph” in Londrës.

Kur ka ndodhur identifikimi pozitiv është pritur dita mbarimit të dënimit dhe në momentin kur Sokol Hoxha po linte burgun e Ohios dhe mendonte se kishte fituar lirinë u përballë me një surprizë.

US Marshals i komunikuan arrestimin si person i kërkuar nga Shqipëria dhe Belgjika.

Sokol Hoxha prej tre dekadash ishte shqiptari më i kërkuar në të gjithë botën prej Interpol Tiranës pasi në 1997 në Patos ekzekutoi dy vëllezër dhe ishte dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasje në bashkëpunim në vitin 2000.

Në të njëjtin vit ai në Belgjikë ekzekutoi një të re shqiptare 19 vjeçare të cilën e kishte shfrytëzuar për prostitucion, krim për të cilin drejtësia belge tre vite më vonë e dënoi me burg përjetë.

E ndërsa Shqipëria përmes Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Drejtësisë  dhe Belgjika, vihen në garë se kush do ta marrë Sokol Hoxhën duket se rrethanat juridike janë në favor të Belgjikës.

Nëse do ti referohemi Kodit të Procedurës Penale dënimi i dhënë me 25 vite burg për Sokol Hoxhën nga gjykata e Fierit në vitin 2000, por i pa ekzekutuar asnjëherë,  tashmë është e parashkruar.

Teksa Sokol Hoxha po përballet  në një gjykatë amerikane me procesin e ekstradimit ai fillimisht,  pritet të akuzohet për hyrje të paligjshme në SHBA përmes një pasaporte të marrë përmes mashtrimit me gjeneralitete të rreme.

Top Channel mëson se hetimet për këtë çështje janë duke u zhvilluar prej një prokurori në Distriktin Jugor në Ohio-s.

Etiketa: arratiSokol Hoxhavrasësi i trefishtë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Vrau dy vëllezër në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet pas 30 vitesh shqiptari në SHBA

10:18 : 13/05/2026
AKTUALITET

‘Fantazma’ e krimit të ’97, arratia 29 vjecare e të dënuarit me vdekje për ekzekutimin e një 9-vjeçari

22:11 : 22/02/2026
AKTUALITET

Arratisja e Ndocit risjell në vëmendje numrin e lartë të bosëve të krimit në arrati

09:37 : 16/01/2026
AKTUALITET

Pas disa ditësh në arrati, kapet 35-vjeçari shqiptar në Romë. U fsheh në shtëpinë e partneres

12:33 : 03/10/2025
AKTUALITET

Në kërkim për rrëmbim në Vlorë, kapet në portin e Barit shqiptari. Po arratisej i fshehur në kamion

15:36 : 11/09/2025
AKTUALITET

Vrasësi rumun i Renato Hoxhajt u prezantua si kapiten anijesh, u arratis pas 6 orësh drejt Greqisë

19:35 : 04/08/2025
Para

Kriza e qirave në Shqipëri, BSH: Mungojnë apartamentet afatgjata

TË GJITHA

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş