• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arratisja e Ndocit risjell në vëmendje numrin e lartë të bosëve të krimit në arrati

Altin Ndoci, personi i akuzuar si vrasës me pagesë, për të cilin prokurorët thonë se kanë prova për dy vrasje me katër viktima dhe një mori krimesh të tjera, i është shtuar listës së gjatë të personave në kërkim. Krahas Ndocit, një numër i lartë të akuzuarish si bosë të krimit vijojnë të jenë në arrati, vite pasi janë shpallur në kërkim.

09:37 : 16/01/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Altin Ndoci, 38 vjeç, i arrestuar fillimisht në vitin 2020, mbi të cilin rëndojnë tetë akuza, u arratis nga Spitali i Durrësit të martën më 13 janar, në një skenë të denjë për filma, ku dukshëm organizimi ishte i lartë me një automjet që e priste dhe, siç duken punët, me polici të paaftë për të ndjekur gjurmët e ofruara nga kamerat e panumërta që gjenden kudo nëpër Shqipëri, për të zbuluar vendndodhjen e tij.

Ndoci akuzohet se ishte “gjuajtësi” më 29 dhjetor 2018, kur një atentat i organizuar nga grupi kriminal i vëllezërve Çopja në Elbasan arriti të vrasë Endrit Alibejn, Arben Dylgjerin dhe shtetasit turk Erdal Duranay në një atentat në Bradashesh. Ai akuzohet të kishte të njëjtin rol më 1 korrik 2019, kur në fshatin Broshkë u vra Klevin Baho dhe u plagos Aldo Baho. Më 16 janar 2020, ai akuzohet se qëlloi për të vrarë Kei Pikun në Elbasan, por ky i fundit arriti të shpëtojë i plagosur. Ai bashkëpunoi me anëtarë të tjerë të grupit në organizimin e dy atentateve të tjera ndaj rivalëve në periudhën nëntor 2019-janar 2020, ndërsa më herët kishte qenë pjesë e grupit që vodhi furgonin e transportimit të parave në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Arsyeja se pse dimë kaq shumë gjëra për Ndocin dhe bandën në fjalë lidhet me faktin që autoritetet franceze kanë sekuestruar serverin e komunikimeve të enkriptuara të kompanisë Sky ECC, ku shumë personazhe të botës së krimit kanë komunikuar me supozimin se ishin të mbrojtur nga përgjimi.

Përdorimi me efikasitet nga Prokuroria e Posaçme e provave të siguruara nga autoritetet franceze ka sjellë zbulimin e një numri të lartë krimesh të rënda, nga vrasjet te trafiku i drogës apo korruptimi i strukturave të tëra të shtetit, si dhe goditje të shumta ndaj grupeve të ndryshme kriminale.

Lexo edhe:

Fasada e Integrimit/ Antonio Costas ‘shuplakë’ Ramës: Luftoni korrupsionin!

E rëndë në Francë, 16-vjeçari vret vëllanë dhe plagos rëndë nënën

Por ndërsa prokurorët kanë ngritur akuza në gjykatë dhe gjykata ka firmosur urdhërarreste, shumë prej personazheve të dosjeve të Sky ECC mbeten të lirë, të pakapshëm  nga drejtësia shqiptare, dhe, siç duken punët, të aftë për të vijuar operacionet e tyre komplekse.

Hajdar Bako alias Hajdar Çopja, konsiderohet si një nga dy krerët e bandës Çopja, nga të cilat, gjashtë janë për porositje vrasjesh. Ai është në arrrati nga drejtësia dhe vendndodhja e tij nuk dihet.

Talo Çela, 54 vjeç, organizatori kryesor i vrasjeve të kryera për llogari të vëllezërve Çopja, njeriu që kryente si ekzekutimin ashtu edhe koordinimin mes grupit luftarak që u përfshi në konfliktin e përgjakshëm me bandën rivale të vëllezërve Alibej, ku në një hark kohor prej 3 vitesh, një dyzinë me njerëz nga të dyja palët u vranë. Ai është në arrati ndërsa të dhëna indirekte sugjerojnë se një rrjet i gjerë apartamentesh të blera nga banda duke përdorur emra të rremë, duket se shërbejnë si baza të sigurta për të.

Suel Çela, 37 vjeç, drejtues i një bande tjetër të dyshuar kriminale me bazë në Elbasan, është gjithashtu në arrati, pasi u shpall në kërkim për vrasje fillimisht në vitin 2020. Ai përballet me nëntë akuza, përfshirë vrasje të mbetur në tentativë dhe dy episode të trafikut ndërkombëtar të drogës me sasi totale 1376 kilogramë, me vlerë tregtare 110 milionë euro. Grupi Çela njihet gjithashtu për kontrollin e territorit në qytetin e Elbasanit përmes një rrjeti kamerash dhe monitorim të rregullt të kamerave të vendosura në pika të ndryshme, supozohet për t’u mbrojtur nga rivalët dhe për t’i paraprirë veprimeve të mundshme të policisë.

Pak më në veri, Altin Hajri, i kërkuar gjithashtu për vrasje, është në arrati që nga viti 2020. Ai akuzohet gjithashtu se ka korruptuar ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja duke i siguruar atij vota. Në shkëmbim, Çyrbja i ka transferuar atij informacion sekret policor, gjë që duket se ka ndihmuar që Hajri të mbetet i paarrestuar.

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka me gjasa është figura më e lartë e qarqeve kriminale shqiptare në arrati nga drejtësia. Ndoka, 51 vjeç, akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ai u shpall në kërkim në korrik 2024, si pjesë dosjes voluminoze me shtatë banda.

Durim Bami, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, është ndaluar në Dubai, por mbetet e paqartë nëse do të mund të ekstradohet për në Shqipëri.

Ibrahim Lici, i dyshuar për vrasje, është në kërkim që nga viti 2019. Ai njihet si drejtues i një grupi kriminal të madh në Shkodër.

Numri i lartë i bosëve të krimit nuk duket se ka nxitur sadopak Policinë e Shtetit të ndërmarrë veprime për arrestimin e tyre, siç mund të jetë, shpallja e shpërblimit për personat që raportojnë vendndodhjen e tyre. Seksioni përkatës në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit për personat në kërkim duket se aktualisht është jashtë funksioni. [Link]

Për Talo Çelën ekziston njoftimi i vitit 2020 për shpërblim në masën 10 mijë euro, njoftim që deri më sot nuk ka sjellë rezultat. Për Arben Ndokën nuk ka njoftim dhe po kështu as për Suel Çelën. Nga kërkimi në këtë faqe nuk rezulton të jetë shpallur shpërblim as për Altin Hajrin./ BIRN

Etiketa: Altin Ndociarratikrim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fasada e Integrimit/ Antonio Costas ‘shuplakë’ Ramës: Luftoni korrupsionin!

12:53 : 02/06/2026
BOTA

E rëndë në Francë, 16-vjeçari vret vëllanë dhe plagos rëndë nënën

11:01 : 26/05/2026
AKTUALITET

Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë, Sokol Hoxha

20:13 : 24/05/2026
AKTUALITET

Kush e kontrollon sot Sarandën? Krimi, pronat dhe hijet mbi policinë

21:19 : 17/05/2026
AKTUALITET

SPAK-u ndërkombëtar dhe SPAK-u shqip

17:44 : 14/05/2026
AKTUALITET

Kriminaliteti në 2025/ Mbizotërojnë krimet kundër rendit e sigurisë dhe vjedhja e pasurisë

14:05 : 06/05/2026
Para

U zhduk më 22 tetor, 35-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Trento/ Detajet

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom