• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi/ Prokurorja e Sarandës nën dyshim për fshehje pasurie dhe përfitim prone me letra false

21:27 : 19/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Denoncimi i i trajtuar në emisionin “Stop” këtë të martë, më 19 maj, lidhet me një problematikë në Ksamil, ku janë ngritur dyshime se familja Memko, ku bën pjesë edhe prokurorja e Sarandës Hava Memko, ka përfituar në mënyrë të paligjshme 21 hektarë tokë pyll dhe kullotë pranë bregdetit.

“Kjo është një nga çështjet më të nxehta në Shqipëri, jo në jug të Shqipërisë sepse kullota Ksamil, pylli Ksamil është një sipërfaqe shumë e madhe dhe e lakmuar nga vendas dhe të huaj. Ato 21 hektarë të kthyer, sot kërkohen në treg 80 milionë euro. Mua më ka ardhur nga arkiva e shtetit me vulë blu, dokumneti kryesor i kohës së Mbretit Zog 1926, ku ka të gjithë pronarët një për një…familja Memko nuk përfshihet, nuk është në këtë bashkëpronësi…. Kemi vazhdimësi 1926-1945, ku kjo familje nuk është pjesë.”

Sipas denoncuesit, prona është përfituar përmes një vendimi të vitit 2001 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, dega rajonale Vlorë.

Mbi këtë vendim rëndojnë dyshime për falsifikim të dokumenteve të trashëgimisë, të vulës institucionale dhe të firmave të anëtarëve të komisionit.

Një akt-ekspertim i realizuar nga eksperti i pavarur Vladimir Konomi ka konstatuar se firmat e anëtarëve të komisionit janë hedhur nga i njëjti person, duke ngritur dyshime serioze mbi vlefshmërinë ligjore të vendimit.

Lexo edhe:

Dyshimet për fshehje pasurie/ Si kryebashkiaku i Divjakës shiti për 200 mijë lekë kompaninë me vlerë mln €

SPAK i shton një tjetër akuzë Jorgo Goros, dyshohet për fshehje pasurie

Ndërkohë, sipas formularëve të vetëdeklarimit të pasurisë, rezulton se prokurorja Hava Memko nuk e ka deklaruar këtë pronë, ndonëse ligji e detyron një gjë të tillë.

Ish-prokurorët Ervin Karanxha dhe Gentjan Ternova shpjegojnë se mosdeklarimi i pasurisë përbën shkelje ligjore. Për këtë çështje ka reaguar edhe Këshilli i Ministrave, i cili ka hapur proces gjyqësor në Gjykatën e Sarandës, duke kërkuar pavlefshmërinë absolute të vendimit të vitit 2001, përmes të cilit janë përfituar 21 hektarët në Ksamil.

Biseda e “Stop” me avokatin Taulant Erindi:

Gazetari: Si je? Taulanti? Genci Angjellari nga TV Klan, emisioni”Stop”! Doja t’ju pyesja, në lidhje me një rast, që ju po përfaqësoni shtetin në një proces, në lidhje me familjen Memko dhe një sërë familjesh të tjera, që kanë përfituar një pronë në Ksamil dhe Këshilli i Ministrave e ka hedhur në gjyq këtë. Ju jeni avokati, që po e ndiqni këtë gjyq në Sarandë?

Taulant Erindi, Avokatura e Shtetit: Po, është e vërtetë.

Gazetari: A mund të na thuash disa detaje, në cfarë faze është procesi? Më intereson familja Memko…

Taulant Erindi, Avokatura e Shtetit: Në fakt, Avokatura e Shtetit, përfaqëson një proces të tillë kundër trashëgimtarëve Memko, Agim Memko, ku kërkon shfuqëzimin e një vendimi të komisionit, të cilin ne vlerësojmë, që është marrë në kundështim me ligjin. Aktualisht jemi në seancë gjyqsore, në pritje të aktit të ekspertimit, i cili do të përcaktojë n.q.s shteti do të legjitimohet, për të ngritur këtë padi, ose jo.

Gazetari: Po pse dyshon shteti, në lidhje me këtë Vendim të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, të vitit 2001, mos gaboj?

Taulant Erindi, Avokatura e Shtetit: Është i vitit 2001 është dhe një i mëvonshëm. Janë dy vendime komisioni…

Gazetari: Për falsitet, apo cfarë kanë këto vendime, n.q.s mund të na japësh detaje?

Taulant Erindi, Avokatura e Shtetit: Për pavlershmëri absolute është objekti dhe detyrimin pronar të Shtetit Shqiptar, sipas dokumentacionit arkivor, që disponon Avokatura e Shtetit, vlerësojmë, që trashëgimtarët Memko, nuk janë pronarë në zonën e Ksamilit…

Gazetari: Janë 21 hektarë, pra goxha pronë?

Taulant Erindi, Avokatura e Shtetit: Po, janë rreth 21 hektarë…

/Emisioni STOP

Etiketa: fshehje pasuriehava memkoperfitim prone

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dyshimet për fshehje pasurie/ Si kryebashkiaku i Divjakës shiti për 200 mijë lekë kompaninë me vlerë mln €

22:14 : 08/04/2026
AKTUALITET

SPAK i shton një tjetër akuzë Jorgo Goros, dyshohet për fshehje pasurie

16:38 : 10/09/2024
AKTUALITET

Detajet e hetimit/ Alda Klosi përdori kushëririn për fshehjen e pasurisë

11:31 : 16/04/2024
AKTUALITET

Gjyqtari Artan Hajredinaj përballet me probleme për pasurinë dhe profesionalizmin

11:28 : 13/03/2024
AKTUALITET

Akuza për fshehje pasurie, Prokuroria e Durrësit dërgon në gjyq ish-prokurorin Petrit Fusha

14:17 : 11/12/2023
RAJONI

Çfarë fshihet pas djegies së makinës së zv.kryeministrit shqiptar në Maqedoni?

19:04 : 24/07/2023
Para

Njëri i quajti idiot, tjetri i mbrojti/ Hoxha mund të largojë Meidanin nga RMV

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom