• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A mund të shfrytëzohet hidrogjeni i Bulqizës? Zbulohen rreziqet e mëdha për minierën e kromit…

21:38 : 13/05/2026
në AKTUALITET

Nëse analizojmë përfitimet nga depozitat e hidrogjenit në Bulqizë, në të njëjtën kohë, duhet parë edhe dimensioni i rrezikut. Hidrogjeni është një gaz shumë i ndezshëm.

Në kushtet e një miniere, ku ventilimi dhe kontrolli janë vendimtarë, çdo grumbullim i pakontrolluar mund të jetë fatal. Prandaj, çdo diskutim për shfrytëzim nuk mund të bëhet jashtë kontekstit të sigurisë.

Studimi: Ne kryem një fushatë eksplorimi në minierën e thellë nëntokësore të kromit të Bulqizës në Shqipëri, ku prania e gazit të ndezshëm u raportua për herë të parë në vitin 1992 në një thellësi prej 620 m. Pas zbulimit të gazit, ndodhën shpërthime të mëdha në vitet 2011, 2017 dhe 2023. Miniera e kromit të Bulqizës është një nga vendet më të mëdha të nxjerrjes së kromit në botë, me një nxjerrje totale prej mbi 20 milionë tonësh xeheror të cilësisë së lartë.

Gjetjet e deritanishme në Bulqizë sfidojnë një bindje të vjetër të industrisë së energjisë, e cila i ka anashkaluar këto zona si të papërshtatshme për shfrytëzim.

“Kjo gjëja që flasim ne, pra hidrogjeni, është një gjë e re e cila nuk shfrytëzohet në asnjë vend të botës. Ka shenja në vende të tjera, në miniera të tjera ku ka krom, kromite në masive ofiolitike. Janë evidentuar edhe më parë, shumë vite më parë, shfaqje të hidrogjenit dhe metanit. E veçanta e Bulqizës është që sasia që është gjetur në Bulqizë është më e madhja deri sot krahasuar me të gjitha vendet e tjera ku është gjetur hidrogjeni dhe metani në botë”, u shpreh Bardhyl Muceku, profesor i Universitetit Politeknik të Tiranës.

Megjithatë, vetë autorët e studimit mbeten të kujdesshëm. Ata theksojnë nevojën për një kuptim më të thellë të faktorëve gjeologjikë që kontrollojnë krijimin, akumulimin dhe lëvizjen e hidrogjenit. Pa këtë njohuri, çdo përpjekje për ta kthyer këtë fenomen në industri mbetet e pasigurt.

Lexo edhe:

Shiu i rrëmbyer përfshin Bulqizën, probleme në qarkullim

Minatorët e Bulqizës bojkotojnë punën, kërkojnë zgjidhje për kontratat dhe pagat

“Bëhet fjalë për një depozitë. 200 ton hidrogjen çlirohen në vit në minierë, pra nëse llogarisim fluksin e daljes, në vlerë monetare mund të shkojë 1 mln, 1 mln e gjysmë euro, varet nga tregu sa është çmimi i hidrogjenit, sepse edhe çmimi i tij varion nga mënyra se si prodhohet”, u shpreh Muceku.

“Për këtë arsye kërkohet hidrogjeni natyror apo quhet ndryshe hidrogjeni i bardhë, sepse kur ai digjet, kur çliron energji, nuk çliron dioksid karboni, por çliron vetëm avull uji, edhe hyn tek energjia e pastër, shumë e pastër. Nuk mendoj se do ta zëvendësojë hidrokarburet apo metanin në të ardhmen, por është në kuadrin e diversifikimit të energjisë”, thotë profesori.

Përballë një zbulimi të tillë, lind pyetja: a është Shqipëria e përgatitur ta kuptojë dhe ta menaxhojë këtë potencial? A do të vazhdojë hidrogjeni të dalë si një rrezik i padukshëm në galeritë e minierës apo do të trajtohet si një pasuri që kërkon strategji, investim dhe kontroll? Të dhënat aktuale janë inkurajuese dhe tregojnë një sistem aktiv, por nuk janë ende përfundimtare për të provuar pa ekuivok ekzistencën e një rezervuari të mirëfilltë dhe të shfrytëzueshëm.

“98% e hidrogjenit në botë prodhohet në mënyrë industriale, sepse ka nevojë për hidrogjen industria, por këtu nuk kemi përfitim sepse harxhojmë energji për ta përfituar, ndërkohë që ne duhet ta përdorim atë për të na dhënë energji”, thotë profesori Bardhyl Muceku.

“Ne po kryejmë analiza dhe po bëjmë një lloj ekspertize me specialistë të njohur në botë në këtë fushë dhe për të cilat ne nuk është se kemi kryer ndonjë investim të veçantë, thjesht bashkëpunimi që ka pasur me departamentin tonë”, përfundoi profesori Bardhyl Muceku./ Inside Story

Etiketa: Bulqizehidrogjenminiera e kromit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shiu i rrëmbyer përfshin Bulqizën, probleme në qarkullim

16:51 : 08/06/2026
AKTUALITET

Minatorët e Bulqizës bojkotojnë punën, kërkojnë zgjidhje për kontratat dhe pagat

14:33 : 03/06/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Bulqizë, dy të plagosur

19:21 : 01/06/2026
AKTUALITET

Milionat e Bashkisë së Bulqizës rrjedhin drejt tenderit korruptiv të ujësjellësit

08:10 : 25/05/2026
AKTUALITET

Jo vetëm krom, studimi zbulon pasurinë e panjohur në thellësitë e galerive të Bulqizës

21:26 : 13/05/2026
AKTUALITET

Shkatërrohet gjatë natës shkolla në Bulqizë, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

11:42 : 11/05/2026
Para

Skandal në kadastër: Prona me certifikatë 10 vjet, që s’regjistrohet për trashëgimtarët

TË GJITHA

Horoskopi, 24 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 23/06/2026

Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit

22:59 : 23/06/2026

FIFA ndryshon procedurën e gjuajtjeve të penalltive

22:54 : 23/06/2026

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026

Europa përvëlohet nga i nxehti/ Qytetet hapin “strehat e ftohta” dhe masa emergjente

22:44 : 23/06/2026

Aktivisti: Edi Ramën e urrejnë socialistët edhe patronazhistët

22:34 : 23/06/2026

Bisedat në ‘Sky’ të vëllezërve Aliu: Me marketet më humbe 3 mln €, futju ndërtimit..

22:31 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş