• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A do të ketë zgjidhje Hormuzi?

12:58 : 02/05/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, OP-ED

Nga Ilir Kalemaj

Lajmet nga Hormuzi nuk janë aspak optimiste. Pavarësisht propozimeve dhe kundër-propozimeve amerikane dhe iraniane përmes Islamabadit.

Bllokada e dyfishtë ka vijuar të sjellë rritje të çmimeve të naftës dhe nënprodukteve të saj në tregjet globale, por njëkohësisht edhe për gazin, plehrat kimikë që ndikojnë të çmimet e ushqimeve, plastikës etj. Qorrsokaku i deritanishëm duket se ka pak gjasa në periudhë afatshkurtër të gjejë një zgjidhje afatgjatë pavarësisht se një e tillë është trumbetuar nga optimistët qysh në nisje të tij, rreth dy muaj më parë. Fatih Birol, shefi ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë e ka quajtur kërcënimin energjetik më të madh të historisë, të barabartë me të gjitha krizat e tjera të marra së bashku në atë rajon dhe ky nuk është aspak ekzagjerim.

Zhvillimet janë gati të përditshme dhe të shumëanshme duke mos lënë askënd indiferent. Për shembull Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë daljen nga data 1 maj nga OPEK-u që i ishin bashkangjitur qysh në vitin e largët 1967 si dhe OPEK+ që përfshin edhe Rusinë, në një lëvizje që zemëroi fqinjët dhe vençarisht Arabinë Saudite, por u përgëzua publikisht nga presidenti Tramp i cili prej kohësh ka kritikuar politikën “kartel” të fiksimit të kuotave dhe për rrjedhojë edhe të cmimeve nga kjo organizatë, duke shpresuar se kjo lëvizje do të sillte stabilitet dhe pse jo ulje të çmimeve. Naftësjellësi i tyre Habshan-Fujairah rreth 370 km i gjatë cili anashkalon Ngushticën e Hormuzit, i sjell jo vetëm fleksibilitet strategjik vendit që ndoshta ka pësuar më shumë se kushdo nga goditjet asimetrike të Iranit, veçanërisht mbi epiqendrën financiare të Dubait por synojnë të furnizojnë përmes kësaj linje rreth 2 milion fuçi në ditë për të stabilizuar tregjet globale ku rreth 100 milionë fuçi qarkullojnë duke e kthyer krizën në mundësi. Ndarja ndër vendet e Gjirit shkon ka dhe nuanca të tjera ku Katari është pozicionuar më afër A. Saudite ndërsa Omani është më afër pozicionit të Teheranit për shkak të kostove dhe përfitimeve nga konflikti i deritanishëm.

Rusia e cila është duke përfituar jo pak nga rritja e çmimeve të naftës dhe gazit në tregjet ndërkombëtare, ritheksoi përkushtimin e saj ndaj OPEK+ dhe natyrisht ka pritshmëri që ky konflikt të zgjasë sa më gjatë. Për një vend në luftë ku rreth 35 përqind e PBB-së shkon për makinerinë e luftës ndaj Ukrainës, rritja e çmimeve të naftës dhe gazit, është garanci mbijetese sidomos me shtimin e sanksioneve. Kina nga ana tjetër, është e shqetësuar, sikundër dhe Japonia dhe vende të tjera në Azi dhe jo më kot ky konflikt është quajtur si konflikt aziatik për shkak se këto vende marrin thuajse krejt furnizimin e tyre nga kjo ngushticë pavarësisht rezervave që kanë akumuluar falë politikave largpamëse në të kaluarën.

Lexo edhe:

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Vijat e kuqe palët kryesore të përfshira në konflikt pra SHBA dhe Irani i kanë bërë të ditura publikisht në mënyrë të përsëritur. Por ndërsa për Uashingtonin fillimisht duhet një ndalesë e menjëhershme e pasurimit të uraniumit mbi nivelet civile, mundësisht çmontimin e tyre dhe transferimin në një vend të tretë, si dhe frenimin e sulmeve nga grupet pro-iraniane në rajon, duke dëshiruar në fakt çmontimin e tyre duke filluar nga Hezbollahu në Liban, si dhe natyrisht hapjen pa kushte të Hormuzit dhe këto duhen bërë njëkohësisht dhe pa humbur kohë, Teherani ka një optikë të ndryshme. Së pari kërkon përfshirjen e armëpushimit afatgjatë në Libanin e Jugut si pjesë e marrëveshjes, pra garanci për mosprekjen e Hezbollahëve, kërkon gjithashtu ruajtjen e programit civil të pasurimit të uraniumit duke propozuar rikthimin e kontrolleve ndërkombëtare për të garantuar që nuk do synojë prodhimin e bombës bërthamore së shpejti dhe për fund zgjidhjen për Hormuzin ku këmbëngul për vendosjen e një tarife të majmë permanente (2 milionë dollarë të ndara me Omanin) për të mbuluar dhe rindërtimin e vendit pas lufte. Për Iranin gjithashtu është i rëndësishëm një lehtësim i sanksioneve humanitare dhe mjekësore, si dhe zhbllokimi i fondeve të ngrira në bankat perëndimore që shkojnë në rreth 100 miliardë dollarë.

Natyrisht që SHBA-të kanë shpenzuar deri tani rreth 25 miliardë dollarë në shpenzime ushtarake të drejtpërdrejta, cka ka nxitur dhe një debat jo të vogël në kongres, Irani ballafaqohet me humbje rreth 500 milionë dollarë në ditë, me vështirësi në mbajtjen e aparatit të sigurisë në rast shterrimi të rezervave financiare, me një elitë të përçarë në kursin e ballafaqimit të mëtejshëm me amerikanët, me një lider të lënduar dhe në dukje të pafuqishëm përballë grupeve që luftojnë për pushtet, me një shoqëri në zgrip që edhe përpara këtij konflikti kishin filluar protesta të rëndësishme ku u përballën dhe dhunë dhe represion të fortë shtetëror. Ndërkohë që zgjatja edhe me disa javë të tjera e bllokadës që i kanë vendosur amerikanët mund të çojë në kolaps industrinë e tyre të naftës.

Në këto kushte, mirë do të ishte krijimi i një kanali të drejtpërdrejtë dhe sekret ushtarak-ushtarak për të shmangur llogaritjet e gabuara në Gjirin Persik. Duhet mësuar në fakt edhe nga konflikte të ngjashme në të kaluarën dhe se si të kapërcehen gabimet taktike që mund të çojnë në pasoja strategjike të konsiderueshme. Duhet të kalohet nga “diplomacia e megafonit” te bisedat teknike ku palët mund të flasin pa frikën e presionit të brendshëm politik. Në diplomaci, prestigji është po aq i rëndësishëm sa fuqia. Për Uashingtonin është e rëndësishme që t’i jepet mundësia ta paraqesë marrëveshjen si “parandalim të armës bërthamore”. Teherani nga ana tjetër kërkon mundësinë ta paraqesë si “fitore kundër imperializmit” përmes njohjes së sovranitetit të tyre ekonomik. Nuk mund të kërkohet që dy armiq 40-vjeçarë të bëhen miq brenda natës. Synimi nuk është miqësia, por parashikueshmëria. Një marrëdhënie e ftohtë, por e qëndrueshme, është shumë më e mirë se një luftë e nxehtë dhe kaotike.

Gjithashtu e parë në një këndvështrim më global, ekonomik dhe financiar, duhet të krijohen kushte për zgjidhje afatgjata. Është fakt që tregjet e urrejnë pasigurinë. Tensioni në Ngushticën e Hormuzit shton një ‘taksë’ të padukshme mbi çdo fuçi nafte dhe çdo kontejner që kalon aty përmes primeve të larta të sigurimeve detare. Do të ishte një ide guximtare por nga krizat lindin oportunitetet dhe kësisoj i tillë do të ishte krijimi i një Zone të Tregtisë së Lirë Detare të garantuar ndërkombëtarisht. Nëse garantohet lëvizja e lirë të mallrave pa ndërhyrje ushtarake, ulen kostot e transportit global me 10-15% brenda natës. Ky është një stimulus ekonomik global pa kosto fiskale. Ndërkohë Irani zotëron rezervat e dyta më të mëdha të gazit në botë. Në një botë që kërkon të diversifikohet nga burimet ruse, mbajtja e Iranit jashtë tregut është një anomali ekonomike. Investimi në infrastrukturën e LNG (Gazit të Lëngshëm) dhe tubacioneve drejt Evropës dhe Azisë. Integrimi i Iranit në rrjetin energjetik global e bën luftën shumë të kushtueshme për të dyja palët. Kur ke miliarda dollarë investime të përbashkëta në tubacione, “butoni i kuq” bëhet i papërdorshëm sepse do të shkatërronte portofolin tënd. Pas dekadave të sanksioneve dhe luftës së fundit, Irani ka nevojë për kapitale masive për infrastrukturë, ndërsa SHBA-ja ka nevojë për një mënyrë për të dalë nga miliarda dollarë shpenzime ushtarake. Një Fond Sovran Ndërkombëtar për Iranin, i financuar nga shitjet e naftës së bllokuar dhe investimet e huaja direkte (FDI). Nëse popullata e re iraniane (shumë e arsimuar dhe e aftë teknologjikisht) lidhet me tregjet globale përmes teknologjisë dhe sipërmarrjes, kostoja e mundësisë (opportunity cost) për të bërë luftë rritet aq shumë, saqë konflikti bëhet i paarsyeshëm ekonomikisht.

Problemi i madh është financimi i aktiviteteve destabilizuese. Rintegrimi i Iranit në sistemin SËIFT, por me kushte strikte të transparencës financiare (FATF). Duke e futur Iranin në sistemin bankar formal, ne zëvendësojmë “ekonominë e zezë” me standarde të llogaridhënies. Kapitali kërkon sundim ligji. Kur Irani të bëhet një destinacion për fondet e pensioneve globale, siguria e tij bëhet interes global. Nga pikëpamja e një investitori, Irani është “tregu i fundit i madh i pashfrytëzuar” në botë. Ka burime natyrore, pozitë gjeografike kyçe dhe një popullsi të talentuar. Konflikti aktual është një pasuri e ngrirë (frozen asset). Ka një aksiomë ekonomike që thotë “nëse mallrat nuk kalojnë kufijtë, do t’i kalojnë ushtritë.” Ndaj paqja e negociuar e përforcuar nga prerogativa tregtarë dhe që merr në konsideratë logjikën ekonomike është gjithnjë një zgjidhje e preferuar ndaj alternativave.

Etiketa: donald trumpIranlufteNgushtica e HormuzitSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
AKTUALITET

Regjistrimet e makinave bien edhe në maj, lufta frenon importet nga Koreja e Jugut dhe Kina

10:29 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
Para

Trump kërcënon me tërheqje trupash dhe nga Spanja e Italia

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom