• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal në fasonerinë ‘SC Invest’ në Durrës, dhjetëra punonjësve u mbahen pagat

10:40 : 25/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Biznesi fason është një nga bizneset më fitimprurëse në Shqipëri, ku gjeneron miliona euro të ardhura në vit, por problemi që mbulon këtë sektor mbetet i njëjtë, pavarësisht viteve që ikin: kushtet e punës për punonjësit dhe pagat.

Këto të fundit, në rastin më të “mirë”, jepen me vonesë, ndërsa në rastin më të keq nuk jepen fare, siç është rasti që po trajtojmë këtë të premte.

Jemi në Durrës, aty ku dhjetëra punonjës të fasonerisë “SC Invest”, pjesë e grupit italian “Denim Factory”, kanë pagën e muajit janar ende pa marrë, ndërsa shuma të konsiderueshme u janë mbajtur edhe nga muajt e tjerë që kanë kaluar.

Sipas tyre, pronari shqiptar, Blerim Hajdinolli, nuk u përgjigjet më, pasi ka marrë lekët nga biznesi italian, që duhet të kishin shkuar për pagat e tyre, por në fakt, sipas tyre, nuk dihet se ku kanë shkuar.

Ndërsa siguracionet, ashtu siç ndodh rëndomtë në Shqipëri, nuk u janë paguar, duke e kthyer këtë detyrim ligjor si një të drejtë ekskluzive të pronarëve, që kur duan i paguajnë e kur nuk duan nuk i paguajnë, duke shkelur me të dyja këmbët ligjin.

Lexo edhe:

Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen prej 7 orësh rreth 100 pasagjerë e drejtues kamionësh

Tjetërsimi i pronave në Durrës/ Gjykata konfirmon masat e sigurisë për të dyshuarit, 4 persona ende në kërkim

Të rraskapitura nga puna sfilitëse dhe me një zhgënjim që u duket në sy, ato kërkojnë ndihmë. Pasi, siç shprehen vetë, institucionet shtetërore nuk u kanë ofruar asnjë zgjidhje. Sipas tyre, Inspektoriati i Punës, Durrës, nuk u ka ofruar asnjë zgjidhje konkrete, përveçse ka vënë në dukje shkeljet e bëra nga zoti Hajdinolli.

Gjatë rrëfimeve të tyre, ato tregojnë vështirësitë e punës, orët e gjata dhe shtesë që kanë punuar në sektorë të ndryshëm, ndërsa disa prej tyre kanë edhe shenja të djegurash në duar, të shkaktuara nga hekuri gjatë procesit të hekurosjes.

Pasi dëgjuam rrëfimet e punonjësve, u nisëm drejt Sukthit, aty ku banon edhe zoti Blerim Hajdinolli, të cilin patëm edhe fatin ta takonim dhe të merrnim një përgjigje prej tij. Në përballjen me zonjat, ish-punonjëset e tij, zoti Hajdinolli e pranon se i ka marrë 18 mijë euro nga pronari italian, por që, sipas tij, ia paska bllokuar banka për shkak se ishte debitor.

Po ku është faji i zonjave në këtë mes?

Në fakt, ato nuk kanë asnjë faj, prandaj edhe kërkojnë me ngulm të drejtën e tyre. Pas një bisede disa minutëshe, Hajdinolli zotohet që brenda dymbëdhjetë ditësh të bëjë pagesën që u detyrohet zonjave. / Piranjat

Etiketa: DurresfasoneriSC Invest

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen prej 7 orësh rreth 100 pasagjerë e drejtues kamionësh

15:40 : 13/07/2026
AKTUALITET

Tjetërsimi i pronave në Durrës/ Gjykata konfirmon masat e sigurisë për të dyshuarit, 4 persona ende në kërkim

13:13 : 13/07/2026
AKTUALITET

Zjarri në Durrës, objekti i përfshirë nga flakët në konflikt gjyqësor mes kishës katolike dhe një familjeje

19:21 : 10/07/2026
AKTUALITET

Panik në qendër të Durrësit, flakët përfshijnë një godinë banimi

18:59 : 10/07/2026
AKTUALITET

E rëndë në Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten e tij

09:25 : 10/07/2026
AKTUALITET

Restaurimi 3.8 mln € i Muzeut Arkeologjik të Durrësit pa transformimin digjital të premtuar

20:13 : 09/07/2026
Para

Ndryshime në zinxhirin komandues në burgun e Fushë-Krujës dhe Durrësit (EMRAT)

TË GJITHA

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

15:42 : 14/07/2026

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş