• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga ushqimi i mensës te shpërthimi i drejtorit, çfarë fshihet në shkollën private të Elbasanit

21:35 : 24/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Tre ditë më parë, në redaksinë tonë mbërritën disa pamje shqetësuese të një incidenti nga një institucion arsimor privat në qytetin e Elbasanit. Pamje që në momentin e parë nuk i përkasin një ambienti të edukimit të fëmijëve, por një përplasjeje të pakuptimtë.

Por realiteti është tjetër.

Sepse në video shfaqet drejtori i shkollës Maarif Elbasan Campus, shtetasi turk Fatih Konuksever, i cili jo vetëm u merr ushqimin nxënësve nga duart, por e flak atë jashtë ambienteve të shkollës, duke kaluar madje edhe në kontakt fizik me ta.

Një sjellje që ngre realisht pikëpyetje serioze mbi standardet që duhet të përfaqësojë drejtuesi i një institucioni arsimor.

Pamjet e publikuara në rrjetet tona sociale shkaktuan menjëherë një valë reagimesh. Qindra komente nga qytetarë, prindër apo ish-mësues, të cilët jo vetëm dënuan gjestin, por ngritën edhe një shqetësim tjetër të madh:

Lexo edhe:

No Content Available

A bëhet një testim i saktë dhe i kujdesshëm i drejtuesve të institucioneve arsimore në këtë vend?

Ndërkohë vetëm pak orë pas publikimit të videos, institucioni në fjalë reagoi përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale, duke tentuar të japë versionin e vet të ngjarjes dhe të justifikojë situatën e krijuar.

Por çfarë mund ta shtyjë një drejtor shkolle, një figurë që zakonisht mishëron autoritetin përmes qetësisë dhe komunikimit, të reagojë në mënyrë kaq të ashpër e madje duke humbur kontrollin përballë nxënësve?

A bëhet fjalë këtu thjesht për zbatim rregullash, apo kemi të bëjmë me një problem më të thellë që lidhet me kontrollin e nervave dhe emocioneve të një individi?

Çfarë fshihet realisht pas këtij episodi që për shumëkënd duket i pajustifikueshëm?

Dy ditë pas incidentit, vendosëm të shkojmë pranë shkollës për të parë nga afër situatën dhe për të kuptuar më qartë se çfarë po ndodh realisht brenda atyre mureve.

Që në momentin e parë vihet re një ndryshim i dukshëm krahasuar me informacionin që na ishte dhënë nga vetë nxënësit. Shkolla është nën masa të shtuara sigurie, dhe kjo natyrisht nuk është rastësi, por lidhet drejtpërdrejt me vëmendjen që ka marrë kjo çështje dhe me premtimin tonë për ta ndjekur situatën, që ishte marrë vesh nga drejtuesit e shkollës.

Pavarësisht kësaj, përpiqemi të marrim një reagim nga institucioni, me shpresën se do të kemi një përgjigje konkrete.

Pas disa minutash pritjeje, ajo që marrim është një tekst i printuar i deklaratës që ishte publikuar një ditë më parë në rrjetet sociale. Një përgjigje formale, të cilën në realitet e prisnim, duke parë hermetizmin me të cilin u përballëm që në fillim.

Ndërsa ne jemi ende në pritje të një komunikimi zyrtar, një motorrist sjell ushqim, që mesa duket ishte porositur nga nxënësit e shkollës, duke përsëritur fillimin e skenës së dy ditëve më parë…

Me një ndryshim të vetëm, këtë herë nuk është prezent drejtori që të ndërhyjë për t’i penguar.

Dhe këtu situata kthehet në komike. Një vajzë nga brenda shkollës del për të marrë picat, por pengohet nga roja, i cili ka hallin se ne po filmojmë, dhe ushqimet nuk duhen lejuar.

Pra problemi nuk është ushqimi, por kamera përballë.

Ndërkohë situata komike vazhdon…

Sepse pak çaste më vonë, ndërsa jemi larguar nga sheshi përpara portës hyrëse, e njëjta vajzë del dhe merr ushqimin për ta futur në fshehtësi brenda shkollës.

Mesa duket ushqimi kontrabandë nuk paska qenë shkaku i vërtetë i zemërimit të drejtorit.

Po çfarë halli ka pasur në të vërtetë ky zotëri, të cilit i janë besuar fëmijët e një prej shkollave më të kuotuara në Elbasan?

Sidoqoftë, kur rregullorja e shkollës thotë që nuk lejohen ushqimet, a mundej që drejtori thjesht të kthente mbrapa ushqimin pa pasur nevojë të bënte skena që terrorizuan një shkollë të tërë?

Por ndërsa nxënësit dhe prindërit pretendonin një ndjesë ndaj tyre, mësojnë që ajo çfarë kishte ndodhur nuk ishte ruajtur në asnjë nga serverat e kamerave të sigurisë.

Por le të rikthehemi edhe njëherë te cilësia e ushqimit dhe papastërtitë e gjetura, sepse sipas nxënësve, kjo situatë është raportuar edhe në AKU, inspektorët e të cilës kanë ardhur në ambientet e shkollës.

Edhe pse e kuptuam me vështirësi… ndoshta për shkak të valëve, mësuam që drejtori i AKU nuk ka hasur asnjë problem në shkollën e kontestuar.

Nëse kontrollet janë bërë në një ditë si kjo e sotmja, është e sigurt që nuk do të gjendet asnjë problem në asnjë prej mensave dhe restoranteve të Elbasanit. Sidoqoftë, diçka duhet sqaruar: kontrollet nuk bëhen nga drejtori…

Meqë me AKU e zgjidhëm problemin, le t’i drejtohemi Zyrës Vendore të Arsimit, institucioni mbikëqyrës i sistemit arsimor parauniversitar, që me sa duket e ka vlerësuar në maksimum këtë problematikë.

/Emisioni Piranjat

Etiketa: Fatih KonukseverMaarif Elbasan Campusshkolle privateskadal

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Cërrik

TË GJITHA

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

11:46 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom