• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abuzime me ndihmën ekonomike, përfitues në kundërshtim me ligjin

Kontrollet mbi skemën e ndihmës ekonomike zbuluan se qindra familje kishin përfituar pagesa në kundërshtim me ligjin, ndërsa miliona lekë ishin shpërndarë padrejtësisht. Në disa qarqe problematikat u përqendruan ndjeshëm më shumë se në të tjerat. Përtej shifrave, raporti ofron një pamje të funksionimit të administratës që menaxhon një nga skemat më të ndjeshme sociale në vend.

15:28 : 21/04/2026
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Skema e ndihmës ekonomike, një nga instrumentet kryesore të shtetit për mbështetjen e familjeve në nevojë, po përballet me një paradoks të njohur në administratat publike: sa më shumë zgjerohet nevoja sociale, aq më e madhe bëhet vështirësia për ta administruar drejt.

Kontrollet e kryera gjatë vitit 2025 identifikuan 375 familje që kishin përfituar ndihmë ekonomike në kundërshtim me legjislacionin. Dëmi financiar i llogaritur arrin në mbi 8.2 milionë lekë, ndërsa për 72 raste janë propozuar masa administrative. Kontrollet u zhvilluan në 12 qarqe të vendit dhe përfshinë 219 inspektime gjatë vitit.

Shifrat janë të përqendruara në disa zona më shumë se në të tjera. Shkodra mban peshën më të madhe të rasteve të evidentuara, me 190 familje të konstatuara gabim dhe rreth 4.67 milionë lekë dëm ekonomik. Elbasani renditet me 50 raste, ndërsa Dibra dhe Kukësi me nga 42 raste secili.

Në Kukës u zhvillua edhe numri më i lartë i kontrolleve gjatë vitit. Në qarqet e tjera ritmi i verifikimeve ishte më i ulët. Tirana dhe Lezha rezultojnë pa asnjë rast të konstatuar përfitimi në kundërshtim me ligjin gjatë kontrolleve të raportuara për vitin 2025.

Lexo edhe:

Gratë dominojnë garën për vendet e punës në administratë, mbajnë 62.7% të aplikimeve

Shqipëria, ligje të dobëta dhe administratë të fryrë!

Përtej tabelave kombëtare, raporti përfshin edhe raste konkrete nga terreni. Në Bashkinë Devoll, në njësitë administrative Proger, Miras dhe Hoçisht, u kryen 43 verifikime social-ekonomike. Një pjesë e familjeve të kontrolluara rezultuan me gjendje ekonomike mesatare, ndërsa për raste të tjera u kërkua largimi nga skema për shkak të mospërputhjes me kriteret ligjore. Në disa dosje përshkrimet e gjendjes familjare në sistem rezultonin të paplota.

Në Njësinë Administrative Maqellarë, në Dibër, kontrollet përfshinë 53 verifikime. Për një pjesë të familjeve u evidentua situatë ekonomike mesatare, ndërsa në raste të tjera u kërkua largimi nga skema. Dokumentimi i vizitave në banesë përmendet me mangësi, përfshirë përshkrime të pjesshme ose të papërditësuara.

Lista e problematikave të evidentuara gjatë vitit përfshin mosfirmosje të deklaratave tremujore nga të gjithë anëtarët madhorë të familjes, vonesa në verifikimet social-ekonomike, formularë të paplotësuar saktë, mosdeklarim të ndryshimeve në të ardhura dhe dhënie të kompensimit të energjisë elektrike pa dokumentacionin e kërkuar.

Përtej rasteve të përfitimit të padrejtë, raporti nxjerr në pah edhe vështirësi që lidhen me vetë administrimin e skemës. Në disa qarqe, verifikimet social-ekonomike janë kryer me vonesë ose në mënyrë të pjesshme, ndërsa formularët e aplikimit dhe vizitat në banesë rezultojnë jo gjithmonë të përditësuara sipas gjendjes reale të familjeve.

Në një sistem që mbështetet gjerësisht te puna e administratorëve shoqërorë në nivel vendor, cilësia e dokumentimit dhe saktësia e vlerësimit mbeten vendimtare për mënyrën se si shpërndahen fondet publike. Raporti përfshin edhe raste ku përshkrimet në dosje ishin të paplota, të përgjithshme ose të përsëritura nga verifikime të mëparshme.

Në të njëjtën kohë, dalin në pah dallime të forta mes qarqeve dhe institucioneve. Disa zona kanë zhvilluar volum të lartë kontrollesh dhe kanë evidentuar dhjetëra raste problematike, ndërsa të tjera paraqiten pa asnjë shkelje të konstatuar gjatë vitit.

Raporti përmend edhe vështirësi bashkëpunimi mes bashkive, njësive administrative dhe drejtorive rajonale, si edhe mungesë shërbimesh sociale në disa bashki të vendit. Krahas pagesave mujore, skema mbetet e lidhur me një rrjet institucionesh që duhet të verifikojnë, referojnë për punësim dhe ofrojnë mbështetje sociale, duke e bërë funksionimin e saj të varur jo vetëm nga fondet, por edhe nga kapaciteti administrativ në terren.

Skema mbetet e lidhur edhe me tregun e punës. Gjatë vitit 2025, 1.569 persona në moshë aktive pune nga familjet përfituese u referuan pranë zyrave të punësimit. Nga këta, 409 rezultojnë të punësuar, ndërsa 214 u orientuan drejt formimit profesional. Për personat me aftësi të kufizuar, 177 u referuan dhe 51 rezultojnë të punësuar.

Raporti ofron një pamje të dyfishtë të skemës së ndihmës ekonomike: nga njëra anë, një instrument që mbështet mijëra familje në nevojë; nga ana tjetër, një administrim që vijon të përballet me kontrolle të pabarabarta, mangësi procedurale dhe raste përfitimi të padrejtë./ ida Ismalaj, acqj.al

Etiketa: administratendihme ekonomike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gratë dominojnë garën për vendet e punës në administratë, mbajnë 62.7% të aplikimeve

13:03 : 06/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria, ligje të dobëta dhe administratë të fryrë!

09:17 : 05/05/2026
AKTUALITET

Largimet e paligjshme nga puna në administratë po i kushtojnë shtetit paga për 134 gjyqfitues

15:38 : 01/05/2026
AKTUALITET

Administrata injoron ligjin për faljen e taksave, qytetari në Fier detyrohet të paguajë më shumë

21:33 : 22/04/2026
AKTUALITET

Shkarkimet e paligjshme: Nëpunësit presin deri në vdekje zbatimin e vendimeve gjyqësore

09:55 : 09/04/2026
AKTUALITET

Rama pranon korrupsionin në administratë, i paralajmëron të mos marrin shumë rryshfet

14:20 : 07/04/2026
Para

Kushtetuesja lë në fuqi sekuestrimin e pasurive të Redi Mollës

TË GJITHA

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom