• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ethet” për drejtor policie, Skënder Hita zhvillon takime “informale” në fundjavë

13:50 : 19/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Pas rreth 3 javësh në krye të Policisë së Shtetit, Skënder Hita ende nuk ka realizuar lëvizje “interesante” në krye të drejtorive të policisë dhe shefave të komisariateve në qytete. E vetmja firmë që ka hedhur deri më tani është ajo e komandimit të Oliger Torbës në krye të Policisë së Fierit, pasi kreu i Policisë së Shtetit e la atë vend vakant me ngritjen në detyrë.

Burime për “Boldnews.al” thonë se Hita, fillimisht, ka menduar që emërimet e reja t’i kryejë pas ndryshimeve të pritshme në ligjin për “Policinë e Shtetit”, i cili mund të kalojë në Parlament në mesin e muajit Maj. Ligji i ri synon të rregullojë disa aspekte të rrëmujshme të atij që është në fuqi, sa i përket kushteve dhe kritereve për emërimin e drejtuesve të lartë të uniformave blu.

Megjithatë, koha e nevojshme që i duhet për miratim kuadrit të ri ligjor është më e gjatë se sa ajo për të cilën ka nevojë Skënder Hita që të riorganizojë strukturën sipas vizionit të tij.

Lexo edhe:

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

Pezullohet efektivi në Fier/ Hita: Krijoi lidhje të papërshtatshme me autoren e dhunës ndaj 17-vjeçares

Ndaj, duket se kreu i ri i Policisë së Shtetit ka nisur të marrë masat e tij. “Boldnews.al” mëson se Skënder Hita ka shfrytëzuar fundjavën-larg syve kureshtarë të administratës- për të zhvilluar kontaktet e para me funksionarë të rëndësishëm të Policisë së Shtetit në qarqe.

Të shtunën e kësaj jave, pasi drejtuesit e lartë të Policisë u qetësuan disi nga “përplasja” me opozitën mbrëmjen e një dite më parë, Hita ka pritur në zyrën e tij disa prej vartësve të tij.

Redaksia mëson se Hita ka pritur në mënyrë individuale drejtorë aktualë të Policive vendore në qytete të ndryshme, por edhe funksionarë të tjerë me gradë të lartë, të cilët nuk kanë pozicione të dukshme.

Për momentin, është e paqartë nëse Hita u ka sugjeruar drejtorëve aktualë ndonjë rrokadë të mundshme, përfshirë lëvizjen nga një qytet në tjetrin, ose ua ka bërë të qartë që ata nuk përfshihen në planet e tij organizative.

Megjithatë, fakti që në takimet “informale”, Hita ka thirrur edhe oficerë policie që nuk kanë aktualisht funksion drejtues, krijon premisat se mund të ketë lëvizje në një kohë sa më të shpejtë.

Skënder Hita u emërua nga Këshilli i Ministrave në 30 Mars 2026, në vijim të një procedure konkuruese që u shpall nga Ministria e Brendshme pas dorëheqjes së kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Proda u emërua në detyrë në Tetor 2024 dhe qëndroi në detyrë për rreth 18 muaj. Gjatë mandatit të tij, Proda u “akuzua” publikisht se e shndërroi Policinë e Shtetit në një strukturë me drejtorë të rrethit të tij të ngushtë shoqëror. Kjo situatë krijoi përplasje të forta brenda radhëve të Policisë së Shtetit.

Ilir Proda mori fillimisht besimin e fortë të kryeministrit Edi Rama. Por më tej, falë politikës së tij organizative, mesa duket krijoi pakënaqësi të forta dhe ai u detyrua “të dorëhiqej”. Largimi i Prodës u shoqërua me një motivacion publik banal, sipas të cilit “ai nuk arriti të administrojë protestën e opozitës, gjatë të cilës u godit me fishekzjarre Vila 31 në ish-Bllok”.

Etiketa: drejtor policieSkënder Hita

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026
AKTUALITET

Pezullohet efektivi në Fier/ Hita: Krijoi lidhje të papërshtatshme me autoren e dhunës ndaj 17-vjeçares

14:57 : 09/07/2026
AKTUALITET

“Sulme kibernetike ndaj bizneseve”/ Hita: Po verifikohen 10 mijë llogari sociale

14:06 : 09/07/2026
AKTUALITET

Sërish ndryshime, Hita hap garën për tre departamentet kyçe të Policisë së Shtetit

16:06 : 06/07/2026
AKTUALITET

Hita i dorëzon familjes së Dëshmorit të Atdheut Enea Mekolli medaljen e mirënjohjes

11:18 : 04/07/2026
AKTUALITET

Helmimi i 60 studentëve/ Hita mbledh me urgjencë drejtuesit e institucionit, urdhëron hetim

13:34 : 25/06/2026
Para

Aksident me vdekje në Kukës

TË GJITHA

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 mln dollarë Kanye West

18:23 : 14/07/2026

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

18:05 : 14/07/2026

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

17:54 : 14/07/2026

Trump heq dorë nga taksa për transportin detar: Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç Iranit

17:37 : 14/07/2026

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş