Rasti i trajtuar mbrëmjen e sotme, më 16 prill, në emisionin investigativ “Stop”, lidhej me një konflikt të rëndë pronësie në Njësinë Administrative Gjinar, i cili ka lindur mes familjes Myrta dhe një fabrike uji që operon në zonë.
Familja Myrta pretendon se zotëron ligjërisht me të gjithë dokumentacionin rreth 4,000 m² truall në zonën e Derstilës. Sipas familjes, fabrika, e administruar nga Besnik Panxhi, disponon vetëm një leje legalizimi për 270 m² ndërtesë dhe rreth 500 m² truall funksional.
Megjithatë, në vijim të aktivitetit të saj, fabrika është zgjeruar përtej këtyre kufijve, duke hyrë në territorin e pretenduar nga familja Myrta.
Për këtë zgjerim pa leje, subjekti është ndëshkuar me gjobë që në vitin 2014, ndërsa institucionet vendore kanë deklaruar mungesë mjetesh për prishjen e ndërtimit të paligjshëm. Konflikti nuk mbetet vetëm në dokumente, por reflektohet edhe në terren.
Familja Myrta denoncon bllokimin e rrugës së vetme të aksesit në pronën e tyre, pasi ajo pengohet nga automjetet e fabrikës, duke kufizuar përdorimin normal të pronës.
Përfaqësuese të familjes, Rexhina dhe Rabie Myrta, theksojnë se kjo pronë u përket prej vitesh dhe lidhet edhe me historinë familjare, pasi ato janë vajza dhe bashkëshortja e komandant Telit, një luftëtar që ka dhënë jetën në tre luftëra. Sipas tyre, është paradoksale që sot përballen me humbjen e pronës së trashëguar.
Nga ana tjetër, administratori i fabrikës, Besnik Panxhi, shprehet se një pjesë e tokës është blerë nga një prej trashëgimtarëve të familjes, por pranon se kjo nuk përfshin të gjithë sipërfaqen në konflikt.
Pronari i fabrikës Besnik Panxhi:
-Kemi!
-Kemi!
-Ka qenë pa azhornuar. Atë objektin ia kemi pas ble vëllait.
-Po s’e di, çfarë kanë saju ato!
-Janë sajesa, që i bëjnë ato.
-E kam përfitu nga legalizimi. Toka ka qenë shtet dhe është shtet.
-Kur e kam marrë unë, ishte shtet, po e ka bërë privat, ok! S’e di, çfarë kanë bërë më mbrapa! S’e di unë! Ku mund ta di unë tani?
-Po!













