• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkatërrohet Ura e Mesit në Milot, nuk mjaftojnë 2.3 mln euro për t’a rehabilituar dhe mirëmbajtur

21:17 : 13/04/2026
në AKTUALITET

Fiks Fare vijoi të denoncojë problematikën e gërryerjeve në lumin Mat dhe dëmtimit të veprave të artit apo të kulturës, dëmtime që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e shtetit. Janë shpenzuar qindra mijëra euro për erozionin në fshatin Skuraj, gjysmë milioni euro për Urën e Zogut dhe plot 1 milionë euro për rehabilitimin e këmbëve të Urës së Trenit, një segment që lidh Milotin me Lezhën.

Krahas këtyre shpenzimeve, shteti shqiptar shpenzon plot 1.3 milionë euro për mirëmbajtjen e segmentit, ndërkohë që sërish ka dëme të mëdha. Grupi i xhirimit i Fiks Fare udhëtoi sërish në Urën e Mesit, pas denoncimeve të shumta, të shoqëruara edhe me foto e video, se pjesët metalike ishin tentuar të hiqeshin nga vendi.

Dëmtimet ishin në pjesën e asfaltit dhe fugave të urës, ndërkohë që investimet e qeverisë ishin në këmbët e kësaj vepre. Megjithatë, të gjitha dëmet kanë një emërues të përbashkët, gërryerjet e vazhdueshme, të cilat nuk kanë ndaluar asnjëherë, natën apo ditën.

Në muajin shtator të vitit të kaluar, Fiksi ndoqi për disa muaj me radhë gërryerjet e lumit Mat, duke filluar nga Rubiku, Skuraj, Ura e Zogut për të përfunduar në Milot dhe në urën e superstradës. Në të gjithë këtë gjatësi, ishin pirgje të mëdha me inerte. Madje, kamera e Fiksit filmoi eskavatorë që punonin shumë afër urave.

Fiksi filmoi edhe gërryerje në afërsi të urës me harqe të Matit, Ura e Zogut. Eskavatori punonte sërish në afërsi të kësaj ure, Monument Kulture e shkatërruar vite më parë. Mjetet marrin zhavorr në mes të lumit.

“Më skandalozja ishte që ekskavatorët dhe mjetet e rënda merrnin inerte edhe nga ura e Trenit, që lidhte qytezën e Milotit me Lezhën, urë e mbyllur në verën e vitit 2025. Fiksi filmoi para kësaj date mjete të shumta që punonin shumë afër urës, duke gërmuar dhe marrë tonelata të mëdha me inerte. Punimet ishin në një distancë shumë të afërt me urën, rreth 30 metra” do të denonconte Fiksi.

Lexo edhe:

‘Ura e Milotit në rrezik’, Hoti: Ku shkoi fondi 1 mln euro për ndërhyrjen emergjente?

“Prej vitesh, asnjë investim!”/ Ura e Milotit e dëmtuar, rrezik serioz për udhëtarët

Ura u mbyll në muajin korrik të vitit 2025, teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi në atë kohë një tender me vlerë 108 milionë lekë (rreth 1.1 milionë euro) për ndërhyrje emergjente për mbrojtjen e këmbëve të urës.

Disa muaj pas këtij denoncimi, Fiksi shkoi sërish në Urën e Trenit, pas denoncimeve të shumta se pjesë të mëdha të kësaj Ure janë shkatërruar. Sipas fotove, pjesë metalike të urës janë hequr nga vendi, teksa zgavrat e urës janë mbuluar me asfalt.

Fiksi vëzhgon dhe shikon nga afër gjendjen e urës, pjesën e sipërme, e cila s’ka asnjë ndryshim dhe punim. Kamera filmon zgavrat e tjera, ku gazetarët heqin me dorë asfaltin e vendosur sipër hekurit.

Pas problematikës së re në Milot, ka reaguar edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar. Në një njoftim, ARRSH shkruan se; “Jemi njoftuar nga kompania kontraktore e mirëmbajtjes lidhur me një dëmtim të qëllimshëm në Urën e Milotit dhe janë dërguar menjëherë inxhinierët në terren për verifikimin e situatës. Nga verifikimet rezulton se fugat metalike të urë s’janë dëmtuar si pasojë e një tentative grabitjeje gjatë orëve të natës”.

Më tej, ARRSH shkruan se akti është referuar në Policinë e Lezhës, pasi përbën jo vetëm dëmtim të pronës publike por edhe rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e mjeteve që qarkullojnë. Në fund, Autoriteti shkruan se “dëmtimi është riparuar nga grupet e mirëmbajtje dhe qarkullimi në Urën e Milotit vijon normalisht”.

ARRSH ka një kontratë në fuqi me një kompani për mirëmbajtjen e një aksi prej 36.5 km, në rajonin verior, ku është përfshirë edhe Ura e Trenit në Milot. Tenderi është hapur në vitin 2024 dhe ka një afat 4 vjeçar, teksa vlera është 132 milionë lekë.

Por, megjithë këto shpenzime të hedhura, 1 milionë për këmbët dhe 1.3 milionë për mirëmbajtjen, a është në gjendje optimale kalimi në atë urë? Fiksi pyeti shoferë dhe banorë të zonës, të cilët thanë se, edhe pse ura u bllokua për disa muaj në verën e vitit të kaluar, sërish gjendja flet vetë. Sipas tyre, paratë kanë shkuar dëm, pasi mjetet rrezikojnë përditë kalimin atje.

Etiketa: Ura e Milotit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Ura e Milotit në rrezik’, Hoti: Ku shkoi fondi 1 mln euro për ndërhyrjen emergjente?

20:34 : 17/01/2026
AKTUALITET

“Prej vitesh, asnjë investim!”/ Ura e Milotit e dëmtuar, rrezik serioz për udhëtarët

15:13 : 03/02/2024
Para

Kaos në linjat ajrore në Gjermani, pilotët dhe punonjësit e “Lufthansa” njoftojnë grevë. Anulohen fluturimet

TË GJITHA

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026

Meta dhe Kryemadhi para drejtësisë, nis seanca e themelit në GJKKO

10:22 : 24/06/2026

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş