• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konflikti që po mban peng botën

10:24 : 13/04/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, OP-ED

Nga Ilir Kalemaj

Marrëdhënia Iran-SHBA ka gjasa që mos të zgjidhet me një marrëveshje të madhe siç ishte pritshmëria deri 48 orë më parë, por as nuk pritet të degjenerojë në një luftë frontale totale. Ndërkohë bisedimet 21 orëshe të Islamabadit me ndërmjetësimin e Pakistanit dështuan të gjenin zgjidhje për konfliktin që ka zgjatur rreth 5 dekada, ndonëse përshkallëzimi 6 javor i fundit ka zhytur botën mbarë në kaos dhe rajonin në destabilitet.

Por nga ana tjetër, një luftë totale do të ishte e paimagjinueshme dhe do ta zhyste jo vetëm rajonin por mbarë botën në një krizë afatgjatë nga e cila vështirë se do dilte ndonjë shtet pa pasoja direkte apo indirekte. Falë ndërmjetësimit deri tani të disa shteteve si Pakistani ku u zhvilluan dhe bisedimet direkte të fundit, Turqia dhe Kina që kanë luajtur rol kyç në garantimin e kushteve të bisedimeve dhe kanë marrë falënderime direkte dhe nga presidenti amerikan por edhe Arabia Saudite, Katari dhe Egjipti, nuk kemi një përshkallëzim fatal që do të ishte fundi i diplomacisë dhe një lufte që i dihet fillimi por jo fundi dhe pasojat që do të linte mbi infrastrukturën rajonale, si dhe ekonominë dhe financat botërore.

Por disa gjëra arrijmë t’i lexojmë nga zhvillimet e deritanishme. Dihet nga deklaratat e SHBA-së që dështimi për të detyruar Iranin të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit apo thënë ndryshe programi i armëve bërthamore është një “linjë e kuqe” e panegociueshme për amerikanët. Gjatë raundit të fundit të bisedimeve në shkurt, përpara se të nisnin përsëri sulmet ushtarake, Irani kishte ofruar lëshime të reja, duke përfshirë hollimin e rezervave të tij prej 440 kg të uraniumit të pasuruar në 60% – rrezikshëm afër gradës së armëve. Por Teherani ende nuk ka qenë i gatshëm të heqë dorë nga ato rezerva, të cilat tani thuhet se janë varrosur thellë në rrënoja pas sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite vitin e kaluar. Gjithashtu ka refuzuar kërkesat e përsëritura për të hapur Ngushticën e Hormuzit – për të lejuar rrjedhën e lirë të trafikut jetësor të naftës, gazit dhe mallrave të tjera thelbësore – në mungesë të një marrëveshjeje të re. Tashmë, Irani me shumë mundësi do të vazhdojë të përdorë proksit (Hezbollah, Houthi, milicitë në Irak) për të mbajtur SHBA-në dhe Izraelin nën presion, pa kaluar pragun që do të detyronte një ndërhyrje të drejtpërdrejtë amerikane që u përshkrua nga presidenti Trump me tone apokaliptike para se palët të bënin një prapaktheu në moment të fundit dhe të sinjalizonin një armëpushim të brishtë. Uashingtoni do të preferojë sanksionet ekonomike dhe izolimin diplomatik, duke u përpjekur të shmangë një luftë tjetër të kushtueshme në Lindjen e Mesme, ndërsa fokusi i tyre zhvendoset drejt Kinës.

Irani do të mbetet një shtet që i ka të gjitha komponentët për të ndërtuar bombën brenda pak javësh, por nuk e bën hapin final për të shmangur një sulm masiv nga SHBA sepse me Izraelin ia njeh limitet dhe i është kundërpërgjigjur me breshëri raketash vrasjes së krejt zinxhirit komandues politik dhe ushtarak. Ky status i ndërmjetëm i jep Teheranit fuqi maksimale negociuese. Ky është ndoshta rreziku më i madh. Irani ka kuptuar se të pasurit e bombës (ose aftësisë për ta bërë atë shpejt), është sigurimi i vetëm i jetës për regjimin. Arma tjetër po aq e rëndësishme dhe ndoshta surpriza më e madhe që prodhoi kjo luftë thuajse dy mujore ishte “zbulimi” i Ngushticës së Hormuzit si një rrugë për t’u renditur ndër fuqitë dominuese jo vetëm rajonale por edhe botërore. Robert Pape së fundmi e ka konsideruar Iranin tashmë si një nga katër Fuqitë e Mëdha botërore krahas SHBA-së, Kinës dhe Rusisë duke iu referuar aftësisë së këtij shteti për të mbyllur ngushticat dhe futur botën në kolaps energjetik, aftësisë në luftën asimetrike dhe shkaktimin e destabilitetit të fortë rajonal dhe sofistikimit të arsenalit ushtarak që e bën thuajse imun nga goditjet asgjësuese ajrore, ndërsa ndërhyrja me forca tokësore është gati e pamundur falë kombinimit të gjeografisë me aftësinë e rezistencës për shkak të decentralizimit të sistemit politiko-ushtarak.

Lexo edhe:

Rama për “Bloomberg”: Nuk fshihet vetëm Irani pas protestave në Shqipëri

Nga Zvërneci te dorëheqja e Ramës/ Narrativat e mediave amerikane për protestën në Shqipëri

Po ashtu, Shtetet e Gjirit po diversifikojnë aleancat. Ata kanë filluar mos të kenë një varësi totale nga SHBA-të dhe Evropa si për sa i përket eksporteve të naftës, gazit, petrokimikatet etj, ashtu sikundër importet e armëve etj, por të diversifikohen duke përfshirë partneritete taktike në rritje me Kinën, Rusinë apo aktorë të tjerë si Pakistani, India etj. Izraeli nga ana tjetër me gjasa do të vazhdojë integrimin me botën arabe (Marrëveshjet e Abrahamit) si një bllok mbrojtës kundër Iranit. Kina do të shfaqet si “ndërmjetësi i heshtur”, duke investuar miliarda dhe duke kërkuar stabilitet për të garantuar furnizimin me naftë.

Lindja e Mesme po ndahet në dy pole. Nga njëra anë kemi polin e stabilitetit (Gjiri, Jordania, Egjipti, Izraeli) që fokusohen te teknologjia, turizmi dhe tregtia. Nga ana tjetër, kemi polin e rezistencës, ku bën pjesë Irani, Siria, pjesë të Libanit, Irakut dhe Jemenit që mbeten të izoluar ekonomikisht dhe të fokusuar te mbijetesa ushtarake. Natyrisht roli, impakti dhe pesha e Iranit përmes milicive që kontrollon në Siri dhe pjesë të Libanit dhe Jemenit, kanë qenë, janë dhe do të mbeten shqetësime të forta për sigurinë rajonale dhe jo vetëm për SHBA-të dhe Izraelin por edhe për Vendet e Gjirit me në krye Arabinë Saudite apo vetë stabilitetin e qeverive përkatëse në këto vende.

Nga ana tjetër, nëse konflikti kthehet nga një llavë e nxehtë vullkanike në një shtrat “normal” sfidash si ato që banorët e këtyre vendeve janë mësuar tashmë prej dekadash, Uashingtoni ka të ngjarë të tërheqë vëmendjen por edhe aeroplanmbajtëset dhe përqendrimin e arsenalit kryesor ushtarak nga kjo pikë e nxehtë vlimi dhe t’i orientojë prioritetet e tij gjetkë, si për shembull në Azinë e Largët ku rivaliteti gjeostrategjik me Kinën është më afatgjatë dhe i rëndësishëm nga pikëpamja e kontrollit të korridoreve energjetikë, por edhe rivaliteti për sferat e influencës. Kjo do të thotë që Lindja e Mesme nuk do vijojë të jetë më qendra e botës për Uashingtonin, por do të mbetet një pikë e nxehtë që do të kërkojë vëmendje dhe burime herë pas here kur krizat nuk menaxhohen siç duhet dhe shpërthejnë në konflikte rajonale apo edhe më gjerë.

Në çdo rast, edhe nëse ndërmjetësimi do të ketë sukses, gjasat janë që pakti i ri apo marrëveshja mes SHBA dhe partnerëve dhe Iranit do të dojë shumë kohë. Mjaft të kujtojmë që marrëveshja e vitit 2015 iu deshën 1 vit e gjysmë mes tallazesh, tërhiq e mos e këput për t’u finalizuar për shkak të pozicioneve të palëve. Vetëm vështirësitë ekonomike, ku përfshihen dhe kriza e ujit e Iranit, bllokimi i korridoreve të eksportit të naftës nga amerikanët por edhe zgjedhjet e vjeshtës së mes-mandatit në SHBA mund t’i detyrojnë palët të arrijnë një marrëveshje në një afat më të shpejtë.

Irani do të mbetet një sfidë e përhershme për menaxhimin e sigurisë në rajon, një aktor që nuk mund të anashkalohet, ku ndryshimi i regjimit ngelet më tepër utopi apo siç thonë anglezët dhe amerikanët “wishful thinking” dhe që nga konflikti i fundit morën disa leksione të vlefshme për ta por të dhimbshme për pjesën tjetër të botës. Të tilla leksione janë mbyllja e Ngushticës së Hormuzit apo potencialisht edhe Bab al-Mandabit që kërcënojnë sigurinë energjetike por edhe ekonomike dhe financiare të një pjese të mirë të globit.

Të shpresojmë që kjo nuk e ndryshon ekuacionin e njohur të fuqisë së matshme të shteteve me metodologjinë që jemi mësuar deri tani që ka të bëjë me fuqinë e ashpër (aftësia ushtarake dhe madhësia e PBB-së) apo atë të butë (tërheqja nga vlerat e një vendi të caktuar) dhe të kalojmë në një variabël të ri të matjes së fuqisë në nivel global siç është pirateria apo vendosja e tarifave arbitrare mbi ujëra ndërkombëtarë të cilat kërcënojnë mirëqenien globale dhe kanë potencial destabilizues veçanërisht në vendet e varfra dhe në zhvillim ku natyrisht bën pjesë dhe Shqipëria, vendi që edhe tani ka çmimin më të shtrenjtë të naftës në rajon dhe ndër më të shtrenjtët në Evropë.

Etiketa: donald trumpIranizraellufteSHBAtensione

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama për “Bloomberg”: Nuk fshihet vetëm Irani pas protestave në Shqipëri

21:39 : 23/06/2026
AKTUALITET

Nga Zvërneci te dorëheqja e Ramës/ Narrativat e mediave amerikane për protestën në Shqipëri

14:40 : 23/06/2026
AKTUALITET

Revolta e Kakomesë kundër Luan Lekës u paketua në “X” si protestë kundër familjes Trump

10:42 : 23/06/2026
BOTA

Plani për paqe/ Si po shkojnë bisedimet SHBA-Iran

09:40 : 23/06/2026
BOTA

Inteligjenca izraelite zbulon një komplot iranian ndaj ish-kreut të Shin Bet, Ronen Bar

17:03 : 22/06/2026
BOTA

Irani mbyll sërish ngushticën e Hormuzit, ulet numri i anijeve të mallrave

10:27 : 22/06/2026
Para

Hetimet për AKSHI-n/ 'Kapet' në përgjime edhe deputeti i Ramës, biseda për rrëmbim me dhunë

TË GJITHA

Aksident me vdekje në aksin rrugor Lezhë–Milot

08:39 : 24/06/2026

Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

08:32 : 24/06/2026

Këmbimi valutor 24 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:20 : 24/06/2026
Foto ilustruese

Përkeqësimi i ekonomisë/ Biznesi me rritjen më të ulët që nga 2012-a

08:11 : 24/06/2026

Kthjellime dhe vranësira, parashimi i motit për ditën e sotme

08:00 : 24/06/2026

Horoskopi, 24 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 23/06/2026

Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit

22:59 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş