• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Çmimet e karburanteve në Kosovë: Rritjet reflektohen menjëherë, uljet jo

08:52 : 11/04/2026
në RAJONI

Vetëm dy centë kanë ndryshuar çmimet maksimale për shitje të naftës në Kosovë më 10 prill, në krahasim me një ditë më parë – 1.89 euro për litër në krahasim me 1.91 euro – ndonëse në tregjet botërore lëvizjet janë më të mëdha pas arritjes së armëpushimit dyjavor mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, më 8 prill.

Në bazë të vizitave që i ka bërë ekipi i Radios Evropa e Lirë në disa pika të shitjes së karburanteve në Prishtinë, çmimet e naftës kanë qenë 3-4 centë më lirë sesa çmimi maksimal i lejuar nga shteti.

Pikë e shitjes së karburanteve në një pikë në Prishtinë, më 10 prill.
Pikë e shitjes së karburanteve në një pikë në Prishtinë, më 10 prill.

Për dallim prej naftës, lëvizje në çmime nuk është vërejtur për llojet tjera: benzina është shitur për 1.47 euro për litër, ndërsa gazi 0.82 euro për litër, ashtu sikurse një ditë më parë.

Çmimet e karburanteve në Kosovë rriten me shpejtësi sa herë ka kriza në botë, pasi shteti nuk i prodhon vetë këto lëndë dhe rrjedhimisht është i varur krejtësisht nga importi.

Lexo edhe:

Raketat ndezin bursat në botë, nafta kërcen në 188 lekë për litër

Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë

Vetëm gjatë vitit të kaluar, vendi importoi mbi 478 milionë euro naftë dhe më shumë se 51 milionë euro benzinë.

Furnizimet kryesore vijnë nga Gjermania, Hungaria, Greqia, Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa një pjesë e konsiderueshme hyn përmes terminalit të Porto Romanos në Durrës.

Si ndryshuan çmimet në botë?

Ditëve të fundit ndryshimet kanë qenë të konsiderueshme.

Menjëherë pas arritjes së armëpushimit, çmimet e naftës së papërpunuar kanë rënë për 15 për qind – nën 92 dollarë për fuçi, ndonëse janë rritur sërish të nesërmen në rreth 96 dollarë për fuçi.

Para luftës, një fuçi naftë shitej rreth 70 dollarë.

Rritja e çmimeve është pasojë e drejtpërdrejtë e bllokimit të Ngushticës së Hormuzit nga ana e Iranit – rajon kyc për furnizimet globale me naftë.

Qytetarët e Kosovës jo rrallëherë janë zemëruar pse rritja e çmimeve të karburanteve reflektohet menjëherë në treg kur bëhet fjala për rritjen e tyre, por jo edhe e kundërta.

Radio Evropa e Lirë (REL) ka kërkuar sqarime nga MINTI në këtë drejtim, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

Zyrtarë të kësaj ministrie vetëm kanë rikujtuar se me qëllim të stabilizimit të çmimeve, janë marrë masa konkrete, duke u fokusuar në vendosjen e kufizimit të marzhës së fitimit për operatorët në tregun e naftës e më pas zëvendësimin e saj me vendosjen e çmimit tavan për produktet e naftës.

“Ky mekanizëm ka mundësuar një kontroll më efektiv të çmimeve dhe ka parandaluar spekulimet në treg. Si rezultat i këtyre masave, është arritur një nivel i qëndrueshëm i çmimeve të naftës në vend, duke kontribuar në stabilitetin e përgjithshëm të tregut dhe në mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për REL-in.

Ismet Mulaj, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë, beson se mosreflektimi i çmimeve në Kosovë, pasi ato ndryshojnë në bursë, është rezultat i “strukturës së tregut dhe varësisë nga importi”.

“Arsyet kryesore të kësaj vonese lidhen me stokun ekzistues të operatorëve, kontratat e mëparshme të furnizimit dhe kostot shtesë të transportit e logjistikës”, ka deklaruar Mulaj.

Sipas tij, masat e ndërmarra nga ministria kanë pasur “pak efekt” në stabilizim të situatës.

“…ka nevojë për më shumë transparencë dhe monitorim më të rreptë të tregut”, ka thënë mes tjerash ai.

MINTI ka bërë të ditur se inspektorët e tregut kanë bërë mbi 100 inspektime në tregun e brendshëm në javët e fundit.

Të dhënat më të fundit nga kjo ministri treguan se katër subjekte ekonomike kanë bërë shkelje të marzhës së lejuar për shitjen e derivateve të naftës dhe se ndaj tyre janë iniciuar procedurat kundërvajtëse në gjykatë.

“Pas ri-inspektimeve është konstatuar se tre subjekte ekonomike i kanë evituar shkeljet, respektivisht kanë filluar t’i përmbahen vendimit të MINTI-t për marzhën tregtare të lejuar dhe për një subjekt ekonomik, ne jemi ende në pritje të raportit nga inspektorët e ATK-së”, thuhet në përgjigjen e MINTI-t.

Çfarë duhet të ndryshojë?

Sipas ish-ministrit Mulaj, Kosova ka nevojë për zgjidhje afatgjatë në mënyrë që të mbrohet konsumatori, duke përmendur si opsione “rritjen e konkurrencës, krijimin e rezervave strategjike dhe mekanizma më të shpejtë reagimi”.

Ndërhyrjen e shtetit e kërkojnë me ngulm edhe partitë opozitare.

Javën e kaluar, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), parti në opozitë, e përkrahur nga dy parti tjera opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë kërkuar uljen e akcizës dh Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për naftën.

Megjithatë, rezoluta e LDK-së nuk është miratuar më 10 prill në Kuvend, në mungesë të përkrahjes nga deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje dhe të atyre të komuniteteve joshumicë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë ditë më parë se nuk është për heqjen TVSH-së dhe akcizës, apo për uljen e tyre, sepse diçka e tillë do të shkaktonte boshllëk financiar “që nuk mbushet lehtë”.

“Me një kalkulim të thjeshtë, nëse hiqen vetëm 16 centë në litër të akcizës nga të hyrat aktuale, kostoja mujore do të ishte minus 10 milionë euro për buxhetin e shtetit”, pati thënë Kurti.

Aktualisht, Kosova aplikon akcizë prej 36 centësh në litër të naftës dhe masë të TVSH-së prej 18 për qind.

Pavarësisht se nuk prodhon, Kosova ka rezerva të naftës, bazuar në Ligjin për Rezervat Shtetërore të Mallrave, bashkë me produktet ushqimore dhe barnat.

Këto produkte mund të përdoren në rast të çrregullimit të tregut, luftërave dhe katastrofave natyrore.

Pavarësisht thirrjeve për lëshimin e rezervave të naftës në treg, diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Vetë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari – Lila ka thënë ditë më parë se uron që të ketë stabilizim të çmimeve, por gjithçka do të varet nga rrethanat në Lindje të Mesme.

Situata në atë rajon vazhdon të jetë e tensionuar, mes raportimeve se Irani do të vendosë taksë për anijet-cisterna që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, pavarësisht paralajmërimeve të Shteteve të Bashkuara që të mos veprojë ashtu./REL

Etiketa: kosovenafte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raketat ndezin bursat në botë, nafta kërcen në 188 lekë për litër

18:14 : 13/07/2026
RAJONI

Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë

15:05 : 13/07/2026
RAJONI

Oda Amerikane kërkon kthesë në politikën energjetike të Kosovës

12:45 : 13/07/2026
RAJONI

PE mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën, kyç për integrimin

19:25 : 12/07/2026
RAJONI

Kosovë/ Bisedime me opozitën në kërkim të konsensusit

09:04 : 11/07/2026
BOTA

Ukraina rrit sulmet me dronë në Rusi, digjet rafineria e naftës në Krasnodar dhe Rostov

17:46 : 10/07/2026
Para

Agjentë të krijuar me IA mund të manipulojnë zgjedhjet

TË GJITHA

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

12:03 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş