• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kura e dyshimtë në emër të mjekësisë alternative! 35 vjeçari humb jetën për shkak të mjekimit të gabuar

22:10 : 10/04/2026
në AKTUALITET

Në vitet e fundit, rastet e kancerit të lëkurës në Shqipëri janë shtuar ndjeshëm. Shkaqet janë të ndryshme, dhe lidhen me një sërë arsyesh, që nga gjenetika, ekspozimi ndaj diellit e deri tek shtimi i ndotësve në ambient. Por le t’i lëmë mënjanë shkaqet, dhe të kërkojmë të kuptojmë se cilat janë format për të kuruar këtë sëmundje, e cila në gjuhën e mjekësisë njihet si melanoma.

Sepse, në protokollet mjekësore, kurimi i gabuar i saj mund të jetë sinjali i parë për një sëmundje vdekjeprurëse. Ndaj për këtë na duhet t’ju sjellim rastin e dhimbshëm të një 35-vjeçari nga Tirana, i cili ka pranuar ta ndajë me ne historinë e keqmjekimit nga njëra prej klinikave të shumta që marrin përsipër të trajtojnë raste të tilla kaq delikate. Një kalvar i gjatë shëndetësorë do të niste pas një nishani në krahun e majtë, i cili filloi të ndryshonte. Dhe për këtë ai, iu drejtua Klinikës Stroka, e cila prej vitesh reklamon trajtimin e kacerit të lëkurës dhe të nishaneve pa rreze dhe pa bisturi, por me mjekësi alternative.

Një kurë pa formulë të deklaruar, pa certifikim dhe pa asnjë dokument zyrtar që të vërtetojë efikasitetin e tij. Fakte që sidoqoftë nuk janë marrë në konsideratë nga i riu.

E përsërisim, të riut iu ofrua një formulë 100 vjeçare e mjekimit të kancerit, e pakonsultuar me mjekësinë bashkohore, por që për doktor Laverin, ishte më e mira e mundshme. Pavarësisht kësaj, i shqetësuar me gjendjen e tij, 35 vjeçari, vendos t’i besojë kurës sekrete të këtyre dy mjekëve.

Në ato momente të vështira, dhe i pasigurtë se çfarë po ndodhte me shëndetin, të riut nuk i shkonte aspak në mend të interesohej për aftësitë e dy mjekëve që kishin marrë përsipër kurimin e tij. Seanca e parë do të zgjaste vetëm, 15 minuta.

Lexo edhe:

Familja e aktorit Gjergji Lala kallëzon spitalin në Romë! Prokuroria italiane hap hetim për vrasje nga pakujdesia

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putin – DETAJE

Asnjë analizë paraprake, asnjë ekzaminim imazherik, jashtë çdo protokolli mjekësor, duke u bazuar vetëm në një kontroll vizual. Praktikë kjo që ngre pikëpyetje serioze për metodat e kësaj klinike.

Përtej ngarkesës psikologjike, i riu duhej t’i përgjigjej edhe kërkesës financiare të dy mjekëve, e cila pas zbulimit të diagnozës, ishte dyfishuar. Ndërkohë që pagesat u kryen dhe i riu dyshon për kurën e implemtuar nga dy mjekët, ai vendos të shkojë në një klinikë tjetër, për më tepër sepse gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohej. Nga analizat dhe gjithë procedurat e tjera të kryera 35-vjeçari tronditet, nga rezultatet që mëson. Dy biopsi, i njëjti material i lëkurës, dhe dy rezultate krejt të ndryshme.

I gjithë ky kalvar me ngarkesa psikologjike por dhe me vuajtje fizike, e kishte një kosto aspak modeste për xhepin e pacientit, i cili pak kohë më vonë do të rikthehej në klinikën Stroka për të tërhequr pagesën e dytë prej 1500 eurosh, e cila ishte dhënë për trajtimin e melanomës. Shërbim që nuk e kishte marrë, pasi kishte ndërprerë raportet me dy mjekët, duke i besuar një klinike në Itali. Ndërkohë që bisedon me mjekun Laver Stroka për atë që kishte ndodhur dhe problemet që ai i kishte shkaktuar, por biseda nuk shkon ashtu siç ai e priste.

Doktor Stroka tregohet i prerë. Lekët nuk do të kthehen mbrapsht, edhe pse në një rast të ngjashëm, e në një vend normal, me rregulla e ligje, nuk do të mjaftonin lekët e një banke për të dëmshpërblyer një pacient të keqmjekuar. Biseda kalon në tona të larta, ndërsa përfshihet në debat dhe Afërdita Stroka. Ndërkohë që mësohet se doktor Stroka nuk ka asnjë lidhje me onkologjinë, pasi është mjek i përgjithshëm. Që do të thotë se mjeku në fjalë është i jashtëligjshëm në ushtrimin e profesionit. Edhe Dr. Afërdita Stroka, ashtu si i ati, eshtë e regjistruar si mjeke e pergjithshme, me leje për ushtrimin e profesionit nr.599, datë 13.12.2021, e cila është aktualisht aktive.

Pra dy mjekë të përgjithshëm që jashtë etikës profesionale dhe pa respektuar asnjë protokoll mjekësor kryejnë në mes të Tiranës mjekësi alternative për një sëmundje që ka te drejtë vetëm onkologu dhe dermatologu.

Por le ta pyesim njëherë vetë doktor Laverin për metodat sekrete të klinikës Stroka e cila vijon e pashqetësuar aktivitetin e saj.

Në përballje, mjeku na thotë që ky medikament është në studim, është i trashëguar nga paraardhësit e tij, dhe ai ja ka trashëguar vajzës. Përsa i përket licensës ai thotë se mjekësinë alternative e bën vetëm një mjek i përgjithshëm. Dhe rezultati i djalit të ri ka ardhur nga dëshira e tij për tmos u trajtuar në atë klinkë.

Pas një kalvari të gjatë vuajtjesh 35 vjeçari Fatjon Balla ka ndërruar jetën me 5 Prill 2026 në Barcelonë, ku kishte vajtur të gjente shpëtim, pikërisht për shkak të problemit që i ishte drejtuar edhe redaksisë së Piranjave./Piranjat.al

Etiketa: mjekesi alternativevdekje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Familja e aktorit Gjergji Lala kallëzon spitalin në Romë! Prokuroria italiane hap hetim për vrasje nga pakujdesia

21:47 : 24/06/2026
BOTA

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putin – DETAJE

17:45 : 24/06/2026
AKTUALITET

E zuri gjumi në timon dhe u përplas me kamionin, DETAJE nga aksidenti tragjik në Lezhë

17:33 : 24/06/2026
AKTUALITET

Maliq/ Dyshohet se kishte disa ditë që kishte vdekur, 55-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë

12:32 : 21/06/2026
AKTUALITET

Erdhi për dasmë në Shqipëri, aksidentohet për vdekje britaniku

20:40 : 19/06/2026
AKTUALITET

Misteri mbi vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar në Itali, del dëshmia që ndryshon rrjedhën e hetimeve

18:56 : 18/06/2026
Para

Porti i ri në ‘Porto-Romano’ mes hijeve të skandaleve! Si po i ‘falet’ toka private investitorit strategjik ‘Lidl Albania’

TË GJITHA

Aksident i rëndë pranë urës së Milotit, 4 persona përfundojnë te Trauma/ VIDEO

11:19 : 25/06/2026

Betonizimi në Banjat e Bënjës/ Zhupa: 2 mln euro për t’i shkatërruar, FSHZH të mbajë përgjegjësi

11:13 : 25/06/2026

Mocion me debat për protestën/ Tabaku: Parlamenti jashtë realitetit! Dëgjoni thirrjet e qytetarëve

11:02 : 25/06/2026

Helmimi te Akademia e Sigurisë, policia: 60 studentë përfunduan në spital, nis hetimi

10:59 : 25/06/2026

“Kishim konflikt të vjetër”/ Vrau vëllain për tokën, dëshmia e 76-vjeçarit: I dha gaz zetorit dhe desh më përplasi

10:48 : 25/06/2026

PDE ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton të pastrohet nga elitat e lodhura!

10:44 : 25/06/2026

Analiza/ Pse Kancelari Merz ka kaq pak mbështetje?

10:37 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet