• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Riintegrimi i personave të dënuar në Shqipëri: Një realitet përtej fasadës

Riintegrimi i personave të dënuar në Shqipëri: Një realitet përtej fasadës Burgjet nuk po rehabilitojnë, po riciklojnë problemin. Me programe të dobëta, mungesë fondesh për riintegrim dhe zero mbështetje pas lirimit, shumë të dënuar dalin më të papërgatitur se kur hynë.

16:37 : 04/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Trajtimi, rehabilitimi dhe riintegrimi i personave të dënuar përbën një komponent themelor të sistemit të drejtësisë penale, me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë publike, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe zhvillimin e qëndrueshëm social.

Qëllimi i dënimit me heqje lirie, sipas standardeve ndërkombëtare dhe legjislacionit kombëtar nuk është vetëm izolimi i individit nga shoqëria, por nxitja e ndryshimit pozitiv të sjelljes dhe përgatitja e të dënuarit për t’u riintegruar si qytetar aktiv pas përfundimit të dënimit.

Në thelb, sistemi penitenciar nuk duhet të jetë thjesht një hapësirë izolimi, por një mundësi për ndryshim. Por, në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH),  realiteti shqiptar tregon një histori tjetër. Burgjet vazhdojnë të funksionojnë kryesisht si struktura ruajtjeje, ku aspekti transformues mbetet i dobët dhe shpesh formal.

Programet edukative, profesionale dhe psikosociale ekzistojnë, por janë të kufizuara në shtrirje dhe shpesh të shkëputura nga realiteti ekonomik. Kjo do të thotë se shumë të dënuar dalin nga burgu pa aftësitë minimale për të ndërtuar një jetë të re.

Një nga problemet më të mëdha lidhet me mënyrën si përdoren fondet publike. Në raport nënvizohet se edhe pse buxheti i sistemit të burgjeve ka pasur ndryshime gjatë viteve, mungon një fokus i qartë në rehabilitim dhe riintegrim. Investimet janë përqendruar kryesisht në siguri, automjete dhe pajisje, ndërsa aspektet që lidhen drejtpërdrejt me jetën dhe zhvillimin e të dënuarve janë lënë pas.

Lexo edhe:

Rritet prodhimi i mjaltit në Shqipëri, por bie rendimenti për koshere

Temperaturat/ Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen, ndërsa nxehtësia mbërtheu Europën

Infrastruktura në disa institucione është e amortizuar dhe në raste të caktuara, problematike për një trajtim dinjitoz. Mungesa e investimeve në arsim, formim profesional dhe ambiente sociale e bën edhe më të vështirë përmbushjen e misionit rehabilitues.

Një tjetër element shqetësues është numri i lartë i të paraburgosurve, që përbëjnë mbi gjysmën e popullsisë në burgje në disa vite. Kjo situatë krijon mbipopullim dhe e rëndon ndjeshëm funksionimin e institucioneve.

Përtej shifrave, më pak hapësirë, më pak burime dhe më pak mundësi për trajtim individual. Në këto kushte, rehabilitimi kthehet në një objektiv të vështirë për t’u arritur.

Bashkëpunimi mbetet në letër

Riintegrimi nuk mund të realizohet nga një institucion i vetëm. Ai kërkon koordinim mes shumë aktorëve: Drejtësisë, punësimit, arsimit dhe pushtetit vendor. Megjithatë, auditimi tregon se ky bashkëpunim është shpesh formal dhe jo efektiv.

Një nga dështimet më të dukshme është mungesa e përfshirjes së ish-të dënuarve në programet e punësimit. Ata nuk trajtohen si kategori e veçantë dhe shpesh nuk regjistrohen fare si përfitues të shërbimeve të punësimit.

Ligjet aktuale nuk i detyrojnë njësitë vendore të krijojnë programe specifike për ish-të dënuarit. Si pasojë, bashkitë nuk kanë struktura për riintegrim, mungojnë programet sociale post-penale dhe nuk ka mbështetje pas daljes nga burgu.

Kjo krijon një vakum të rrezikshëm: Individi del nga burgu pa mbështetje, pa punë dhe shpesh pa një rrjet social funksional, duke rritur ndjeshëm rrezikun e rikthimit në kriminalitet.

Auditimi nxjerr në pah edhe probleme serioze administrative: Dosje psikosociale të paplota, regjistra punësimi formalë dhe jo funksionalë, si dhe  mungesë të dhënash mbi progresin e të dënuarve. Edhe programet e formimit profesional nuk monitorohen në mënyrë të vazhdueshme. Nuk ka analiza të qarta mbi efektivitetin e tyre, as lidhje me tregun real të punës.

Të gjitha këto probleme krijojnë një zinxhir të qartë: Mungesë rehabilitimi gjatë dënimit, mungesë mbështetjeje pas lirimit dhe në fund, vështirësi për integrim në shoqëri. Në këtë mënyrë, sistemi nuk arrin të thyejë ciklin, por në disa raste bëhet pjesë e tij.

Në fund, pyetja kryesore mbetet: A po i përgatit sistemi shqiptar të dënuarit për një jetë jashtë burgut? Të dhënat tregojnë se jo mjaftueshëm. Ida Ismalaj/acqj.al

Etiketa: BurgjetShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rritet prodhimi i mjaltit në Shqipëri, por bie rendimenti për koshere

19:08 : 13/07/2026
AKTUALITET

Temperaturat/ Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen, ndërsa nxehtësia mbërtheu Europën

09:16 : 13/07/2026
AKTUALITET

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

09:03 : 13/07/2026
AKTUALITET

Ndryshimet e taksës shtojnë barrën mbi familjet; Çmimi i pronave, i deformuar nga pastrimi i parave

08:35 : 12/07/2026
AKTUALITET

Rama monolog në Jalë, të rinjtë me pyetje të paracaktuara nga stafi i kryeministrit

17:19 : 11/07/2026
AKTUALITET

Nga interesi për bizneset tek tokat në Shqipëri, zhduket pa gjurmë kinezja me pasaportë shqiptare

13:02 : 11/07/2026
Para

OBSH: 3,300 të vdekur në luftën e Iranit, 30,000 të plagosur

TË GJITHA

Shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit, kallëzohet penalisht pas dyshimeve për abuzime me fondet/ EMRI

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş