• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

2.7 mln lekë për të mos i hapur dosje penale, tre policët e komisariatit të Orikumit merren të pandehur

22:54 : 19/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Tre punonjës të Policisë së Shtetit, që ushtronin funksionin e tyre pranë postës policore në Orikum, janë marrë të pandehur për akuzën e korrupsionit dhe çështja kundër tyre tashmë është zbritur për shqyrtim gjyqësor në Gjykatën e Posaçme.

Daniel Likskëndaj, Afrim Ferraj dhe Artur Jançaj, janë vënë nën akuzë dhe pritet që shumë shpejt të përballen në gjykatë me akuzat e ngritura nga SPAK.

Sipas dosjes hetimore gjithçka ka ndodhur pas një sherri ordiner mes disa punëtorëve të një biznesi në Palasë. Ky sherr është bërë shkak për nisjes e një praktike hetimore në komisariatin e Orikumit.

Por shefat e këtij komisariati, Daniel Likskëndaj, Afrim Ferraj dhe Artur Jançaj, në vend të hetonin rrethanat e ngjarjes, hyjnë në afera korruptive me njërin nga personat e shoqëruar në komisarit, Everest Basho.

Lexo edhe:

Der Spiegel: Rama dhe Kanye West të padëshiruar, njëri për korrupsion, tjetri për antisemitizëm

“Në Shqipëri është zhbërë shteti ligjor”/ Bardhi në PE: Rama bashkëpunëtor me krimin e organizuar

Tre policët të Orikumit, arrijnë t’i marrin 2.7 milion lekë të vjetra Everest Bashos, në këmbim të mos arrestimit dhe mos regjistrimin e një dosje penale kundër tij.

Nga përgjimet kuptohet se njëri nga policët e Orikumit, Afrim Ferraj, i thotë Bashos:

“…Po jo se i bie që na e ka fut ne Danieli, për atë…

Everesti ia kthen: “…aaa… atë nuk e di unë si i ndatë, po puna është se në sistem jam në rregull e të më hanë k… marr një dëshmi penale në e – Albania… e jam në rregull…”.

Sipas dosjes hetimore rezulton se Basho, nga muaji Qershor 2025 deri me datë 8 Shtator 2025, ka punuar në rrethin e Vlorës, si elektricist në një biznes privat me pronar, Gentjan Kole, konkretisht në lokalin në pronësi të tij me emrin “Tiki Bar” në Palasë.

Njëkohësisht ky shtetas administron dhe një kompani të quajtur “Miku”, që merrej me mirëmbajtjen e vilave.

Gjatë periudhës që ka punuar pranë kësaj kompanie, është akomoduar në një vilë që ndodhet pas hotel “Katër Palmat” në Orikum.

Krahas punës si elektricist, bënte edhe punë të dytë e konkretisht punën e shoferit të furgonit, për të transportuar punonjësit e Kompanisë “Miku” nga Palasa në Orikum dhe anasjelltas.

Me datë 8 Shtator,rreth orës 16:30, është nisur nga lokali “Tiki Bar” në Palasë me furgonin e kompanisë dhe ka marrë punëtorët për tí dërguar në Orikum. Njëri nga punëtorët ishte shqiptar nga Kosova me emrin “Vigan”, që punonte si kuzhinier.

Rrugës, kuzhinieri e ofendoi dy herë duke e sharë nga familja. Ishte hera e tretë që ai e ofendonte. Në momentin që e ofendoi, ndaloi furgonin dhe zbriti nga makina për ti kërkuar sqarime. Por debati që nisi me fjalë degjeneroi në përplasje fizike dhe u goditën dhe me njeri- tjetrin. Është futur një nga punonjësit që ishte në furgon dhe i ndau.

Pasi u rregulluan me njeri-tjetrin, vazhduan rrugën për të shkuar në banesë, ku ishin të akomoduar, në Orikum. Nuk vonoi as një gjysmë orë dhe te banesa ku ishin akomoduar kishte ardhur pronari Gentjan Kole, i cili sapo e pa filloi ta godiste me pëllëmbë Everestin, pa i dhënë asnjë shpjegim.

Në këtë moment Everest Basho, ishte larguar nga banesa dhe shkoi në një lokal aty afër në Orikum. Sapo u ul në lokal, e merr një person në telefon dhe i thotë që është punonjës policie dhe se ndaj tij kishin bërë një kallëzim, prandaj duhet të paraqitej tek stacioni i policisë.

Pas këtij njoftimi, menjëherë është çuar nga lokali dhe është paraqitur te Stacionin e Policisë Orikum. Pasi priti rreth 2 orë, kishin ardhur dy punonjës policie.

Njëri iu prezantua se ishte i SPZ i zonës e quhej Afrim Ferraj, ndërsa tjetri ishte civil, rreth 30-35 vjeç, i gjatë i cili iu prezantua si Shefi i Krimeve dhe që quhej Daniel Likskendaj. Sapo erdhën në Stacion, punonjësi i policisë me uniformë Afrim Ferraj, e mori dhe e çoi tek zyra e Shefit të krimeve.

Në fillim, Daniel Liskëndaj, i ka thënë se kanë bërë kallëzim penal për të, për shkak se ka goditur shtetasin nga Kosova me emrin “Vigan”. Ai i ka thënë se e ka çështjen e rëndë, sepse akuzohet për pengmarrje, duke qenë se kishte ndaluar në rrugë.

Nga ana tjetër, Everesti e sqaroi se nuk ka asnjë problem me Viganin, se ishin pajtuar me njëri- tjetrin. Ndërsa, Danieli këmbëngulte, duke u thënë se pengmarrja është vepër e rëndë penale dhe dënohej shumë, nga 7(shtatë) deri në 10 (dhjetë) vjet.

Njëkohësisht e pyeti dhe se ç’punë bënin prindërit. Pastaj i tha se: “…ti po e ha për inatin e shefave tuaj…” (fjala për pronarët), duke qenë se para një muaji ndodhi një vjedhje tek shtëpia ku rrinin kuzhinierët.

Çështja e tyre u mbyll, shefat e çuan çështjen në Vlorë dhe e mbyllën andej. Pasi Daniel i tha këtë fjalë, i plotfuqishmi i zonës Afrim Ferraj, e morri nga zyra dhe e dërgoi tek zyra e tij, që ishte ngjitur.

Afrimi i tha: “…jepi shefit një kafe dhe mbylle këtë punë,” por nuk duhet të bisedosh jashtë me asnjë njeri, kur të dalësh që këtej.

Duke parë presionin që po i bënin, i frikësuar dhe duke menduar se do e mbanin padrejtësisht ne burg, për një gjë që nuk e kishte bërë, shtetasi Everest Basho i ka thënë të plotfuqishmit, se sa duhet të ishte kafja që të mbyllej ky problem.

Afrimi, i tha që kafja që të mbyllej problemi, ishte 3 milion e gjysmë lekë (të vjetra). Everest, i ka thënë që kishte vetëm 2(dy) milion e shtatëqind mijë lekë (të vjetra) dhe se ishte gjithë shuma që kishte mbledhur nga rrogat që merrte dhe të cilat i kishte lënë në dhomën ku flinte.

Afrimi, doli nga zyra e tij dhe i tha të priste sa të bisedonte me shefin. Pasi folën veçmas erdhi dhe i tha që “Ok”, do ta mbyllim me aq. Në këtë moment në prezencë të plotfuqishmit, Basho mori në telefon Klejvis Mino, në numrin e telefonit 068 25 XXX , sepse rrinin në një dhomë bashkë dhe i tha që të merrte paratë dhe tí sillte tek Rajoni i Policisë në Orikum.

Sipas Bashos, pas rreth 15 minutash Klevisi solli çantën me 2 milion e 700 mije lekë. Afrim Ferraj, e ka porositur që të mbështjellë lekët, ti futë në një fletë formati të bardhë dhe ti vendosi poshtë çantës së shefit Daniel Likskendaj.

Basho referon se Shefi i krimeve Daniel Likskendaj, kishte një çantë të zezë me rrip të zi që vendoset në krah. Sipas porosisë se Afrimit, mori paratë, i mbështolli me një fletë formati dhe i vendosi poshtë çantës së Danjelit (Shefit të kimeve) në prezencë të dy punonjësve te policisë./ Elton Qyno, syritv

Etiketa: korrupsionoficereorikum

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Der Spiegel: Rama dhe Kanye West të padëshiruar, njëri për korrupsion, tjetri për antisemitizëm

14:34 : 09/07/2026
AKTUALITET

“Në Shqipëri është zhbërë shteti ligjor”/ Bardhi në PE: Rama bashkëpunëtor me krimin e organizuar

11:52 : 09/07/2026
AKTUALITET

Kanye West, mes Ramës dhe protestuesve

10:00 : 09/07/2026
AKTUALITET

Republika e betonit, aleancat mes pushtetit, krimit dhe ndërtimit

19:23 : 03/07/2026
AKTUALITET

Balluku në shënjestër të SPAK/ Eurodeputetja mesazh Ramës: Politikanët nuk duhet të mbrohen!

18:37 : 01/07/2026
AKTUALITET

Prokuroria Vlorë i çon dosjen SPAK-ut për abuzimet me pronat në Orikum, Rradhimë dhe Dukat

09:36 : 29/06/2026
Para

Monika Kryemadhi zbulon premtimin që Altin Dumani i bëri Yuri Kim para se të merrte SPAK

TË GJITHA

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

12:03 : 14/07/2026

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

11:58 : 14/07/2026

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

11:47 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş