• Kontakt
Saturday, July 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dorëhiqet Jola Hysaj, kritika për PD: Funksionon brenda një rrethi të ngushtë njerëzish

20:33 : 06/03/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Sekretarja e marrëdhënieve me publikun e Partinë Demokratike, Jola Hysaj, ka njoftuar dorëheqjen nga posti i saj.

Në një postim të gjatë në Facebook, ajo shpreh pakënaqësi lidhur me listën e deputetëve në Durrës dhe mungesën e hapjes së partisë.

Ndër të tjera, Hysaj shprehet se problemi themelor mbetet mungesa e hapjes reale brenda Partisë Demokratike.

“Një parti politike duhet të jetë hapësirë debati, ideje dhe përfaqësimi. Sot, fatkeqësisht, ajo funksionon brenda një rrethi të ngushtë njerëzish, ku shpesh mungon respekti minimal jo vetëm ndaj bazës, por edhe ndaj vetë strukturave dhe hierarkisë së saj”- thekson ajo.

Lexo edhe:

Ra kjo protestë e u pamë!

PD ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

Postimi i plotë: 

Pas më shumë se 20 vitesh angazhimi të pandërprerë në jetën politike dhe në shërbim të qytetarëve, kam marrë vendimin të jap dorëheqjen nga të gjitha pozicionet që kam mbajtur dhe që më janë besuar me votë, si edhe nga anëtarësia ime në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Ky është një vendim i vështirë, por i domosdoshëm. Ai vjen si pasojë e një sërë zhvillimesh dhe vendimmarrjesh të njëpasnjëshme që, në gjykimin tim, janë larguar nga parimet mbi të cilat duhet të ndërtohet dhe të funksionojë një Parti Demokratike.

Së pari, mënyra se si u trajtua funksioni im si Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun. Ndërkohë që imazhi dhe përgjegjësia publike e këtij funksioni vazhduan të përdoren, kompetencat reale që i përkasin këtij roli. Një funksion i zgjedhur me votë nga anëtarët e Këshillit Kombëtar që u kufizuan dhe në praktikë u zhveshën nga përmbajtja e tyre. Kjo nuk cenon vetëm një individ, por vetë parimin e përfaqësimit që buron nga vota.

Së dyti, përjashtimi sistematik nga përfaqësimi në këshillat bashkiakë i njerëzve me kompetencë dhe integritet, të cilët kanë një kontribut të provuar në terren. Në vend të një përfaqësimi të hapur dhe meritokratik, vendimmarrja është përqendruar në një rreth gjithnjë e më të ngushtë njerëzish, duke e kthyer përfaqësimin politik në një proces të kontrolluar dhe jo në një proces të vërtetë demokratik.

Së treti, mënyra e hartimit të listave të mbyllura për Qarkun e Durrësit, ku u lanë jashtë figura që kanë investuar vite të tëra pune dhe përkushtimi në terren. Kjo nuk është vetëm një çështje personale, është tregues i një kulture vendimmarrjeje që nuk respekton meritën dhe kontributin.

Së katërti, mënyra se si kjo forcë politike menaxhoi procesin për institucionin e Avokatit të Popullit. Në gjykimin tim, ky ishte një gabim politik dhe institucional që dëmton seriozitetin dhe besueshmërinë e opozitës.

Por mbi të gjitha, problemi themelor mbetet mungesa e hapjes reale brenda Partisë Demokratike. Një parti politike duhet të jetë hapësirë debati, ideje dhe përfaqësimi. Sot, fatkeqësisht, ajo funksionon brenda një rrethi të ngushtë njerëzish, ku shpesh mungon respekti minimal jo vetëm ndaj bazës, por edhe ndaj vetë strukturave dhe hierarkisë së saj.

Forma dhe mënyra e organizimit të funksionimit të kësaj force politike ka arritur në një pikë ku edhe anëtarët e Kryesisë mësojnë vendime të rëndësishme nga mediat dhe jo nga strukturat e partisë. Kjo nuk është mënyra se si duhet të funksionojë një parti demokratike dhe as mënyra se si respektohen institucionet e saj.

Për të gjitha këto arsye, kam vendosur të largohem, duke ruajtur mbi të gjitha integritetin tim personal dhe politik.

Dua të falënderoj të gjithë qytetarët, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit që më kanë qëndruar pranë gjatë këtij rrugëtimi 20-vjeçar. Besimi i tyre ka qenë motivimi im më i madh për të punuar çdo ditë me përgjegjësi dhe përkushtim.

Angazhimi im për të kontribuar për qytetarët dhe për jetën publike nuk përfundon këtu. Ai do të vazhdojë me të njëjtin besim se Shqipëria ka nevojë për një politikë më të hapur, më meritokratike dhe më të ndershme ndaj qytetarëve.

Etiketa: Jola HysajPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ra kjo protestë e u pamë!

08:46 : 04/07/2026
AKTUALITET

PD ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

17:44 : 03/07/2026
AKTUALITET

“Kush je ti?!”/ Protestuesit dëbojnë nga Komisariati nr.1 Balliun, Kaprin, e Muçin: Ik, shporruni!

14:58 : 02/07/2026
AKTUALITET

PD bojkotoi seancën, PS miraton me 72 vota ndryshimet në ligjin e SHISH

12:15 : 02/07/2026
AKTUALITET

“Mazhoranca po pengon opozitën”/ Grupit Parlamentar i PD: Nuk marrim pjesë në seancën parlamentare!

10:26 : 02/07/2026
AKTUALITET

Zgjidhet Kryesia e re e Partisë Demokratike, ja anëtarët e zgjedhur/ EMRAT

08:42 : 02/07/2026
Para

"Çifti bërthamor Balluku-Balla"

TË GJITHA

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

20:39 : 04/07/2026

Denoncimi i emigrantit nga Mynihu: Na kanë intimiduar që të mos marrim pjesë në protestë

20:22 : 04/07/2026

“Edhe 100 vite… në burg”, protestuesit urojnë Ramën për ditëlindje me tortë betoni

20:06 : 04/07/2026

Mes lekëve dhe protestave, Rama për median gjermane: S’mund t’u them jo 4 miliardëve

19:53 : 04/07/2026

Lamallari ‘në gjurmët’ e Ramës, kërcënon avokatin me heqje licence pas akuzave për dhunë në qeli

19:35 : 04/07/2026

“Diaspora është me ne”, qytetarët marshim drejt Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

19:22 : 04/07/2026

U arrestua gjatë protestës te Kuvendi, gruaja e Altin Hilës: E kanë burgosur pa të drejtë!

19:06 : 04/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobeten çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkHoliganbetultrabetnieuwsHoliganbetHoliganbetHoliganbetKickjojobetjojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetPerabetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom girişbetistbetcio