• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U ekstradua sot nga Londra, kush është “Lili”, pagoi Laert Haxhiun për të vrarë Albi Bashaliun

13:18 : 05/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Është ekstraduar këtë të enjte nga Anglia 48-vjeçari Lorenc Lala, një ndër anëtarët e grupit të Laert Haxhiut, i njohur ndryshe me pseudonimin “Lili”.

I njohur edhe me dy identitete, Lorenc alias Kristian Lala ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Ebasanit në tetor të 2023 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje për gjakmarrje”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Lala u kap më 19 qershor të 2025 në kuadër të operacionit “The Wanted”.

Grupi kriminal ku ai rezulton i përfshirë u godit pasi një prej anëtarëve, Artan Tafani vendosi të kthehej në një të penduar të drejtësisë, pas arrestimit.

Lorenc Lala akuzohet se ka porositur për gjakmarrje vrasjen e Albi Bashaliut, krim i regjistruar në fshatin Gjoçaj të Peqinit mëngjesin e 27 Dhjetorit të vitit 2021.

Lexo edhe:

Pjesë e grupit të Laert Haxhiut/ Apeli i Posaçëm ndryshon masën, liron Bujar Abedinin

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, burg përjetë për Laert Haxhiun

Artan Tafani ka dëshmuar në GJKKO se vrasjen e Albi Bashaliut e kanë kryer për një pagesë prej 30 mijë eurosh, të cilat ua ka sjellë Qamil Haxhiu, babai i Laertit, dhe që u nda në tri pjesë midis Laert Haxhiut, Lulzim Arapit dhe vetë Artan Tafanit.

I penduari i SPAK ka treguar se Laert Haxhiu u kishte kërkuar “kokën” e Bashaliut si nder për mikun e tij Lorenc Lala, që thirrej “Lili” dhe ky i fundit e donte për dy vëllezërit Xhahysa, ku njëri prej tyre quhej Enriko, të cilët pretendonin se ai u kishte vrarë babanë.

Tafani ka treguar me detaje edhe logjistikën e ngjarjes, nga shkuarjet në Peqin me makina me qira për të identifikuar viktimën deri tek ekzekutimi dhe largimi nga vendngjarja. Ai tregoi se gjatë kohës që ndodhi vrasja ishte fshehur me Laertin në një banesë me qira në zonën e Astirit. Sipas tij banesa ishte marrë me qira në emër të një shoqeje të të dashurës së Laertit.

Ndërkohë, i pyetur mbi personazhin Lorenc Lala, Artan Tafani ka deklaruar në sallën e gjyqit se “Lili” është krahu i djathtë i Saimir Taullaut, një personazh i krimit të organizuar në Lushnjë, i arrestuar për trafik të lëndëve narkotike. Familja e Taullaut njihet si rivale e grupit të Aldo Bares në Lushnjë, teksa në vitin 2005 kanë ekzekutuar Baki Taullaun, vëllain e Saimir Taullaut.

DËSHMIA NË GJKKO

Prokurori Behar Dibra: Si ju ka prezantuar Laert Haxhiu viktimën Albi Bashaliu para vrasjes?

Artan Tafani: Pasi ka komunikuar me Lorenc Lalën, na e ka shpjeguar edhe ne që do i bënim nder “Lilit” (Lorencit). Ata ishin miq të Laertit.

Prokurori Behar Dibra: Mund të na e sqarosh kush janë cunat e vrarë?

Artan Tafani: Di që ishin dy çuna qe ishin vëllezër, Enriko Xhahysa dhe një tjetër. Më tha që më kanë vrarë babanë. Pasi ka folur Laerti me Lilin, Enriko na dërgoi një video të një Volkswagen të viktimës. Viktima shiste pula zogj. Enriko kishte një moni cooper. Laerti na tregoi çfarë kishte veshur kur ishte në Rrogozhinë, por na tha që të shkonim në fshtin Gjonçaj, ku jetonte viktima, se na kishte thënë Laerti ta bënim në fshat vrasjen.

Mora një makinë me qira në rrugën e Elbasanit dhe shkova në Gjoçaj të Peqinit për të takuar të zotin e hallit, pra Enrikon, në qendër të Rrogozhinës më priste Enriko që të më tregonte shtëpinë e viktimës. Ai do tregonte ku kishte shtëpinë Albi Bashaliu dhe ku pinte kafenë. Enriko kishte veshur një bluzë gri me kapuç, hyri në makinë u shtrri. U nisëm për në fshat më tregoi lokalin, shtëpinë, pak më lart kishte shtëpinë Enriko. Nuk kam pasur takime të tjera. Këtij djali i kishin vrarë të atin. Më herët kam qenë me Lulzimin dhe Laertin në fshatin Gjoçaj për të parë vendin. Edhe atëherë ishim me një makinë me qira, që i merrja me një patentë false. Kishim një garazh në Astir, të Erisiano Abedinit, ku mbanim një ‘Audi’ për punë, domethënë për vrasje

Prokurori Behar Dibra: Është përmendur emri i Laertit?

Artan Tafani: Emri i Laertit nuk është përmendur, Enriko më ka thenë që jam nipi i Lilit, që është Lorenc Lala.

Prokurori Behar Dibra: Lorenc Lala ka qenë emër i njohur për ty?

Artan Tafani: Emër i njohur ishte, Lili është krahu i djathtë i Saimir Taullaut, i ka vrarë vëllain banda e Aldo Bares. E mbante pranë Saimiri. Lili mbante lekët e ktyre, Laertit, Saimirit.

Artan Tafani: Audi i bardhë ishte makina që përdorëm për vrasjen, e ngiste Lulzimi. Unë kisha Benz. Pastaj mora unë Audin, dhe Benzin gri e lamë më larg te një dyqan lulesh, që ta kishim gati. Ka qenë ora 4 i mëngjesit. Po e lë këtu deri në orën 8 i thashë atij rojes, se kam punë. Po mo, më tha. Pastaj ikim në Gjoncaj, 10 metra larg lokalit ku ndodhej viktima. Aty e bëmë vrasjen. Audin e kishte sjellë Ligor Romaçka, targat i solli Lulzimi. Kishim armë me silenciator, ma dha Bledar Berberi. Kishim dy armë, njëra TT, njëra me fisheke të veçkël fare, por njëra u përdor se tjetra nuk punoi. Një e kisha unë një e kishte Lulëzimi Me sa mbaj mend e kam shkrehur katër herë, dy herë në gjoks, dy herë në shpatull. U qëllua me 6 fishekë, me sa mbaj mend. Arma ishte personale e Bledar Berberit. E kam shkrep 2 herë në gjoks e herët e tjera në kurriz.

Pasi mbaruam punë dhe u krye atentati, Audi nuk u ndez. Në makinë kishim dy bidona me benzinë dhe vendosa ta digjnim në vendin e ngjarjes për të eliminuar çdo gjurmë. Mora mjetin tjetër tip Benz gri me targa greke. Në kthim, kaluam nga Kavaja dhe armën e çmontuam dhe e hodhëm pjesë pjesë gjatë rrugës. Në Tiranë e lamë makinën dhe u larguam në këmbë

Prokurori Behar Dibra: Po makina benz nga ishte siguruar?

Artan Tafani: Benzi ishte me targa greke. E përdorte në Shqipëri e dashura e Erisjanos. E merr Larti dhe e mbajmë ne. Më pas Laerti e çon atë në Greqi.

Etiketa: laert haxhiulorend lala

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pjesë e grupit të Laert Haxhiut/ Apeli i Posaçëm ndryshon masën, liron Bujar Abedinin

10:23 : 28/05/2026
AKTUALITET

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, burg përjetë për Laert Haxhiun

18:51 : 19/05/2026
AKTUALITET

“Me Laertin u veshëm si grua, me paruke e fustan”, Tafani tregon tentativën e vrasjes së Rexhep Ginës

12:34 : 14/05/2026
AKTUALITET

Artan Tafani dëshmon si u vendos tritoli në lokalin e Noizy-t

11:36 : 14/05/2026
AKTUALITET

Gjyqi për Laert Haxhiun, paraqiten në GJKKO babai dhe motra e reperit Noizy

11:14 : 13/05/2026
AKTUALITET

Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhiut/ Shtyhet seanca për Artan Tafanin dhe të pandehurit e tjerë

11:57 : 06/05/2026
Para

"Haram qumështi i nënës"/ Berisha: Rama argat i Serbisë, vepron për të mbrojtur veten e Ballukun

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom