• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkollë futbolli pa fusha, 91 nxënës të “Loro Boriçi” rrezikojnë të mbeten pa mësim nga një ngërç 6-vjeçar

21:39 : 03/03/2026
në AKTUALITET

Nxënësit e shkollës së mesme me orientim sportiv Shkolla e Mesme me Orientim Sportiv “Loro Boriçi” në Kamëz po përballen me një situatë paradoksale. Për të zhvilluar stërvitjen – pjesë e detyrueshme e programit mësimor – duhet të paguajnë tarifë për mirëmbajtjen e fushave. Në të kundërt, nuk lejohen të futen në to.

Bëhet fjalë për 91 nxënës që nga data 2 shkurt 2026 rrezikojnë të mbeten pa proces të plotë mësimor, pasi nuk është nënshkruar kontrata e qirasë për përdorimin e fushave sportive. Shkolla është shtetërore, por ambientet ku zhvillohen stërvitjet administrohen nga Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë, në varësi të Federata Shqiptare e Futbollit.

Kjo çështje është trajtuar edhe gjashtë vite më parë nga emisioni Fiks Fare, ku në vitin 2020 nxënësit deklaronin se paguanin rreth 70 mijë lekë në muaj për ndeshje dhe stërvitje. Në atë kohë, sipas denoncimit, nuk pati një reagim zyrtar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Sot, pas gjashtë vitesh, situata duket se është rikthyer në të njëjtën pikë: nxënësit nuk lejohen të stërviten dhe procesi mësimor është vënë në pikëpyetje.

Prindërit shprehen se fëmijët e tyre janë regjistruar në këtë shkollë pikërisht për të kombinuar mësimin me stërvitjen sportive. Shumë prej tyre jetojnë edhe në konvikt.

Lexo edhe:

Shkatërruan stolat e stadiumit “Loro Boriçi” dhe u përplasën me rivalët shkodranë, procedohen 6 tifozë të Elbasanit

Liga e Konferencës/ Vllaznia zyrtarizon axhendën për turin e dytë, rikthehet në “Loro Boriçi”

“Po të ishte vetëm për mësim, do ta mbaja në qytetin tim. E kam sjellë për sportin, për talentin që ka,” thotë një prind, i cili shton se nuk kishte dijeni që problemi ishte i hershëm.

Një tjetër prind ngre shqetësimin për mungesën e transparencës dhe zgjidhjes institucionale:
“Nëse ministria e ka braktisur shkollën, ta thotë hapur. Nuk mund të mbeten fëmijët pa zgjidhje.”

Sipas tyre, fondet për menaxhimin e shkollës miratohen në fillim të vitit, por për shkak të një ngërçi mes institucioneve, situata ka mbetur pezull. Edhe vetë nxënësit kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme.
Pas një takimi me prindërit, drejtori i shkollës ka konfirmuar se ekziston një ngërç institucional mes federatës dhe Ministrisë së Arsimit. Sipas një letërkëmbimi zyrtar, shkollës i mungon palestra për përgatitje fizike, ndërsa përdorimi i fushave të futbollit kushtëzohet nga pagesa ndaj FSHF-së.

Nga korrespondenca mes Ministrisë së Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit rezulton se objekti i shkollës nuk është në pronësinë e kësaj ministrie, ndonëse në kadastër figuron pronë shteti.

Ndërkohë, Bashkia Tiranë ka deklaruar se shkolla nuk është në inventarin e pronave të saj. Për këtë arsye, Ministria i është drejtuar Bashkia Kamëz për të nisur procedurat e kalimit të pronësisë, në mënyrë që të hapet rruga për financim dhe investime.

Zyra Vendore Arsimore Tiranë ka sqaruar se më parë fushat kanë qenë tokë shtetërore dhe përdoreshin pa pagesë, por tashmë janë nën administrimin e federatës, e cila kërkon mbulim të shpenzimeve sipas një standardi të ri.

Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, Adrian Haçi, deklaron se struktura është jofitimprurëse dhe kërkon vetëm mbulimin e kostove të mirëmbajtjes.

“Ne kemi kërkuar një marrëveshje. Edhe një pagesë simbolike do të mjaftonte, derisa të zgjidhet situata,” shprehet ai.

Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit konfirmon se veprimtaria sportive e shkollës zhvillohet në ambiente nën administrimin e FSHF-së dhe se janë ndërmarrë masa paraprake. Ministria i është drejtuar Bashkisë Kamëz për të nisur procedurat e marrjes në pronësi të objektit dhe paralelisht ka kërkuar takim institucional me Federatën për të garantuar vijimësinë e stërvitjes pa penguar procesin mësimor.

Ndërsa institucionet vijojnë shkresat dhe sqarimet mbi pronësinë dhe përgjegjësitë, nxënësit e “Loro Boriçi” mbeten në pritje./ TCH

Etiketa: Loro BoriciShkollë futbolli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkatërruan stolat e stadiumit “Loro Boriçi” dhe u përplasën me rivalët shkodranë, procedohen 6 tifozë të Elbasanit

12:43 : 17/02/2026
SPORT

Liga e Konferencës/ Vllaznia zyrtarizon axhendën për turin e dytë, rikthehet në “Loro Boriçi”

19:15 : 18/07/2025
Kreu i Bashkisë Shkodër, Benet Beci dhe presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi
SPORT

Bashkia Shkodër vendos të zhvillojë koncert në ‘Loro Boriçi’, Vllaznia: Po shkelet ligji!

16:11 : 16/06/2025
SPORT

Fiken dritat në “Loro Boriçi”, sfida Vllaznia-Laçi nis me vonesë

16:20 : 14/12/2024
SPORT

Vllaznia-Dinamo/ “Blutë” vendosin diktatin në “Loro Boriçi”, kryesojnë 2-0

20:24 : 04/12/2024
SPORT

Vikingur kundër “Arena Egnatia”, rrogozhinasit caktojnë stadiumin për sfidën e kthimit

18:05 : 25/07/2024
Para

Kadastra dhe noterja e ndëshkuar bëjnë çorap qytetaren, 4 vjet sorollatje për pronën

TË GJITHA

KAS vendos të shqyrtojë çështjen e Kryebashkiakut të Kuçovës, Maliqi: Hajdari të shkarkohet!

12:11 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom