• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Mbi 400 masakra tek civilët”, publikohen dëshmi dhe pamje tronditëse të gjenocidit serb në Kosovë

21:44 : 25/02/2026
në BOTA, RAJONI

Lexo edhe:

Vajza e Tahir Sinanit shpërthen ndaj Ballës: Po përdhoset gjaku i dëshmorëve të UÇK-së

Rama e quajti “komandant leshi”, Artur Meçollari nxjerr dokumentin për Dritan Goxhajn

Procesi gjyqësor ndaj ish komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u përmbyll me një pretencë që kërkonte nga 45 vite burg për secilin prej të akuzuarve.

Tashmë, trupi gjyqësor ka marrë kohë dhe nga dita në ditë pritet vendimi për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Por, teksa viktimat e represionit serb po mbahen prapa hekurave, drejtësia duket se ka harruar rreth 400 masakra që kanë kryer forcat e Milloshevicit ndaj popullsisë civile.

Ndërkohë në emisionin Inside Story janë publikuar dëshmi dhe pamjet nga parada e 1432 fëmijëve në bulevardin e Prishtinës në kujtim të bashkëmoshatarëve të tyre që u kthyen në martirë të makabriteteve serbe në Kosovë.

Fëmijët, ishin viktimat e pafajshme të luftës. Ata, janë ende plaga e hapur që shkaktoi barbaria serbe. Zyrtarisht, janë regjistruar 1133 fëmijë të vrarë dhe të zhdukur, por, shifra reale sipas mbledhësve të fakteve shkon 1432 viktima të mitur.

Kontribut të madh në këtë çështje, në dokumentimin e luftës së Kosovës dhe pasojat tek fëmijët dhe civilët ka dhe aktivisti Esat Shala. Ky i fundit ia ka dedikuar jetën mbledhjes së kasetave me pamje duke qenë arkivuesi më i madh i Luftës së UCK.

Ka dhe pjesë ku fëmijë të masakruar që nuk janë filmuar fare. Numri i fëmijëve të vrarë u zvogëlua gjatë luftës. Shteti e ka bërë 1133, por në fakt janë 1432 ku i kemi argumentuar unë dhe profesori Nusret Pllana. Kemi foto, datën e lindjes dhe datën e vdekjes, me shifër të saktë dhe shteti i Kosovës ka hequr 300 fëmijë, duke e bërë 1133, duke filluar nga presidenti, kryeministri e të gjithë me radhë. Janë bazuar në statistikat e Natasha Kandicit, serbe’- u shpreh Esat Shala, arkivues.

Në fakt, Esati ka dhe filmime të masakrave të tjera që nuk janë shumë të njohura sa i përket luftës së Kosovës, ose që nuk kanë pasur vëmendjen e duhur. Këto masakra të vërtetuara me prova, po i referojmë dhe në këtë dokumentar për të shërbyer si provë për drejtësinë…

“Masakra ka pasur mbi 400, por të filmuar të fëmijëve është masakra e Koliqit, shumë e rëndë është, në dalje të Prishtinës. Një oborr me fëmijë i masakruar dhe pak kush ka folur për masakrën e Koliqit”- u shpreh Esat Shala, arkivues

Nga 18 deri më 23 prilli i vitit 1999, në disa fshatra të Podujevës janë vrarë më shumë se 200 persona civilë. Fëmijë, të moshuar, gra, burra. Pamjet që shihni janë siguruar nga arkivisti Esat Shala. Ato, janë fiksuar në fshatin Koliq.

Në oborr, shihen qartë dhe trupat e dy fëmijëve, dy djem të vegjël, që nuk i kanë shpëtuar plumbave të xhelatëve serbë. Barbaria nuk njihte kufij. Madje, për tu siguruar për vdekjen, njëri nga të miturit është qëlluar në kokë. Pamjet janë të tmerrshme për tu transmetuar të pa censuruara. Ato, duhen bërë publike për të shërbyer si provë e përjetshme për gjenocidin që kanë ushtruar serbët ndaj shqiptarëve.

Aktivisti Shala, pjesë e një familje me kontribut në luftën çlirimtare të Kosovës, tregon dhe arsyen se pse ka nisur të merret me arkivimin e dokumenteve.

“Ideja ka filluar në 2005, kam qëndruar në mal gjatë kohës së luftës 98-99. Në atë kohë ka ardhur një gazetar norvegjez, me nofkën Peter, emrin Paul. Jam munduar ti gjej fotot dhe videot që na ka bërë mua dhe familjes. Kam pasur babën të arrestuar para viteve 90, xhaxhain. Në 90 vritet në demostrata, Sait Shala, pastaj vjen lufta 97-99, me 10 prill të 98, forcat serbe zhdukin xhaxhain tim, mjekun e parë të UCK, Xhavit Shalën. Po në atë vit, më 14 dhjetor 1998, bie heorikisht motra ime me dhëndrin, Luanin së bashku me 40 ushtarë në Has, gjatë kohës që po ktheheshin nga Shqipëria në Kosovë se kishin shkuar për armatim më modern”- u shpreh Esat Shala, arkivues. /Emisioni Inside Story

Etiketa: gjenocidi serb ne kosoveuck

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vajza e Tahir Sinanit shpërthen ndaj Ballës: Po përdhoset gjaku i dëshmorëve të UÇK-së

21:42 : 24/06/2026
AKTUALITET

Rama e quajti “komandant leshi”, Artur Meçollari nxjerr dokumentin për Dritan Goxhajn

19:47 : 23/06/2026
AKTUALITET

Ish-luftëtari i UÇK në protestë: Kërkojmë dorëheqjen e kompromis të Ramës

18:27 : 14/06/2026
RAJONI

Gjyqi kundër ish-krerëve të UÇK, ekspertët vënë në dyshim provat

16:59 : 11/05/2026
RAJONI

Pse u shty shpallja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së në Gjykatën Speciale?

18:55 : 08/05/2026
AKTUALITET

Shtyrja e vendimit për krerët e UÇK, Beci: Pse nuk flitet fare për krimet serbe

22:59 : 06/05/2026
Para

Vetingu i munguar i Ilir Prodës, dritë hijet e karrierës së kryepolicit

TË GJITHA

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomzirvebetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet