• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Dyfishim i identitetit”/ Diella e Ramës vijon punën, pavarësisht betejës ligjore me Bishën

19:00 : 25/02/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Më 11 shtator 2025, aktorja shqiptare Anila Bisha, e ulur me familjen përballë televizorit, po ndiqte prezantimin e kabinetit të ri qeveritar nga Kryeministri Edi Rama.

Vetëm pak minuta më vonë, e pa veten të emëruar ministre. Jo si një politikane prej mishi e gjaku, por si një avatar. “Diella”, të cilën Rama e prezantoi si ministren e parë virtuale në botë, kishte fytyrën dhe zërin e Bishës.

Për qeverinë, ky ishte një demonstrim i inovacionit teknologjik. Për Bishën, me një karrierë 40-vjeçare në teatër dhe film, një situatë e panjohur.” Në fillim qesha me familjen”- i tha ajo DW-së. “Nuk i kuptova pasojat që do të vinin më pas.”

Vetëm pesë muaj pas emërimit të “Diellës” si simbol i modernitetit digjital, çështja përfundoi në gjykatë. Bisha pretendon se nuk ishte informuar që avatari, i cili ishte prodhuar për të shërbyer në portalin qeveritar e-Albania, do të merrte rol ministror.

Sipas avokatit të saj, Aranit Roshi, kontrata ishte e kufizuar në objekt dhe qëllim. “Ishte një objekt ekskluziv, një qëllim i përcaktuar qartë. Imazhi dhe zëri i saj nuk mund të përdoreshin për asnjë produkt tjetër” – u shpreh ai.

Lexo edhe:

Pas “Diellës”, lind “Ylli”, asistenti me Inteligjencë Artificiale i fermerëve shqiptarë

Skëndërbeu i PD sfidon Diellën e PS: Unë kam kushtuar 100 euro, avatari i Ramës 4 mln euro

Qeveria i ka hedhur poshtë pretendimet duke deklaruar se padia “nuk ka bazë” dhe se është gjykata ajo që do të vendosë.

Gjykata rrëzon kërkesën për pezullim

Ndërkohë Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi të hënën (23.02) kërkesën për sigurimin e padisë të aktores Anila Bisha.

Në padinë kundër AKSHI-t dhe Këshillit të Ministrave, ajo kërkonte pezullimin e “Diellës” deri në vendimin përfundimtar të gjykatës, si edhe 1 milion euro dëmshpërblim moral. Me këtë vendim, masa e përkohshme nuk u pranua. “Diella” vijon të mbetet në funksion, por gjykimi i çështjes në instancën e parë do të vazhdojë.

Mbrojtje e të dhënave personale

Ekspertët ligjorë thonë se mosmarrëveshja nuk ka në thelb të drejtën e autorit, por mbrojtjen e të dhënave personale. “Thelbi i çështjes është shkelja e të dhënave personale”- thotë Elton Pepo, pedagog i asociuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Sipas tij legjislacioni shqiptar e konsideron imazhin dhe zërin si të dhëna personale dhe çdo përdorim i tyre duhet të jetë i kufizuar në kohë dhe në qëllim, sipas marrëveshjes kontraktuale. “Çdo përdorim përtej afatit apo qëllimit të rënë dakord në kontratë përbën shkelje,” shpjegon ai per DW.

Në padi janë përfshirë Këshilli i Ministrave, AKSHI, kompania private që prodhoi avatarin dhe Kryeministri Edi Rama. Bisha argumenton se përdorimi i imazhit dhe zërit të saj në një rol politik ka tejkaluar kufijtë e kontratës dhe ka cenuar identitetin e saj profesional dhe personal.

Sipas Mark Markut, dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dhe pedagog në Departamentin e Gazetarisë dhe të Komunikimit në Universitetin e Tiranës, raste të tilla përbëjnë një formë “dyfishimi identiteti”.

“Së bashku me imazhin, nuk shet edhe personalitetin tënd” – thotë ai për DW, duke nënvizuar se dhënia e të drejtës për përdorimin e portretit për një qëllim të caktuar nuk do të thotë transferim i bindjeve, vlerave apo rolit politik. “Askush nuk ka të drejtë të marrë identitetin e dikujt dhe ta përdorë përtej asaj që është rënë dakord.”

Sipas tij ekziston një dallim thelbësor mes një asistenti digjital dhe një ministri: i pari përgjigjet brenda parametrave teknikë; i dyti flet në emër të shtetit.

Inovacion nën hetim

Kur prezantoi “Diellën” si Ministre të Inteligjencës Artificiale, Kryeministri Edi Rama premtoi një epokë të re ku “prokurimet publike do të jenë 100% të pakorruptueshme dhe çdo fond publik 100% transparent”.

Në praktikë, avatari nuk është një projekt i izoluar, por pjesë e sistemit shtetëror të qeverisjes digjitale, i administruar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Pikërisht ky institucion menaxhon infrastrukturën digjitale të shtetit, përfshirë portalin e-Albania, ku “Diella” u implementua fillimisht, databazat shtetërore, sistemet IT dhe proceset e prokurimit. Në dhjetor 2025, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit vendosi masa sigurie ndaj zyrtarëve të lartë të AKSHI-t, në kuadër të një hetimi të SPAK për korrupsion të dyshuar dhe parregullsi në tendera që lidhen me infrastrukturën digjitale dhe kontratat e shërbimeve.

Perceptimi publik ka rëndësi

Hetimi ndaj AKSHI-t është juridikisht i ndarë nga padia e ngritur nga Bisha për përdorimin e imazhit të saj. Megjithatë, siç argumenton studiuesi i medias Mark Marku, perceptimi publik ka rëndësi. “Nëse akuzat ndaj AKSHI-t provohen, kjo cenon rëndë besueshmërinë e një procesi që u prezantua si mënyrë për të shmangur korrupsionin dhe për të eliminuar subjektivitetin njerëzor – atë që unë e quaj ‘homo corruptus’ në ndarjen e parave publike.”

Paralelisht me hetimet ndaj ish-drejtuesve të AKSHI-t, socialistët në Komisionin e Ligjeve vendosën me votat e tyre, më 16 shkurt, të ndryshojnë ligjin për qeverisjen elektronike. Kjo i hap rrugë agjencisë të krijojë ose të bashkëpunojë me shoqëri aksionare ku shteti zotëron të paktën 51% të aksioneve. Socialistët e cilësuan këtë si “korporatizim fleksibël financiar” pa cenuar kontrollin publik. Ndërsa opozita e kundërshtoi, duke argumentuar se ndryshimet vijnë në një moment kur AKSHI është nën hetim nga SPAK për tendera të dyshuar dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe garën. /DW

Etiketa: anila bishadiella

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas “Diellës”, lind “Ylli”, asistenti me Inteligjencë Artificiale i fermerëve shqiptarë

14:48 : 01/06/2026
AKTUALITET

Skëndërbeu i PD sfidon Diellën e PS: Unë kam kushtuar 100 euro, avatari i Ramës 4 mln euro

11:55 : 30/05/2026
AKTUALITET

Skandali i AKSHI-t/ ‘L’essentiel’: Diella rezulton një fiasko, miliona euro të përvetësuara

10:44 : 28/05/2026
AKTUALITET

Kushtetuesja mbyll shqyrtimin për “Diellën”, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

16:30 : 26/05/2026
AKTUALITET

Berisha: Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella”, avatar bosh

12:32 : 15/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!

18:44 : 13/05/2026
Para

"Të zbresim 24 orë në shesh"/ Lapaj tregon kushtet për t'u bashkuar me opozitën, kundër Ramës

TË GJITHA

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrjeje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetBetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom