• Kontakt
Saturday, July 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, deklarohen të pafajshëm 3 të akuzuarit

13:01 : 16/02/2026
në RAJONI

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nisi të hënën gjykimi për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë – pjesa veriore e Kosovës – ku të akuzuarit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviç dhe Igor Dimoviç u deklaruan të pafajshëm.

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj vëllezërve Viqentijeviç dhe Dimoviçit për veprat penale: “kërcënim i rendit kushtetues me anë të shkatërrimit ose dëmtimit të instalimeve dhe pajisjeve publike” dhe “kryerje e aktit terrorist”.

Dy të akuzuarit, Dragisha dhe Jovan Viqentijeviç, gjenden në paraburgim që nga arrestimi, menjëherë pas shpërthimit më 29 nëntor të vitit 2024, ndërsa Dimoviç mbrohet nga liria.

Përndryshe, seanca paraprake u shty për herë të parë më 24 dhjetor të vitit të kaluar, pasi avokatët mbrojtës të të pandehurve kërkuan përjashtimin e prokurorit Bekim Kodraliu, duke pretenduar se ai ishte i anshëm.

Gjykata e refuzoi kërkesën dhe Kodraliu mbeti prokuror.

Lexo edhe:

Serbia arreston një person në kufi me Kosovën nën dyshime për krime lufte

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Pas seancës së sotme dëgjimore, avokati mbrojtës, Millosh Delleviç, tha se mbrojtja do të paraqesë ankesë kundër aktakuzës dhe provave brenda afatit ligjor prej 30 ditësh.

“Ne presim një gjykim të drejtë, që propozimet e mbrojtjes për paraqitjen e provave të miratohen. Kemi disa dëshmitarë që konfirmojnë alibinë [e të pandehurve] dhe disa prova materiale që do t’i paraqesim, me qëllim përcaktimin e së vërtetës në këtë rast“, u tha ai gazetarëve.

Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq dyshohen se më 29 nëntor, 2024, rreth orës 18:50, së bashku me disa persona të tjerë – ende të panjohur – vendosën rreth 20 kilogramë eksploziv për përdorim ushtarak (TNT) brenda kanalit Ibër Lepenc, “në një çantë të lidhur me litar në një shtyllë betoni”, duke e pozicionuar “për të shkaktuar dëme serioze në infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë dhe energji elektrike”.

Dëmi material u vlerësua në rreth 400.000 euro.

Sipas aktakuzës, gjatë bastisjeve në shtëpitë e tyre – një në Zubin Potok dhe një në fshatin Prevllak të së njëjtës komunë – Policia e Kosovës gjeti dhe sekuestroi një sasi të konsiderueshme të armëve të luftës.

Në aktakuzë thuhet gjithashtu se Jovan Viqentijeviq, si anëtar rekrut i Shërbimit Ushtarak të Informacionit të Serbisë, “veproi dhe ndihmoi këtë shërbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente konfidenciale për t’i përdorur në aktivitetet e tij të paligjshme në territorin e Kosovës” dhe “për t’i dorëzuar ato të dhëna në takimet në Serbi”.

Në shtëpinë e të akuzuarit të tretë, Igor Dimoviq, policia gjeti tre karikatorë, një fishek, një thikë dhe disa uniforma ushtarake, të cilat u sekuestruan.

Prokuroria paraqiti si provë edhe raportin e ekspertizës gjeologjike të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) mbi mostrat e dheut në çizme, të marra në shtëpinë e vëllezërve Viqentijeviq.

Çfarë është Ibër–Lepenci?

Ndërmarrja kosovare Ibër–Lepenc, me seli në Prishtinë, furnizon me ujë të papërpunuar impiante industriale dhe shërben për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore.

Kjo ndërmarrje furnizon me ujë edhe disa qytete në Kosovë nga liqeni i Ujmanit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termocentraleve të saj.

Sipas faqes zyrtare të kësaj ndërmarrjeje, kompania është themeluar me vendim të Kuvendit të Kosovës më 28 shkurt 1967.

Ndërtimi i këtij hidrosistemi është zhvilluar në dy faza: faza e Ibrit, e cila përfundoi në vitin 1986, dhe faza e Lepencit, e cila nuk u realizua kurrë.

Sot, kjo ndërmarrje është shoqëri aksionare, 100 për qind në pronësi të Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më herët se të dhënat e inteligjencës tregojnë se tre të akuzuarit për shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc, kanë qenë të lidhur ngushtë me strukturat shtetërore serbe.

Beogradi zyrtar ka mohuar çdo lidhje me këtë shpërthim.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më herët se ka disa informacione se kush mund të jetë autori, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Ai ka shprehur gatishmërinë e Beogradit për të bashkëpunuar në kryerjen e hetimit me të gjitha organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.

Pas shpërthimit, kryeprokurori publik në Beograd, Nenad Stefanoviq, ka thënë se pret një “hetim gjithëpërfshirës për të përcaktuar të vërtetën dhe të gjitha faktet relevante”.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse autoritetet gjyqësore serbe kanë filluar ndonjë hetim. /REL

Etiketa: Ibër Lepenckosoveshperthim

Lajme të lidhura

RAJONI

Serbia arreston një person në kufi me Kosovën nën dyshime për krime lufte

17:10 : 03/07/2026
RAJONI

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

15:40 : 03/07/2026
RAJONI

Ekrem Bajroviç dënohet me 12 vjet burgim në rigjykim për krime lufte në Kosovë

15:28 : 03/07/2026
RAJONI

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, tre të plagosur

15:41 : 02/07/2026
RAJONI

Qeveria e Kosovës: Sulmet ndaj policëve inkurajohen nga vetë Vuçiçi

17:20 : 01/07/2026
RAJONI

‘Kosova pritet të humbasë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes’

16:26 : 01/07/2026
Para

Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën Maliq–Lozhan–Strelcë, paralizohet qarkullimi

TË GJITHA

Qytetarët dhe diaspora “zbarkojnë” në Sheshin Skënderbej, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:43 : 04/07/2026

Protestat kundër Ramës, Demokratët Evropianë: Evropa duhet të qëndrojë në krah të të rinjve guximtarë

18:26 : 04/07/2026

U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg

18:19 : 04/07/2026

Bota po merr shembull nga Kina, makinat elektrike përhapen gjithnjë e më shumë

18:02 : 04/07/2026

Protestat në Sardenja ndalojnë ndërtimin e resortit, eurodeputetja italiane që vizitoi Shqipërinë: Fitore e qytetarëve

17:51 : 04/07/2026

Me flamuj nëpër makina, emigrantët mbërrijnë në Tiranë

17:25 : 04/07/2026

OBSH shpall fundin e epidemisë së hantavirusit, shërohet edhe pacienti i fundit

17:11 : 04/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobeten çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkHoliganbetultrabetnieuwsHoliganbetHoliganbetHoliganbetKickjojobetjojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetPerabetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom girişbetistbetcio