• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Elon Musk sfidon Jeff Bezos për koloninë e parë në Hënë

08:52 : 16/02/2026
në BOTA

Themeluesi i SpaceX, deri tani, kishte përqendruar vëmendjen te udhëtimet drejt Marsit. Tani përparësia e re është “një qytet i vetëqëndrueshëm në Hënë”.

Gara për në Hënë nuk është më një sfidë mes superfuqive, por mes super të pasurve të epokës digjitale: kush do ta bëjë të mundur kolonizimin e satelitit natyror të Tokës? Elon Musk apo Jeff Bezos?

Për ego dhe pasuri po aq të pakufishme, një planet i vetëm nuk mjafton, shkruan La Repubblica. Dhe ja që themeluesi i Tesla dhe ai i Amazon prej kohësh i projektojnë ëndrrat e tyre të madhështisë drejt hapësirës. Por nëse në të kaluarën konkurrenca mes të dyve kufizohej te anijet që bëjnë vajtje-ardhje me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, i cili rrotullohet rreth Tokës në 400 km lartësi, tani ata do të përballen për një objektiv shumë më ambicioz: të rikthejnë qeniet njerëzore në Hënë për herë të parë që nga viti 1972.

Kthesa ndodhi javën e kaluar, kur Elon Musk njoftoi një ndryshim rrënjësor të strategjisë për kompaninë e tij. Që nga krijimi i saj në vitin 2002, Musk kishte bërë të qartë se objektivi ishte kolonizimi i Marsit. Dhe kujtdo që i sugjeronte të përqendrohej te Hëna, ai i përgjigjej: “Hëna është vetëm një shpërqendrim”.

Lexo edhe:

Jeff Bezos vlerëson Trump: Më i pjekur dhe i disiplinuar në mandatin e dytë

Përplasja për kontrollin e OpenAI, Musk humb betejën ndaj Altman

Më 9 shkurt, Musk njoftoi në rrjetin e tij social ndryshimin e kursit: “SpaceX ka zhvendosur vëmendjen te ndërtimi i një qyteti të vetëqëndrueshëm në Hënë, pasi mund ta realizojmë brenda më pak se 10 vjetësh, ndërsa në Mars do të duheshin më shumë se 20 vjet”.

Po atë ditë, Jeff Bezos postoi një foto enigmatike të një breshke, pa asnjë tekst. Breshka është kafsha që shfaqet në stemën e Blue Origin, kompania hapësinore e Bezos. Përveç kësaj, ajo është protagonistja e fabulës së Ezopit që mund një lepur më të shpejtë, por tepër të sigurt në vetvete. Dhe pak ditë më vonë, pronari i Amazon pezulloi programin e tij të turizmit hapësinor për t’i lejuar Blue Origin të përqendrohej te Hëna.

Por mes dy sfidantëve, kush është më përpara në garën për në Hënë? Dhe çfarë roli luan NASA, e cila brenda pak javësh pritet të nisë misionin Artemis III, me një ekuipazh njerëzor në bord që do të fluturojë rreth Hënës për t’u kthyer më pas në Tokë pas 10 ditësh? “Agjencia hapësinore amerikane do t’u drejtohet të dy furnitorëve për të siguruar raketa “, përgjigjet Roberto Battiston, fizikant në Universitetin e Trentos dhe prej pak javësh president i Komitetit Europian për Shkencat Hapësinore. “Planet e NASA-s për kolonizimin e Hënës bazohen në një kombinim prej dy raketash”, shpjegon ai. “Njëra që transporton vetëm astronautë, si ajo që pritet të ngrihet në ditët në vijim. Dhe një raketë e madhe ngarkese, e aftë të çojë në Hënë tonelata pajisjesh, për ta bërë të mundur jetën njerëzore në një mjedis armiqësor. SpaceX ka raketën Starship, e rikuperueshme pas çdo lëshimi, që të paktën në teori mund të transportojë 100 tonë. Deri tani, edhe pse nuk ka arritur kurrë të fluturojë me ngarkesë të plotë, mbetej e vetmja në treg. Pastaj, nga hija doli Bezos me Blue Origin, që disponon teknologjinë e nevojshme, pasi ishte e para që arriti të rikthejë në tokë fazën e parë të një rakete në vitin 2015”.

Ky rizbulim i Hënës fsheh dinamika ekonomike dhe teknologjike shumë tokësore. “Musk dhe Bezos drejtojnë dy perandori, të ardhmen e të cilave duhet ta garantojnë”, vëren Battiston. “Amazon, për shembull, nuk mund të mos ketë një rrjet të vetin satelitësh të avancuar. Dhe në fakt po zhvillon raketa për këtë qëllim. Por ndërkohë, pak ditë më parë, raketa europiane Ariane 64 në fluturimin e saj inaugurues vendosi në orbitë 32 satelitë të Bezos. Në anën tjetër, nuk besoj se Tesla do të vazhdojë të fokusohet vetëm te makinat elektrike, sepse ka shumë konkurrencë në atë fushë. Së shpejti mund të ndërtojë më pak makina dhe më shumë robotë. Për Tokën apo për hapësirën”.

Etiketa: Elon MuskJeff bezos

Lajme të lidhura

BOTA

Jeff Bezos vlerëson Trump: Më i pjekur dhe i disiplinuar në mandatin e dytë

15:46 : 20/05/2026
Teknologji

Përplasja për kontrollin e OpenAI, Musk humb betejën ndaj Altman

16:41 : 19/05/2026
BOTA

Përplasja për kontrollin e OpenAI, Musk humb betejën ndaj Altman

21:52 : 18/05/2026
BOTA

Beteja e miliarderëve/ Musk dhe krijuesi i ChatGPT, nga shokë përplasen në gjykatë

22:41 : 17/05/2026
BOTA

Elon Musk dhe shefi i Nvidias midis CEO-ve që i bashkohen Trump në udhëtimin në Kinë

10:27 : 13/05/2026
BOTA

Forbes publikon listën e miliarderëve: 5 më të pasurit në botë për vitin 2026

19:26 : 28/04/2026
Para

PS po cënon standardet e parlamentarizmit! Si po injorohen nismat ligjore të opozitës në Kuvend

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom