• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Bordi i Paqes”/ Ish-ambasadori: A do ia heqë 1 mld dollarë Rama shqiptarëve që janë gati si në Gaza

15:02 : 19/01/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, ka komentuar ftesën e presidentit Donald Trump për qeverinë Rama, për të qenë pjesë e ‘Bordit të Paqes’ për Gazën.

I ftuar në News24, Nesho ka deklaruar se ftesa ishte për Shqipërinë dhe jo personalisht për Edi Ramën, ndërsa ka treguar edhe qëllimin e këtij bordi, që sipas Trump përfshin disa pika dhe plane konkrete për rimëkëmbjen e Gazës pas lufte.

“Ideja e këtij bordi lindi me rezolutën e këtij këshilli që pranon se zgjidhja e konfliktit në Gaza, të ketë një plan me 3 nivele, ku në krye do të jetë një bord i paqes. Më pas është qeveria dhe më tej do të jetë qeveria lokale që do të zbatojë dhe implemetojë programet që duhen për të riaktivizuar ekonominë e vendit. Janë 7 emra ku përfshihen Drejtori i Bankës Botërore, dhëndri i Trump-it, i dërguari special për lindjen e Mesme, njeriu më i rëndësishëm është Rubio dhe Tony Blair. Është një projekt kompleks, ku dihet që roli i Tony Blair, ka marrë pjesë për të rindërtuar Gazën që do të sjellë jo vetëm ndryshim të pamjes së vendit, por dhe rigjenerim i të kushteve dhe krijim i një klime të re rindërtimi.”, tha ai.

Nesho shtoi më tej se Rama nuk duhet të krijojë një aureolë për këtë çështje, por të tregojë sipas tij se çfarë do të sjellë në tryezën e paqes. Ai ngriti më tej pyetjen se “A do ia heqë 1 mld dollarë Rama shqiptarëve që janë gati si në Gaza”

“Bordi i Paqes janë vendet që dëshirojnë të bashkëpunojnë me SHBA, jo vetëm me këtë projekt, por me projekte të tjera alternative. Ideja dhe vizioni Trump është që të krijojë një vend më të sigurt, me alternativa më shumë. Kjo është mundësi e madhe për Shqipërisë, duke qenë se ka si qëllim bashkëpunimin me SHBA. Ftesa duhet përkrahur, por ka dhe gjëra të tjera që duhet t’i diskutojmë. Në kartën e re të bordit të paqes, vihet një kusht ku vendet e paqes të kenë një kontribut prej 1 mld dollarë. Ky bordi i paqes do të ketë një linjë, vendimmarrje jo shumë horizontale, por kryetari i bordit, që është presidenti i SHBA-ve, do të ketë të drejtë të vendosë veton e anëtarëve të bordit. Pra do të ketë një linjë vertikale që do të tregojë dakordësi me SHBA se sa vendimmarrje. Para disa orësh, edhe organet kryesore të shtypit në SHBA, kanë thënë se çështja e 1 mld dollarëve, përgjigja ishte diplomatike; SHBA presin që këto vende, të kontribuojnë për të pasur Bordi i Paqes në veprimtarinë e tij dhe një segment që vjen nga përdorimi i tij. Nuk është ftesë për zotin Rama. Se ai bën gabim që e thotë ashtu. Është ftesë për Shqipërinë, nuk dihet kontributi i Ramës në politikën ndërkombëtare. Një herë del kundër veprimtarisë së SHBA, kam parasysh me konferencën e Romës, apo kritikat që ka bërë me zotin Macron në Bruksel. Ai ka qenë kundërshtar i heshtur i zotit Trump. Vietnami është ftuar, Rusia, apo dhe shtete të tjera. Rama pas dy muajsh mund të mos jetë në pushtet, për shkak të lidhjeve të tij me krimin e Sinaloa-s. A do ia heqë 1 mld dollarë Rama shqiptarëve që janë gati si në Gaza? Që pensionistët janë në kushte të vështira, apo dhe qytetarët shqiptarë largohen për shkak të kushteve ku jetojnë?!”, tha Nesho.

Lexo edhe:

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

Etiketa: Agim Neshobordi ipaqesdonald trumpEdi RamaGazalufte

Lajme të lidhura

BOTA

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Leja e Ramës/ Kreu i “Grupit Aruba”, Artur Shehu, me restorant brenda në det, ujërat e ndotur derdhen në breg

09:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026
Para

FMN: Rritja e tarifave nga Trump rrezik i madh për ekonominë globale

TË GJITHA

Shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit, kallëzohet penalisht pas dyshimeve për abuzime me fondet/ EMRI

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş