• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dokumentet daneze: SHBA kërkoi fshehurazi informacione ushtarake për Groenlandën

15:35 : 18/01/2026
në BOTA

Dokumente të panjohura më parë nga mbrojtja daneze tregojnë se Ministria e Mbrojtjes dhe udhëheqja e lartë ushtarake daneze ishin të shqetësuar se Shtetet e Bashkuara, në mënyrë informale dhe pa përfshirë Kopenhagenin, po përpiqeshin t’i bindnin kolegët danezë në Groenlandë të dorëzonin informacione në lidhje me instalimet ushtarake, portet dhe bazat ajrore në Groenlandë.

Kështu raporton gazeta daneze Berlingske, e cila i referohet dokumenteve të vitit 2025, të Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Danimarkës, të cilat i ka parë në një version të redaktuar për arsye të sigurisë kombëtare.

Sipas gazetës, kontakti dyshohet të ketë ndodhur jashtë kanaleve zyrtare, përkatësisht Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe udhëheqjes ushtarake daneze. Dokumentet tregojnë se një ushtarak amerikan, në dy raste brenda një intervali prej gjashtë ditësh gjatë janarit 2025, i ka kërkuar informacion Komandës së Arktikut, strukturës ushtarake daneze përgjegjëse për Groenlandën.

Berlingske shkruan se kërkesat lidhen me infrastrukturën e Groenlandës. Herën e parë kërkesa është bërë më 16 janar 2025, ndërsa më 26 janar Ministria e Mbrojtjes është njoftuar sërish se i njëjti person i paidentifikuar kishte kërkuar informacion shtesë.

Ministria u informua menjëherë për shkak të “klimës strategjike” në lidhje me Groenlandën. Po ashtu u informua edhe e gjithë udhëheqja e lartë e mbrojtjes daneze, përfshirë Shefin e Mbrojtjes.

Lexo edhe:

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

Zhvillimet vijnë në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar vazhdimisht gjatë vitit të kaluar se SHBA-të synojnë të marrin kontrollin e Groenlandës, duke përshkallëzuar së fundmi edhe retorikën. Të shtunën, Trump shkroi në rrjetin social Truth Social se Danimarka dhe disa vende evropiane do të përballen me tarifa shtesë për shkak të mosmarrëveshjeve mbi Groenlandën.

Në fillim të janarit 2025, konkretisht më 7 janar, Groenlandën e kishte vizituar edhe Donald Trump Jr., djali i presidentit amerikan. Megjithatë, sipas Berlingske, mbetet e paqartë nëse informacioni i kërkuar iu dorëzua realisht SHBA-së dhe, nëse po, çfarë përmbajtjeje kishte ai. Gazeta thekson se është e qartë që forcat daneze në Groenlandë iu përgjigjën kërkesave amerikane me mirësi dhe frymë bashkëpunimi.

Ministria daneze e Mbrojtjes nuk ka pranuar të komentojë mbi këtë çështje. Ndërkohë, Ambasada amerikane në Kopenhagen i tha gazetës se “nuk duhet të habisë askënd” fakti që SHBA-të mbajnë dialog dhe kontakte me partnerët në Groenlandë dhe Danimarkë, “teksa punojmë së bashku për të garantuar sigurinë në të gjithë aleancën dhe në Arktik”.

 

Etiketa: GroenlandaSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026
AKTUALITET

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026
BOTA

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026
BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
Para

Tarifa për vendet që dërguan trupa në Groenlandë/ Meloni: Duhet të shmangim përshkallëzimin

TË GJITHA

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom