• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trekëndëshi Balluku-Abazi-Ademi/ E vërteta për bllokimin e aeroportit të Vlorës

21:36 : 15/01/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Duke hetuar aferat e korrupsionit të Belinda Ballukut me rrugët, prokurorët e SPAK mund të kenë rënë në gjurmët e të vërtetës për aeroportin e Vlorës, projekti gjigand infrastrukturor që është futur në ngërç për një mosmarrëveshje mes aksionerëve.

Në dukje, ngërçet ligjore dhe pretendimet e palëve mund të ngjajnë të komplikuara, por me pak vëmëndje kuptohet qartë se cili është ndikimi i fuqishëm në prapaskenë; se kush është dora që në njërën anë ka paralizuar projektin përmes gjykatave, ndërsa në anën tjetër luan me opinionin publik duke përdorur mediat, me synimin për ta gllabëruar thuajse gjysmën e investimit.

Pak ditë më parë, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqitën në shtëpitë dhe zyrat e biznesmenëve që rezultojnë përfitues nga tenderat e rrugëve të Belinda Ballukut. Një prej këtyre operacioneve u krye në banesën dhe zyrën e Arbër Abazit, biznesmen shumë i afërt me zv.kryeministren përmes lidhjeve të ngushta familjare, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj.

Arbër Abazi, bashkëjetues me vajzën e tezes të Belinda Ballukut

Kontrollet në banesën e Arbër Abazit lidhen me hetimin e tenderave të loteve të Unazës së Madhe të Tiranës.

Emri i tij ka dalë në hetimin e procedurave për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7, ku fitues është shpallur bashkimi i kompanive “Alko-Impex General Construction&2T’ sh.p.k.

Lexo edhe:

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

Kompania e tij është Alko-Impex General Construcion dhe Arbër Abazi përveç se është familjar i Belinda Ballukut, si bashkëjetues me vajzën e saj të tezes, njihet në Tiranë edhe si nip i ish-deputetit të Partisë Socialiste Sadri Abazi.

Por ajo që tërheq vëmëndjen është se kompania e tij ‘Alko-Impex General Construction’ është degë e kompanisë me të njëjtin emër e regjistruar në Kosovë, ku zotërohet nga shtetasi kosovar Imer Ademi. (Shiko faksimilen më poshtë)

Faksimile që tregon se ALKO IMPEX është në pronësi të Ymer Ademit

Të dy këta biznesmenë, Imer Ademi dhe Arbër Abazi kontrollojnë edhe shoqërinë koncesionare ‘Kukur Hydro Energy’. Këtu Arbër Abazi është regjistruar si administrator.

Me pak fjalë, se Abazi dhe Ademi, së bashku kanë krijuar një lidhje të ngushtë në biznes, një ortakëri që rezulton të sjellë fitime nga fondet shtetërore përmes tenderave që tashmë po hetohen intensivisht nga SPAK.

Valon Ademi

Vetëm se historia nuk mbyllet këtu. Për shumëkënd emri i Ymer Ademit nuk do të thotë asgjë, pasi ai është një personazh me profil të ulët publik, por ai është edhe babai i Valon Ademit, aksionerit më të vogël të aeroportit të Vlorës, që po mban të bllokuar investimin me pretendimet e tij për të kaluar nga 2% në 49% të investimit dhe që ka vënë në lëvizje jo vetëm gjykatat dhe mediat pranë qeverisë.

Lidhja Valon Ademi-Arbër Abazi-Belinda Balluku është edhe arsyeja se përse po mbahet i bllokuar aeroporti i Vlorës, por i jep edhe një shpjegim angazhimit të gjykatave dhe mediave në këtë çështje.

Behgjet Pacolli duke folur për mosmarrëveshjet me aeroportin e Vlorës

I prekur nga qasja e Belinda Ballukut në raport me atë vetë ka qenë edhe biznesmeni i MABCO, Behgjet Pacollli, gjë që e ka shprehur në emisionin Opinion.

Nuk do shumë për të dalë në përfundimin se ky rrjet njerëzish me lidhjet e tyre që tashmë po hetohen nga SPAK qëndrojnë në prapaskenë të presioneve që bëhen për të bllokuar aeroportin e Vlorës dhe që shkojnë përtej një biznesmeni si Valon Ademi.

Vetëm ky konglomerat pushteti dhe parash që zgjatohet nga Prishtina në zyrat e zv.kryeministres Balluku e shpjegon edhe angazhimin e mediave pranë qeverisë për të mbajtur anën e biznesmenit Valon Ademi duke sulmuar Behgjet Pacollin.

Por edhe për t’i dhënë një gjykateseje garancinë se mund ta rrëzojë një vendim të një shkalle më lart, sic është skandali me vendimin e gjyqtares Marjana Sheganit që nga salla e gjyqit në Gjykatën e Shkallës së Parë rrëzoi një vendim që ishte dhënë më parë nga Gjykata e Apelit për aeroportin e Vlorës./Lapsi.al/

Etiketa: aeroporti i vloresspakUnaza e madheValon Ademi“Alko Impex General Construction

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

11:35 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

10:17 : 14/07/2026
AKTUALITET

“4.3 mln euro për koncertin privat”/ Këlliçi: Rama votoi faturën e turpit në Kuvend

19:13 : 13/07/2026
AKTUALITET

GJKKO rikthen për hetim në SPAK dosjen e Elvis Roshit

16:34 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Kanye West në SPAK“/ Bardhi-Manjës: Bën rolin e budallait për llogari të Ramës!

15:48 : 13/07/2026
Para

Ngrirja e vizave/ Curi: Ja pse DASH pezulloi edhe emigrantët shqiptarë

TË GJITHA

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş