• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera Durana/ Emrat e 46 kompanive që nuk paguajnë taksa në parkun fiktiv

16:22 : 10/01/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, gjatë rrëfimit të tij të katërt për atë që ai i quan aferat më të mëdha ekonomike të qeverisë Rama, denoncoi një aferë të re korruptive; afera Durana, me protagonistë qeveria Rama (Elira Kokona) dhe rreth 50 kompani private përfituese. Afera Durana është një mekanizëm korruptiv i qeverisë për shmangien e taksave për një listë biznesmenësh dhe oligarkësh klientë.

(Kompanitë e regjistruara në Durana Techpark në Durrës për të shmangur taksat)

Më konkretisht, në Xhafzotaj të Durrësit, Edi Rama, përmes Elira Kokonës, ka krijuar një parajsë fiskale, një park teknologjik shkencor fiktiv, i quajtur Durana Tech Park. Në këtë zonë që ekziston vetëm në letra janë regjistruar fiktivisht 46 kompani, duke përfituar status fiskal të favorshëm, ndërsa aktivitetin real e zhvillojnë në Tiranë.

Po kush janë biznesmenët përfitues të aferë Durana?

Lexo edhe:

Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit

Qeveria po shpenzon më shumë për rroga e “kancelari” sesa për investime publike

Mes tyre janë dy biznesmenët dosjes së AKSHI-t, Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi, në kërkim nga SPAK pastrim parash, shkelje e barazisë në tendera e kryer në formën e bashkëpunimit të grupit kriminal, heqje e paligjshme e lirisë, konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal. Beqiri qëndron pas kompanive Nsolution dhe Al Soft.

Mes përfituesve rezulton edhe Fiona Fullani, vajza ish Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, bashkë me ortakët në komapninë Kudon, Elion Sherifaj, Ardian Çekiçi dhe Adrian Bala. Nga afera Durana ka përfituar duke mos paguar taksa edhe biznesmeni Armand Sharra me kompaninë TAG Engineering, përfitues i miliona eurove para publike, përmes tenderave sekretë dhe publikë.

Dhjetëra biznesmenë të tjerë janë pjesë e skemës së Edi Ramës dhe Elira Kokonës për të mos paguar taksa. Të përfshirë rezultojnë Bledar Dhima, Gëzim Hoxha, Jona Bojdari, Sara Aga, Rigels Hoxha, Kreshnik Rexha, Arjola Koromani, Ervid Mançe, Renis Tërshana, Gjergji Robo, Elon Ciko, Henklajd Sadushi, Xheni Kobuzi etj.

Disa të dhëna rreth aferës Durana

“Durana” / Kompanitë pjesë e shoqatës së Ermal Beqirit

Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI) është shoqata që drejtohet nga biznesmeni Ermal Beqiri, në të cilën janë anëtarësuar rreth 50 kompani shqiptare dhe të huaja që kanë si objekt aktivitetin e tyre në fushën kompjuterike dhe dixhitalizimit.

Ky këshill është krijuar vitin e kaluar në dhjetor 2024, me qëllim zbatimin e një projekti teknologjik me vlerë miliona euro, që qeveria “Rama 4” synon të ndërtojë në zonën e Xhafzotaj të Durrësit.

Bëhet fjalë për një projekt të quajtur “Durana Tech Park”, ku pronare e saj është Korporata e Investimeve Shqiptare, drejtoreshë e së cilës është Elira Kokona, ndërsa administrator të saj janë emëruar Gjergji Taho dhe Florensa Kovaçi.

“Durana Tech Park”, rezultun e rregjistruar në 20 shkurt 2025 në Qëndrën Kombëtare të Biznesit dhe është themeluar gati 1 muaj e gjysëm, pasi Ermal Beqiri krijoi shoqatën “ACTI”.

Pjesa më e madhe e kompanive shqiptare, ju bashkuan kësaj shoqate ACTI, ku anëtarët e saj u ndanë në disa kategori, si: anëtarë Individual të cilët duhet të paguajnë një tarifë prej 50 euro në vit.

SKANDALI/ "Durana", një zonë offshore në Durrës ku

Anëtarë Silver, të cilët duhet të paguajnë një tarifë prej 1 mijë euro në vit, anëtarë Gold, të cilët duhet të paguajnë një tarifë prej 5 mijë euro në vit dhe anëtarë Platinium për të cilët nuk ka një tarifë zyrtare, por drejtuesi Ermal Beqiri, sugjeron ta kontaktojnë.

Çdo anëtar Individual, Silver, Gold dhe Platinium ka akses në disa të dhëna, në raport me vlerën e pagesës që kryen.

Anëtarë të kategorisë Platinum janë kompanitë Soft Solution e Ermal e Beqirit, “Helius Sistem”, “Fastech”, “Hard Tech”, “Albict”, “Kreatx”, “DEV”, “Communication Progres” e të tjera.

Ndërsa tek kategoria “Gold Members” janë “Horizon” sërisht e Ermal Beqirit, “ALBA SCAN”, “Introvus Solutions”, “R-T Group”, “Evolutivo Albania”, “ATOM Computers”, “ISEC”, “Synapse” TES-96, “Axians”, “EA-Solution”, “Atrax Softëare Solution”, “Starnet”, “CyberFarm”, “Baboon”, “Fenix” dhe kompani të tjera që numri i tyre shkojnë diku tek 50 të tilla.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se “ACTI”, është thembra e Akilit pasi nga këtu pilotohen projektet inovative që çelen më pas nga institucioknet qeveritare përfshirë këtu dhe AKSHI-n.

Këshilli i “ACTI” është strofka ku krijohen Bashkimet e Operatorëve Ekonomike, krijohen marëveshjet për investime në sektorin publik, ku përlahen më pas tendera miliona euro për investime në teknologji, shuma këto që rrjedhin nga taksat e shqiptarëve.

Kjo shoqatë drejtohet nga Ermal Beqiri, lidhje shumë e ngushtë e biznesmenit Ergys Agasi. Beqiri dikur ishte një ekspert i vogël IT-je, ku emri i tij për herë të parë mori vëmëndje në publik, kur Gjykata e Lartë e emëroi si njërin nga 3 ekspertët për analizimin e vërtetësisë së video-skandalit Meta-Prifti.

Në atë kohë Beqiri, doli në konkluzjonin se video ishte e paqartë për shkak të decibelit të ulët të zërit. Për pasojë Gjykata e Lartë më pas vendosi deklarimin e pafajshëm të Ilir Metës, të cilin Prokuroria e Përgjithshme e akuzonte në atë kohë për veprën penale të “Korrupsionit”.

Më tej në vazhdim, kur Meta hyri në qeveri me Edi Ramën, Ermal Beqiri dhe kompanitë e tij rezultuan fituese të disa prej tenderave të majmë në disa institucione që drejtoheshin nga LSI, si Ministria e Drejtësisë e të tjera.

Zgjerimi dhe ngritja e kompanive të Ermal Beqirit, vijon në kapjen e dhjetëra tenderave të tjerë, duke arritur të depërtojë dhe tek AKSHI Agjensia Kombëtare e Shoqërisë dhe Informacionit.

Këtu, Ermal Beqiri në bashkëveprim me Ergys Agasin dhe skuadrën e çunave, arritën të çajnë monopolin e krijuar prej vitesh nga biznesmeni i “ABS” Gerond Meçe dhe Armand Frangu që zotëron kompanitë “B360” dhe “Sirma”.

Në dhjetor 2024, disa kompani të organizuara nga Ermal Beqiri krijojnë Këshillin Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI), duke arritur të themelojnë një monopol të ri të investimeve mbi teknologjinë dhe inovacionin.

Ndërsa në 20 shkurt 2025 rregjistrohet në Qëndrën Kombëtarë të Biznesit, kompania shtetërore “Durana Tech Park”. Ky projekt ende nuk është hapur në teren.

Por tashmë shoqata “ACTI” ka hedhur bazën e ndërveprimit për kapjen e tenderave dhe ndarjen e influencave mes tyre.

“…shoqata jonë nuk është thjesht një bashkim profesionistësh të teknologjisë, por është një lëvizje me frymë të përbashkët. Një qasje e re që synon të ngrejë zërin e sektorit tonë, të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe të forcojë rolin e teknologjisë në zhvillimin ekonomik dhe institucional të Shqipërisë…”-thuhet në një dokument të siguruar nga gazetari Qyno.

Më tej thuhet se: ”…kemi fatin të jemi pjesë e një vendi që ndonëse shpesh nënvlerësohet,ka shkëlqyer në rajon për ritmin e digjitalizimit. Ky sukses është fryt i punës dhe përkushtimit të shumë prej jush. Por tani është koha të shkojmë edhe më tej…”

“…të mos mbetemi thjesht zbatues të kërkesave, por të bëhemi aktorë të politikave publike, eksportues të zgjidhjeve shqiptare, dhe ndërtues të një ekosistemi që prodhon vlerë këtu, në Shqipëri…”-thuhet në dokument.

Për këtë qëllim, ACTI synon dhe mer përsipër të angazhohet në dialog politik dhe institucional, për të përfaqësuar interesat tona aty ku merren vendimet.

Të ofrojë mbështetje ligjore dhe organizative, për t’ju orientuar në fusha si tenderët publikë, pronësia intelektuale, tatimet dhe standardet ndërkombëtare.

Si dhe nxisë bashkëpunime dhe projekte ndërkombëtare, që do të ndihmojnë në eksportin e dijes dhe shërbimeve tona./Prapaskena.com

Etiketa: Adrian Balaafera DuranaArdian ÇekiçiArmand SharraElion SherifajElira kokonafiona fullanikompaniqeveria RamaTAG Engineeringtaksa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit

11:44 : 02/06/2026
AKTUALITET

Qeveria po shpenzon më shumë për rroga e “kancelari” sesa për investime publike

08:18 : 02/06/2026
AKTUALITET

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:30 : 01/06/2026
AKTUALITET

“Vetëm 15% e bizneseve gati për BE-në”: Tabaku: Qeveria Rama reforma në letër

11:06 : 25/05/2026
AKTUALITET

Shurdhëria politike dhe atrofia e nervit publik

10:03 : 25/05/2026
AKTUALITET

Kompanitë e Xhindolit dhe Ujkas me centrale diellore 174 MW në toka publike me qira simbolike

13:25 : 21/05/2026
Para

Moti i keq në Kukës, disa fshatra probleme me energjinë elektrike

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom