• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

A kanë qentë një “shqisë të gjashtë” për tërmetet e rrezikun

09:00 : 30/12/2025
në NDRYSHE

Qentë që i nxjerrin njerëzit e tyre nga makinat sekonda para një aksidenti ose, si engjëj mbrojtës, i nxjerrin ata nga zona të tjera të rrezikshme: video të panumërta të të ashtuquajturve “qen mrekulli” po qarkullojnë në mediat sociale – të inskenuara në mënyrë të përsosur dhe të gjeneruara gjithnjë e më shumë nga inteligjenca artificiale. Por çfarë thonë të dhënat dhe studimet? A kanë qentë vërtet një shqisë të gjashtë magjike – apo “superfuqitë” e tyre janë vetëm biologji plus projeksion njerëzor i dëshirave?

Miti i qenit mrekulli: pse duam të besojmë

Videot spektakolare të shpëtimit të inskenuara në mediat sociale arrijnë miliona shikime – skena reale, klipe të montuara me mjeshtëri dhe, gjithnjë e më shumë me inteligjencë artificiale. Algoritmet shpërblejnë emocionin në vend të provave: raste individuale, emocionalisht të fuqishme shtypin situata të panumërta në të cilat nuk ndodh asgjë e pazakontë.

Efekti psikologjik është si më poshtë: njerëzit kujtojnë sjelljen e një qeni para një aksidenti, por harrojnë të gjitha rastet kur qeni reagoi në mënyrë të ngjashme, dhe asgjë nuk ndodhi më pas.

Lexo edhe:

Shesin në pallatin e dëmtuar nga tërmeti, tregtarët e ligjshëm në krizë

Shqiptarët pritet të paguajnë 30 mln euro në vit për sigurimin e banesave nga tërmetet

Dy qenë së bashku me forcat e shpëtimit në një termet
Qentë shpesh angazhohen në rastet emergjence

Dëshira për të parë një lidhje të veçantë me kafshën e vet dhe aftësitë e saj unike si diçka të jashtëzakonshme e bën besimin më tërheqës emocionalisht sesa shpjegimet e matura të ofruara nga biologjia dhe psikologjia e perceptimit.

Supershqisat e qenve: dëgjimi, nuhatja, prekja

Qentë kanë shqisa që janë shumë më superiore se njerëzit: ata mund të dëgjojnë frekuenca dukshëm më të larta, janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj dridhjeve, ndryshimeve në presionin e ajrit dhe motit, dhe shqisa e tyre e nuhatjes është rreth 10,000 deri në 100,000 herë më e zhvilluar se njerëzit.

Studimet mbi epilepsinë, diabetin dhe kancerin tregojnë se ata mund të regjistrojnë ndryshimet më të vogla biokimike në trup – për shembull në djersë ose në ajrin e nxjerrë nga frymëmarrja. Ata gjithashtu vërejnë ndryshime minimale në sjelljen dhe emocionet e njerëzve të tyre: tensioni i muskujve, ritmi i frymëmarrjes, aroma e stresit.

Në një studim nga Neil Powell i Universitetit Mbretëror në Belfast, 19 qenë familjarë reaguan ndjeshëm ndryshe ndaj mostrave të djersës nga pacientët epileptikë në fazën menjëherë para një krize sesa ndaj mostrave kontrolluese – duke treguar praninë e molekulave specifike. As qentë ndihmës për diabetin apo kancerin nuk mbështeten te mbinatyrorja, por te sinjalet fiziologjike si rrahjet e zemrës, ritmi i frymëmarrjes, hormonet e stresit dhe të ashtuquajturat modele VOC (përbërës organikë të paqëndrueshëm) – kombinime tipike të molekulave organike që pasqyrojnë gjendjen shëndetësore të një personi.

Çfarë është vërtetuar shkencërisht

Psikologu kanadez Stanley Coren i Universitetit British Columbia konsiderohet një pionier në kërkimin e qenve. Ai ka studiuar sjelljen, inteligjencën dhe marrëdhënien e tyre midis njerëzve dhe qenve për dekada.

Coren zhvilloi “Indeksin Stanley Coren” të emëruar sipas tij për të vlerësuar inteligjencën e racave të ndryshme të qenve. Studimet e tij tregojnë se qentë mesatarë kuptojnë deri në 165 fjalë, dhe veçanërisht ata inteligjentë deri në 250 – që është e krahasueshme me aftësitë njohëse të një fëmije dy vjeç e gjysmë.

Për DW, Koren shpjegon sjelljen e disa qenve para fatkeqësive me biologjinë e tyre: “Shumë nga këto histori për qentë që parashikojnë fatkeqësi ose aksidente duken mbinatyrore, por shumica e tyre mund të shpjegohen nga shqisat e tyre të jashtëzakonshme.”

Sjellja në kohët e tërmeteve

Sipas Koren, për shembull, para një tërmeti,  do të ishin në gjendje të dëgjonin tingujt e parë të çarjes së shkëmbinjve – tinguj që janë shumë më lart se kufiri i dëgjimit njerëzor.

Ata gjithashtu ndiejnë burimet e nxehtësisë “si një sensor infra të kuq”, dhe madje edhe paqëndrueshmëria ose dridhjet më të vogla në tokë regjistrohen nëpërmjet receptorëve të hollë midis putrave të tyre. Kjo do të thotë që një qen mund të bëhet i shqetësuar pak para se një urë të fillojë të lëkundet ose një automjet në një rrugë të lagësht të fillojë të rrëshqasë, shkruan Koren në një email për DW.

Ajo që duket si një “shqisë e gjashtë” është në fakt kryesisht një avantazh fiziologjik: një qen reagon më herët ndaj stimujve që janë tashmë realë, por që ne ende nuk i ndiejmë.

Kafshët midis mitit dhe realitetit

Kafshët e tjera gjithashtu kanë shqisa shumë më të zhvilluara se njerëzit. Ekipi i Martin Wikelsky në Institutin Max Planck për Biologjinë e Sjelljes në Itali ka pajisur lopë, dele dhe qen me sensorë dhe ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të aktivitetit para disa tërmeteve – veçanërisht tek kafshët në stalla.

Argjentinë 2025 | Golden Retriever, disa qenë dhe disa persona bashkë
Lidhja e posaçme mes qenve dhe njeriutFotografi: Cristina Sille/Anadolu/picture alliance

Me sa duket, ata reagojnë ndaj mikro-tërmeteve, infratingujve ose efekteve elektrike në shtresat e shkëmbinjve. “Nuk është një paralajmërim, por një reagim ndaj stimujve fizikë”, shpjegoi Wikelski në një përgjigje me shkrim për DW.

Megjithatë, nga kjo nuk mund të bëhen parashikime të besueshme. “Qentë sigurisht që mund të bëjnë shumë, por të paralajmërojnë për aksidente rrugore më duket praktikisht e pamundur – përveç ndoshta kur bëhet fjalë për nervozizmin e pronarit, i cili mund të çojë në aksidente”, thotë Wikelski.

Për të ndarë mitet nga aftësitë reale, thekson studiuesi, nevojiten të dhëna: “Anekdota të tilla do të duhej të verifikoheshin duke përdorur transmetues te kafshët – siç bëmë në studimet tona për tërmetet dhe shpërthimet vullkanike.”

Pse qentë nuk mund të parashikojnë aksidentet rrugore

Nuk ka studime të besueshme që vërtetojnë se qentë mund t’i ndiejnë ato paraprakisht për aksidentet e përditshme – aksidente rrugore, zjarre ose aksidente të papritura.

Anekdotat e cituara shpesh zakonisht mund të shpjegohen me rastësi, retrospektivë ose reagime të ndjeshme ndaj stimujve aktualë.

Qentë mund të dallojnë zhurma të pazakonta, goma që kërcasin, gjurmë tymi ose nervozizmin e pronarit të tyre – sekonda para se këta faktorë të bëhen të dukshëm. Nëse qeni më pas tregon sjellje stresuese me reagime të ndryshme, më pas është e lehtë ta shndërrosh atë në një “paralajmërim paraprak”./DW

Etiketa: qentetermete

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shesin në pallatin e dëmtuar nga tërmeti, tregtarët e ligjshëm në krizë

22:23 : 22/05/2026
AKTUALITET

Shqiptarët pritet të paguajnë 30 mln euro në vit për sigurimin e banesave nga tërmetet

16:30 : 05/02/2026
AKTUALITET

Qentë endacakë sulmojnë të moshuarin në Vlorë

12:59 : 01/12/2025
BOTA

Shkencëtarët zbulojnë misterin e tërmeteve që tronditën Santorinin

14:37 : 24/11/2025
BOTA

Çfarë është ‘Unaza e Zjarrit’, që konsiderohet zona sizmike më me rrezik në botë?

19:48 : 30/07/2025
BOTA

Dy tërmete të fuqishme godasin Lindjen e Largët Ruse

10:50 : 20/07/2025
Para

Akuza për falsifikim dokumentesh dhe përvetësim prone, arrestohet shqiptari në Gjermani

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom