• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpëtimi i luanit dhe ariut zbuloi dështimin e mbrojtjes së faunës së egër në Shqipëri

09:09 : 27/12/2025
në AKTUALITET

Një luan trevjeçar dhe një ari dyvjeçar, të mbajtur në kushte të paligjshme në Shqipëri, u larguan nga vendi në mesin e dhjetorit dhe u sistemuan në qendra të specializuara në Gjermani pas një ndërhyrjeje të koordinuar ndërkombëtare, duke rikthyer vëmendjen te mungesa e kontrollit dhe zbatimit të ligjit për mbrojtjen e faunës së egër.

“Rasti në fjalë, në të cilin isha i angazhuar që në fillimet e tij dhe deri në dorëzimin në Tierart dhe në Müritz, është një rast që pati vullnetin e mbajtësit për t’i dorëzuar kafshët dhe për t’u ofruar atyre një jetë më të mirë, por që kërkoi edhe shumë përpjekje për ta realizuar”, tha Saimir Shehu, koordinator i organizatës për mbrojtjen e kafshëve Katër Putrat (Four Paws) për Shqipërinë.

Sipas komunikatës për shtyp të organizatës, transferimi i kafshëve u realizua me një udhëtim mbi 2 mijë kilometra nëpër disa vende evropiane, duke i dërguar në qendra të specializuara rehabilitimi, por sipas Shehut, ky zhvillim mbetet i kufizuar në ndikim.

“Gjithsesi mbetet një rast që nuk do të ndikojë në numrin e kafshëve që mbahen në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, por që shpresojmë të nxisë sadopak vëmendjen e vendimmarrësve”, tha eksperti për Median Amfora.

Lexo edhe:

Rënie e fortë e metaleve të çmuara, ari ul vlerën deri në 10% mes tensioneve në Lindjen e Mesme

Tregjet në kaos/ Lufta në Iran çon arin në rënie të fortë, dollari forcohet

Mbajtja ilegale, tregtia e paligjshme dhe trafikimi ndërkufitar i specieve të ndryshme të faunës së egër, veçanërisht atyre ekzotike, janë kthyer prej vitesh në një fenomen të përhapur në Shqipëri.

Organizata “Four Paws” dhe aktorë të tjerë kombëtarë e ndërkombëtarë kanë ngritur vazhdimisht shqetësimin për këtë situatë, duke theksuar nevojën për ndërhyrje urgjente përpara se problemi të bëhej i vështirë për t’u menaxhuar. Mbajtja prej kohësh e luanit dhe ariut në kushte të paligjshme nuk përbën një përjashtim, por pasqyron mangësitë e vazhdueshme të kuadrit ligjor dhe të zbatimit të tij.

“Ky është vetëm një rast, por dhjetëra e qindra raste të tjera mbeten aty, si provë e pakontestueshme që kuadri ligjor në Shqipëri dhe zbatimi i ligjit lënë shumë për të dëshiruar”, tha Shehu.

Fenomeni i mbajtjes së kafshëve të egra dhe ekzotike në shtëpi po normalizohet gjithnjë e më shumë, ndërsa promovimi i tyre, përfshirë edhe gjarpërinjtë, shihet hapur edhe në rrjetet sociale, duke rritur kërkesat. Kombinimi i kërkesës së lartë në treg, çmimeve fitimprurëse dhe dënimeve relativisht të ulëta e bëjnë tregëtinë dhe trafikimin ndërkombëtar të kafshëve të egra veçanërisht atraktiv. Shehu theksoi se, ndonëse Shqipëria nuk është as rast i izoluar dhe as “kampione” e këtij fenomeni, në praktikë rezulton një nga vendet më të lehta për të mbajtur, shitur, trafikuar dhe mbarështuar kafshë të egra dhe ekzotike.

Kjo situatë, sipas tij, lidhet drejtpërdrejt me një kuadër ligjor të fragmentuar, të paplotë dhe shpesh konfuz për mbrojtjen e kafshëve, i cili në shumë raste mbetet i pazbatueshëm.

Eksperti vëren se legjislacioni është ndërtuar më shumë për të përmbushur formalisht kërkesat e përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian, sesa për të garantuar zbatim real në terren. Problemet thellohen edhe më tej për shkak të mungesës së akteve nënligjore, mbivendosjeve institucionale në disa raste dhe boshllëqeve institucionale në raste të tjera.

Investigimi i Amforës vitin e kaluar, i titulluar “Tigra dhe luanë, trendi i bosëve të krimit shqiptar po infekton Ballkanin”, dokumentoi përmes kontrollit në terren dhe hetimeve rajonale se këlyshë luanësh dhe tigrash po shfaqen gjithnjë e më shpesh në tregun ilegal në Shqipëri, Kosovë e vende të tjera të Ballkanit, shpesh përmes platformave si ‘TikTok’ dhe dyqaneve të kafshëve, duke ngritur dyshime për rrjete të organizuara kriminale që shfrytëzojnë boshllëqet në kontrollin institucional të tregtisë së faunës së egër.

Sipas ekspertëve rasti i luanit dhe ariut të shpëtuar dhe të transferuar për rehabilitim tregoi se parandalimi i situatave të ngjashme në të ardhmen kërkon ndërhyrje të menjëhershme në disa nivele, duke nisur nga ulja e kërkesës në treg. Shehu theksoi se miratimi i një ligji mbi të ashtuquajturën “listë pozitive” ose “listë e bardhë” të kafshëve që mund të mbahen si kafshë shoqërimi do të kufizonte ndjeshëm hapësirën për abuzim, pasi çdo specie jashtë kësaj liste do të ndalohej automatikisht për t’u mbajtur.

Në këtë kuadër, ai nënvizoi rëndësinë e një hapi thelbësor që lidhet me përmbledhjen e gjithë legjislacionit për mbrojtjen e kafshëve në një ligj të vetëm gjithëpërfshirës, të ngjashëm me një “Animal Welfare Act” ligj, që rregullon në mënyrë të unifikuar mirëqenien, mbajtjen dhe mbrojtjen e kafshëve, si dhe ndarjen e qartë të përgjegjësive mes institucioneve ligjzbatuese.

Forcimi i bashkëpunimit me doganat dhe rritja e kapaciteteve për kontroll, identifikim dhe antitrafik vlerësohen si elementë kyç për të frenuar trafikimin ndërkufitar të kafshëve të egra. Paralelisht me këto masa, Shehu vlerësoi se sensibilizimi i komunitetit mbi mbrojtjen e natyrës, faunës së egër dhe specieve ekzotike mbetet thelbësor për të ndryshuar perceptimin publik ndaj mbajtjes së kafshëve të egra në shtëpi.

Eksperti përmendi nevojën për ngritjen e një qendre shpëtimi për kafshët e konfiskuara, e cila do të ishte vendimtare jo vetëm për zbatimin real të ligjit, por edhe për efektin dekurajues që do të kishte në opinionin publik dhe tek mbajtësit aktualë apo potencialë të kafshëve të egra, duke demonstruar se paligjshmëria ndëshkohet dhe nuk tolerohet./ Amfora.al

Etiketa: arifaunaluan

Lajme të lidhura

BOTA

Rënie e fortë e metaleve të çmuara, ari ul vlerën deri në 10% mes tensioneve në Lindjen e Mesme

09:30 : 23/03/2026
BOTA

Tregjet në kaos/ Lufta në Iran çon arin në rënie të fortë, dollari forcohet

21:55 : 21/03/2026
BOTA

Ari vazhdon rritjen, dollari bie! Trump i pashqetësuar për dobësimin e monedhës

12:43 : 28/01/2026
BOTA

Ari arrin rekord historik, kalon nivelin 5 mijë dollarë për ons

20:32 : 26/01/2026
BOTA

Çmimi i arit shënon një rekord të ri, ja cilët janë faktorët që çuan në rritje të kësaj vlere

22:48 : 23/12/2025
AKTUALITET

Shtrenjtohet ari në Shqipëri, shkon deri në 12 mijë lekë të reja grami

20:15 : 24/10/2025
Para

Shkurta eliminohet nga BBVK, akuzon rëndë produksionin në transmetim direkt/ Video

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom