• Kontakt
Sunday, July 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Europa përballë rrezikut të luftës! Paralajmërojnë ekspertët: Nuk jemi gati për një konflikt me Rusinë

10:38 : 26/12/2025
në BOTA

Ekspertë të sigurisë dhe mbrojtjes kanë dhënë alarmin se Europa nuk është e përgatitur për një luftë të mundshme me Rusinë, e cila sipas vlerësimeve të inteligjencës mund të ndodhë brenda viteve të ardhshme.

CNN shkruan se ky ishte përfundimi i një konference të zhvilluar muajin e kaluar në Whitehall, selinë e qeverisë britanike, e organizuar nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara (RUSI).

Sipas ekspertëve, Rusia po përgatitet seriozisht për mundësinë e një konflikti të drejtpërdrejtë me Evropën, ndërsa e vetmja mënyrë për ta parandaluar këtë është forcimi real i kapaciteteve ushtarake dhe përgatitja e shoqërive evropiane për një skenar lufte. Ata paralajmërojnë se nuk mjaftojnë vetëm investimet financiare, por kërkohet edhe një ndryshim i thellë mentaliteti, si në politikë ashtu edhe te qytetarët.

Sam Greene, profesor i politikës ruse në King’s College London, tha se shoqëritë evropiane po fillojnë ta ndiejnë kërcënimin, por qeveritë ende hezitojnë të flasin hapur me publikun. Ndërkohë, ekspertët theksojnë se Rusia tashmë po zhvillon një luftë hibride kundër Perëndimit, përmes sabotimeve, ndërhyrjeve në hapësirën ajrore të NATO-s, bllokimit të GPS-së në Baltik dhe fushatave të dezinformimit.

Paralajmërimet janë shtuar edhe nga NATO. Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte ka deklaruar se Rusia mund të jetë gati për një sulm ndaj aleancës brenda pesë viteve, ndërsa shërbimet e inteligjencës gjermane flasin për një afat edhe më të afërt, deri në vitin 2029. Vendet baltike janë edhe më pesimiste, duke vlerësuar se rreziku mund të materializohet brenda tre viteve.

Lexo edhe:

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

Rrezikohen rezervat, Trump lë mënjanë përshkallëzimin kundër Iranit

Megjithëse NATO ka hartuar plane mbrojtëse, ekspertët paralajmërojnë se ato bazohen në kapacitete që shpesh nuk ekzistojnë realisht. Sipas Jack Watling nga RUSI, qeveritë po planifikojnë mbi “lista dëshirash”, ndërsa mungon veprimi konkret.

Në këtë kontekst, edhe Mbretëria e Bashkuar ka nisur një rishikim strategjik të mbrojtjes. Ish-zyrtarë të lartë të NATO-s dhe sigurisë paralajmërojnë se me ritmet aktuale, Britanisë do t’i duheshin rreth 10 vite për t’u përgatitur për luftë, ndërkohë që koha reale në dispozicion mund të jetë vetëm 3 deri në 5 vite.

Pas dekadash paqeje dhe uljeje të shpenzimeve ushtarake, Evropa po përballet me një realitet të ri. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe qëndrimet e presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka kërkuar më shumë përgjegjësi nga aleatët evropianë, kanë ndryshuar balancat. Sot, 31 nga 32 vendet e NATO-s pritet të arrijnë objektivin e 2% të PBB-së për mbrojtje, ndërsa është rënë dakord që ky target të rritet në 5% deri në vitin 2035.

Megjithatë, sfida mbetet bindja e qytetarëve për sakrifica të mundshme. Ndërsa në vendet nordike dhe Baltik ka përgatitje konkrete, rikthim të rekrutimit dhe trajnime civile, në vende të tjera evropiane ekziston ende hezitim dhe mungesë besimi te institucionet.

Ekspertët paralajmërojnë se koha e “dividendit të paqes” ka përfunduar dhe se Evropa duhet të përgatitet seriozisht për një të ardhme më të pasigurt.

Etiketa: Evropelufte

Lajme të lidhura

BOTA

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

22:29 : 26/07/2026
BOTA

Rrezikohen rezervat, Trump lë mënjanë përshkallëzimin kundër Iranit

16:11 : 26/07/2026
BOTA

Kriza e luftës, bota po konsumon më pak naftë

10:11 : 26/07/2026
BOTA

Gjoba ndaj Google/ Trump sulmon BE-në: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

21:21 : 24/07/2026
BOTA

Spanja, vendi me zonat më të mëdha të djegura këtë vit në Evropë

15:27 : 22/07/2026
BOTA

Zelensky largon “kasapin” dhe trazon sërish komandën ushtarake të Ukrainës

11:28 : 22/07/2026
Para

5 shenjat e horoskopit që do të kenë një Viti të Ri të mrekullueshëm

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

22:29 : 26/07/2026

Veza në mes të Bulevardit, protestuesit mesazh deputetëve dhe Ramës

22:13 : 26/07/2026

Tri mënyra se si tregu i gazit mund të tronditet para dimrit

22:00 : 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

21:48 : 26/07/2026

Mbyllet protesta te Kryeministria: Nesër te Parlamenti!

21:29 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş