• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si po përgatitet sistemi financiar shqiptar për rrezikun klimatik?

15:24 : 24/12/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Ndryshimet klimatike po kthehen në një nga sfidat më serioze për ekonominë tonë, duke prekur drejtpërdrejt bizneset, familjet dhe të gjithë sektorët ekonomikë në vend. Sipas vlerësimeve, nëse nuk ndërmerren masa të koordinuara, pasojat e tyre mund të jenë afatgjata dhe të pakthyeshme.

Përballë këtij realiteti, Shqipëria ka nevojë për investime të mëdha në infrastrukturë dhe veprimtari që i japin shtysë tranzicionit drejt një ekonomie më të gjelbër dhe me shkarkime zero. Këto investime sjellin njëkohësisht rreziqe dhe mundësi, si edhe kërkojnë bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve financiare publike dhe private.

Shqipëria po përballet gjithnjë e më shumë me rreziqe ekonomike dhe financiare të lidhura me ndryshimet klimatike dhe tranzicionin drejt një ekonomie me shkarkime zero. Këto rreziqe ndahen në dy kategori kryesore: rreziqe fizike, të shkaktuara nga fenomene ekstreme si përmbytjet, thatësirat, valët e të nxehtit dhe zjarret në pyje, dhe rreziqe të tranzicionit, që lidhen me ndryshimet strukturore të ekonomisë drejt modeleve më të qëndrueshme.

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria është veçanërisht e ekspozuar ndaj rreziqeve fizike, me erozionin në zonat bregdetare, bujqësinë, energjinë dhe burimet ujore, ndër sektorët më të prekur. Rritja e temperaturave dhe ulja e reshjeve tashmë po ndihen dhe pritet të përkeqësohen në vitet në vijim, duke sjellë pasoja të rënda sociale dhe ekonomike për bizneset dhe familjet.

Lexo edhe:

‘Prag kritik’: Si po i ndryshon klimën Tiranës ndërtimi pa kriter

OBM: Klima e Tokës, më e zhbalancuar se kurrë

Paralelisht, tranzicioni i gjelbër, i mbështetur nga angazhimet ndërkombëtare si Marrëveshja e Parisit, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, krijon sfida të mëdha për ekonominë shqiptare, veçanërisht në sektorët e energjisë dhe transportit. Mungesa e kapaciteteve financiare dhe institucionale mbetet një pengesë e rëndësishme në këtë proces.

Bujqësia, si një sektor i lidhur drejtpërdrejt me tokën dhe ciklet natyrore, mbetet ndër më të ekspozuarit ndaj rreziqeve klimatike. Përballë përmbytjeve, thatësirave dhe luhatjeve ekstreme të motit, sfida kryesore është ndërtimi i kapaciteteve që jo vetëm t’i paraprijnë këtyre rreziqeve, por edhe t’i japin sektorit një frymëmarrje të re për të ruajtur rolin e tij strategjik në ekonominë tonë.

Në këtë kuadër, institucionet kanë ndërmarrë masa për ta përgatitur sistemin financiar që të jetë më rezistent ndaj goditjeve klimatike dhe të luajë rolin e ndërmjetësuesit për investimet e nevojshme, qoftë për adaptimin e ekonomisë ndaj ndryshimeve klimatike, qoftë për projekte të tjera zhvillimore me rëndësi.

Në këtë proces, Banka e Shqipërisë pritet të luajë një rol kyç, si autoritet mbikëqyrës financiar dhe si hartues i politikës monetare. Ajo ka detyrën të forcojë qëndrueshmërinë e sistemit financiar ndaj goditjeve klimatike, të krijojë kushte që financimi i gjelbër të bëhet i mundur dhe të menaxhojë rreziqet klimatike që lidhen me asetet e saj. Dokumenti i politikave paraqet një plan veprimi për mënyrën se si Banka e Shqipërisë mund t’u përgjigjet këtyre sfidave dhe të mbështesë tranzicionin klimatik të vendit.

 “Kemi vënë në dispozicion të sistemit bankar një fond rreth 250 milionë euro, të dedikuar për financimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, ndërsa qeveria, në bashkëpunim me partnerët, ka ofruar një garanci sovrane për pjesën e fondit që do të përdoret në sektorin e bujqësisë. Studimet tona tregojnë qartë se investimet në bujqësi janë më produktive se çdo lloj investimi tjetër, pasi japin një kontribut më të madh në rritjen e PBB-së. Megjithatë, sistemi bankar vijon të jetë i rezervuar për shkak të informalitetit, mungesës së edukimit financiar dhe fragmentarizimit të strukturës bujqësore, faktorë që e bëjnë kredinë të perceptohet si e shtrenjtë dhe e vështirë për fermerët. Pikërisht për këtë arsye, kemi vënë në dispozicion një fond pothuajse pa kosto për bankat, që u mundëson atyre të ofrojnë kredi me norma jo më të larta se 2.5–3%, ndërsa garancia sovrane shërben edhe si kolateral, duke zgjidhur një nga pengesat kryesore të fermerëve në aksesin ndaj financimit.”– kështu shprehet Natasha Ahmetaj, Zëvendës-Guvernatorja e Bankës së Shqipërisë.

Sektori financiar ndodhet në qendër të këtij transformimi. Bankat janë të ekspozuara ndaj rreziqeve klimatike, duke qenë se rreth 40% e portofolit të kredive është e përqendruar në sektorë të ndjeshëm ndaj tranzicionit, si industria përpunuese dhe ndërtimi. Ngjarjet ekstreme të motit dhe ndryshimet strukturore ekonomike mund të ndikojnë drejtpërdrejt aftësinë paguese të klientëve dhe stabilitetin financiar.

Megjithatë, tranzicioni klimatik sjell edhe mundësi të reja. Financimi i gjelbër, kreditë për energjinë e rinovueshme dhe partneritetet me sektorin privat mund ta shndërrojnë sektorin financiar në një motorr të rritjes së qëndrueshme. Veprimi i hershëm dhe menaxhimi i kujdesshëm i rreziqeve janë kyçe që sektori bankar shqiptar jo vetëm të mbrojë stabilitetin e tij, por edhe të përfitojë nga transformimi i gjelbër i ekonomisë.

Shqipëria ka nisur të ndërtojë një kuadër gjithnjë e më të strukturuar politikash për t’u përballur me ndryshimet klimatike dhe për të rritur qëndrueshmërinë ekonomike dhe financiare ndaj tyre. Që prej vitit 2016, vendi është angazhuar në nivel ndërkombëtar me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, Marrëveshjen e Parisit dhe Kontributet e Përcaktuara Kombëtare (NDC), të cilat janë përditësuar për të reflektuar ambicie më të larta klimatike dhe janë integruar në proceset kombëtare të planifikimit.

Një rol qendror në këtë proces po luan Banka e Shqipërisë, e cila, në përputhje me mandatin e saj për stabilitetin financiar, ka nisur të adresojë rreziqet financiare të lidhura me klimën. Edhe pse ende në fazë ndërtimi kapacitetesh, BSH ka hedhur hapa konkretë drejt financës së gjelbër, përfshirë anëtarësimin në Rrjetin për Gjelbërimin e Sistemit Financiar (NGFS), investime në obligacione të gjelbra dhe përgatitjen e një strategjie shumëvjeçare për menaxhimin e rreziqeve klimatike.

Prania e bankave evropiane në Shqipëri dhe përafrimi me standardet e BE-së për ESG po shtojnë presionin për adoptimin e praktikave më të avancuara në raportimin dhe menaxhimin e rreziqeve klimatike. Në këtë kuadër, propozohet një udhërrëfyes klimatik për Bankën e Shqipërisë, i cili synon integrimin e ndryshimeve klimatike në politikat monetare dhe financiare të institucionit.

Agjenda 2030 shënon një kthesë të rëndësishme në qasjen globale ndaj ndryshimeve klimatike. Sot, ndryshimi i klimës vlerësohet si rreziku më i madh global për dekadën e ardhshme, ndaj përpjekjet tona duhet të jenë të fokusuara dhe gjithëpërfshirëse, si për zbutjen e këtij rreziku ashtu edhe për përshtatjen ndaj tij. Pa një sistem financiar të qëndrueshëm dhe minimalisht të ekspozuar ndaj rreziqeve klimatike, nuk mund të flasim për zhvillim ekonomik; prandaj, puna ka nisur nga forcimi i vetë sistemit financiar, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm të luajë rolin e tij në ekonomi dhe të ndihmojë përgatitjen e saj për përballimin e ndryshimeve të klimës”, sipas znj. Ahmetaj.

Ekspertët theksojnë se veprimi i shpejtë është thelbësor, jo vetëm për të përmbushur angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë, por edhe për të shfrytëzuar mundësitë që ofrojnë investimet evropiane për tranzicionin e gjelbër. Një qasje proaktive nga Banka e Shqipërisë dhe sektori financiar në tërësi mund ta kthejë sfidën klimatike në një mundësi reale për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Banka e Shqipërisë po ndërton një qasje të strukturuar me tre faza për të përballuar rreziqet klimatike dhe për të mbështetur tranzicionin drejt një ekonomie të qëndrueshme, duke e vendosur klimën në qendër të politikave monetare dhe financiare.

Në fazën e parë, ajo fokusohet në “inventarizimin” e rreziqeve dhe mundësive, duke analizuar se si ndryshimet klimatike dhe tranzicioni i gjelbër ndikojnë te bizneset, familjet dhe sistemi bankar. Kjo fazë synon të krijojë bazën e njohurive, të dhënave dhe bashkëpunimit institucional, të domosdoshme për hartimin e politikave të qëndrueshme.

Faza e dytë përqendrohet në përgatitjen e mjeteve konkrete të politikave. Banka synon të integrojë faktorët klimatikë në modelet e saj ekonomike, të zhvillojë instrumente rregullatore dhe monetare, si dhe të vendosë standarde raportimi të besueshme dhe të krahasueshme për financën e gjelbër, në linjë me praktikat ndërkombëtare.

Në fazën e tretë, politikat kalojnë në zbatim. Kjo përfshin integrimin e rreziqeve klimatike në vendimmarrjen monetare, forcimin e mbikëqyrjes financiare, kryerjen e testeve të stresit klimatik, përmirësimin e raportimit të të dhënave dhe menaxhimin e bilancit të Bankës për të ulur ekspozimin ndaj rreziqeve klimatike.

Paralelisht, komunikimi publik, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ndërtimi i kapaciteteve mbeten shtylla kyçe në të gjitha fazat. Përmes dialogut me institucionet financiare, partneriteteve me aktorë kombëtarë e ndërkombëtarë dhe forcimit të kapaciteteve të brendshme, Banka e Shqipërisë synon të udhëheqë sektorin financiar drejt një tranzicioni klimatik të qëndrueshëm, duke e kthyer sfidën e klimës në një mundësi për stabilitet dhe zhvillim afatgjatë./ Klima.al

Etiketa: klimarreziku klimatiksistemi financiar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Prag kritik’: Si po i ndryshon klimën Tiranës ndërtimi pa kriter

10:39 : 01/06/2026
AKTUALITET

OBM: Klima e Tokës, më e zhbalancuar se kurrë

08:30 : 26/03/2026
AKTUALITET

Projekti për klimën dhe bujqësinë sërish “notë” negative, BB: Ka vonesa të theksuara në afate

12:00 : 17/02/2026
BOTA

Trump shfuqizon dispozitën kyçe për mbrojtjen e klimës

08:53 : 15/02/2026
AKTUALITET

Përmbytjet/ Klima ka ndryshuar, qeveria ende me projekte të viteve ‘80

16:23 : 12/02/2026
AKTUALITET

Studimi: 80% e banorëve në qytet dhe 61% në fshat pa kursime për të përballuar dëmet nga përmbytjet

10:56 : 12/02/2026
Para

Bllokohet rruga që lidh Kosovën me Serbinë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom