• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Automjetet/ BE-ja rishikon vendimin: Motorët me naftë dhe benzinë mbeten

20:47 : 16/12/2025
në BOTA

Bashkimi Evropian ka vendosur të rishikojë planin për ndalimin total të makinave me motorë me naftë dhe benzinë nga viti 2035, duke adoptuar një qasje më fleksibile për industrinë automobilistike.

Sipas paketës së re të miratuar nga Komisioni Evropian, pas vitit 2035 prodhuesit e automjeteve do të duhet të arrijnë një ulje prej 90% të emetimeve nga shkarkimi, ndërsa 10% e mbetur do të kompensohet përmes përdorimit të materialeve me emetime të ulëta karboni, si çeliku i prodhuar në BE, apo përmes karburanteve alternative, përfshirë e-karburantet dhe biokarburantet.

Kjo do të thotë se edhe pas vitit 2035 do të lejohen automjetet hibride plug-in, “mild hybrid”, ato me “range extender”, si dhe disa mjete me motor me djegie, për sa kohë që plotësojnë kriteret e reja të emetimeve.

Qasje më fleksibile për industrinë

Komisioni Evropian thekson se objektivi klimatik i BE-së nuk vihet në diskutim. “Elektrifikimi mbetet motori kryesor i transformimit të flotës automobilistike në dekadën e ardhshme”, deklaroi nënkryetari i Komisionit Evropian, Stéphane Séjourné, duke nënvizuar se çdo emetim shtesë do të duhet të kompensohet plotësisht që në burim.

Lexo edhe:

Nafta në Shqipëri kushton 10.5% më shumë se mesatarja europiane

Nënshkrimi i marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në tregjet botërore

Ky ndryshim kursi është përshëndetur veçanërisht nga Gjermania dhe Italia, të cilat prej muajsh kanë kërkuar më shumë fleksibilitet dhe neutralitet teknologjik. Kancelari gjerman Friedrich Merz e cilësoi vendimin si një hap drejt harmonizimit të objektivave klimatike me realitetin ekonomik dhe mbrojtjen e vendeve të punës.

Edhe ministri italian i Ndërmarrjeve dhe “Made in Italy”, Adolfo Urso, e vlerësoi paketën si një hap pozitiv, megjithëse kërkoi masa më të thella. Ndërkohë, presidenti i Confindustria-s, Emanuele Orsini, e kritikoi vendimin si të pamjaftueshëm, duke paralajmëruar pasiguri për industrinë.

Ndryshime për mjetet e rënda dhe flotat e kompanive

Paketa e re parashikon gjithashtu rregulla më fleksibile për emetimet e CO₂ për mjetet e rënda, si dhe objektiva të përcaktuara në nivel kombëtar për flotat e kompanive, me synimin për të nxitur përdorimin e automjeteve me emetime zero ose të ulëta.

Stimuj për prodhimin evropian

BE-ja do të lidhë mbështetjen financiare publike me automjetet me emetime të ulëta ose zero që prodhohen në Evropë. Deri në vitin 2034, prodhuesit do të përfitojnë nga “super-kreditë” për prodhimin e makinave elektrike të vogla dhe të përballueshme, të prodhuara në BE.

Gjithashtu, Komisioni Evropian ka lançuar planin “Battery Booster” me vlerë 1.8 miliardë euro, që synon zhvillimin e një zinxhiri të plotë evropian për prodhimin e baterive. Nga kjo shumë, 1.5 miliardë euro do të përdoren për të mbështetur prodhuesit evropianë të qelizave të baterive përmes kredive pa interes, duke filluar nga viti i ardhshëm.

Etiketa: benzinmakinamotorenafte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nafta në Shqipëri kushton 10.5% më shumë se mesatarja europiane

08:35 : 19/06/2026
AKTUALITET

Nënshkrimi i marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në tregjet botërore

09:01 : 18/06/2026
BOTA

Pse SHBA paraqitet në pozicion më të dobët se në fillim të luftës?

18:40 : 17/06/2026
AKTUALITET

Çmontohet ‘banda e makinave’ në Athinë, 11 shqiptarë mes të arrestuarve

21:33 : 15/06/2026
Lajmet e Dites

Digjet makina diplomatike bullgare në Shkup, reagon Bullgaria: U rrezikuan diplomatët tanë

18:32 : 15/06/2026
AKTUALITET

Aksion në rrugët e Durrësit/ Policia rrethon makinën, një i ri arratiset mes trafikut

21:54 : 11/06/2026
Para

"180 mijë dosje stok"/ Hoxha: Drejtësia në kolaps! Pse s'ua thonë ndërkombëtarëve

TË GJITHA

“Lubia gëlltit miliona në tunel dhe beton”, pankartat ‘pikante’ të protestës së 30-të/ FOTO

20:09 : 29/06/2026

Nis protesta e 30-të/ Qytetari thirrje ambasadorit të SHBA: Na i hiq këta politikanë që po vjedhin vendin

19:58 : 29/06/2026

Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare

19:47 : 29/06/2026

Resorti i Darit të APEX-it në plazhin e Pasqyrave, rrezikon rrafshimin e fshatit Manastir

19:40 : 29/06/2026

Po trafikonin drogë, çifti shqiptar kapet në portin e Greqisë! Ja ku e fshihnin

19:24 : 29/06/2026

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik

19:08 : 29/06/2026

Lubonja: Rama i ka bërë projektet sipas qejfit dhe pastaj ka ndryshuar ligjin

18:56 : 29/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetjojobet