• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

15:15 : 11/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Klodian Braho është kreu i ri i SPAK!

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me votim të hapur për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme për 3 vitet e ardhshme. Pas 6 orësh mbledhje, KLP votoi me 7 vota pro Klodian Brahon si drejtues të SPAK, ndërsa Adnan Xholi mori 3 vota dhe Elvin Gokaj 1. Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.

Votimi:

Sokol Stojani- Adnan Xholi

Lexo edhe:

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

Moisi Duda – Klodian Braho

Olger Eminaj- Klodian Braho

Erind Merkuri- Adnan Xholi

Mirela P. Bogdani – Klodian Braho

Vatë Staka- Adnan Xholi

Ledina Riza – Klodian Braho

Erind Gërmenji – Klodian Braho

Zeqir Hoda – Klodian Braho

Arta Mandro – Klodian Braho

Erion Fejzulla – Elvin Gokaj

Klodian Braho do të marrë detyrën nga Altin Dumani më 19 dhjetor për të nisur më pas zyrtarisht ushtrimin e funksionit si drejtues i Prokurorisë së Posaçme.

Procesin e ndoqën nga afër përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri, mes tyre e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së, Nancy Van Horn, dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

Profili i Klodian Brahos

Klodian Braho u lind në Skrapar më 21 korrik 1982. Në vitet 2000-2004 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës. Ai mori emërimin më 14 nëntor 2007.

14.11.2007-2012/ Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

2012-2015/ Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

2014-2015/ Zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

2015-19.12.2019/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Nga 19 dhjetori 2019 dhe aktualisht është prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Braho është prokurori, i cili ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër arresti për shumë persona mes të cilëve, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe duke ndarë hetimin për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

Braho ka hetuar gjithashtu dosjen 5D duke dërguar në gjyq ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës.

Një tjetër dosje e hetuar dhe e dërguar në gjyq nga prokurori është edhe ajo e njohur si “Toyota Yaris” ku janë të përfshirë edhe shumë njerëz të drejtësisë. Kjo dosje është e ndarë në disa fraksione dhe janë duke u hetuar edhe pjesë të tjera të saj.

Gjithashtu Klodian Braho është pjesë edhe e grupit të prokurorëve që firmosën dosjen për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, tashmë në proces gjyqësor, nën akuzën për “shpërdorim detyre” në lidhje me rolin e tij si ministër në masakrën e Gërdecit.

Platformat që prezantuan 4 kandidatët para KLP

Klodian Braho

Braho e nisi prezantimin me profilin e tij dhe karrierën në sistemin e drejtësisë, ndërsa ka listuar edhe disa nga çështjet më të bujshme që ai ka hetuar ndër vite.

“Kam rreth 18 vite në sistemin e Prokurorisë. Kam ushtruar funksionin e Prokurorit në disa zyra të ndryshme të vendit. Në Prokurorinë Vlorë kam qenë pjesë e njësisë Task Forcë në këtë prokurori. Prej ditës së parë të Funksionimit të Prokurorisë së Posaçme jam pjesë e kësaj strukture. Së bashku me platformën time kam paraqitur çështje penale së bashku me zyrtarë të lartë. Në çështjet penale që kam prezantuar lidhur me zyrtarë të lartë kam kërkuar konfiskim e pasurive që shkojnë miliona euro.

Disa nga cështjet janë zhvilluar para se të krijohej SPAK. Ju kam paraqitur cështje penale me zyrtarë të lartë shtetërore dhe funksionarë të drejtësisë, për të cilët jo gjithmonë gjykata ka pranuar kërkesat për masë dënimi. Në këto raste kam paraqitur ankim dhe Apeli ka vendosur sipas kërkesës së prokurorit.

Lidhur me zyrtarë të  lartë apo të krimit të organizuar kam kërkuar konfiskimin e pasurive. Dua të sjell në vëmendje vetë një rast në 2023 është konfiskuar një shumë prej 18.4 mln euro, ne origjine nga veprimtaria kriminale, të cilat i përkisnin një organizatë kriminale. Sjell në vëmendjen tuaj se kjo shumë është sa dyfishi i buxhetit të SPAK në atë vit që ka qenë 8.9 mln euro”,- tha Braho ndër të tjera.

Ai deklaroi se është ekspert i veprave që lidhen me korrupsionin dhe teksa foli për pikat e tij më të dobëta, ai tha se duhet të përmirësonte komunikimin në publik.

“S’mendoj se jam perfekt. Si pikë të fortë, do të thoja se jam marrë gjatë me vepra penale që lidhen me korrupsionin. Kam pasur maturinë dhe qetësinë për çështje të tilla. Sa i përket pikës time të dobët, do të tregohem i sinqertë, prokuroria nuk ka qenë siç është sot, as ne nuk kemi qenë të përgatitur për këtë komunikim publik. Kjo është një nga pikat e mia do të thoja të dobëta, që duhet ta përmirësojë. Ne si trupë prokurorësh ndoshta s’kemi qenë të mësuar. Drejtuesi është ai që përfaqëson, por prokurorët se kanë pasur këtë mundësi, ndaj këtu ka vend për përmirësim!”– tha ai.

I pyetur për punën e parardhësve, ai tregoi çfarë do merrte nga Dumani dhe kraja, teksa shtoi me kritikë se ky i fundit duket të kishte qenë më aktiv teksa mbante atë detyrë.

“Nga zoti Dumani do të merrja vendosmërinë dhe nga zoti Kraja qetësinë në kryerjen e detyrës. Kur të dy ushtronin detyrën, institucioni nuk ka qenë i njëjti. Në rastin e zotit Kraja, institucioni duhet të ishte më aktiv. Por ishte një periudhë as 3 vite. Në krahasim me zotin Dumani, do i merrja anën e mirë të produktivitetit. Se kam problem që të përballem me ankesa dhe akuza. Madje akuzat ia kam treguar vetë të pandehurve. Jo të gjithë duhet të shkojnë në burg, por qëllimi është që të fitojë drejtësia.”, tha Braho.

Klodian Braho

Adnan Xholi

Adnan Xholi deklaroi se ka ardhur koha për hetime cilësore për të goditur kriminalitetin me hetime penale dhe pasurore. Ai shtoi se Prokuroria e Posaçme ndodhet në këto momente në një fazë të rëndësishme konsolidimi ku implementimi i strategjive të institucionit lidhet drejtpërdrejtë me luftën pa kompromis të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar.

”SPAK ndodhet në një periudhë të rëndësishme konsolidimi ku implementimi i strategjive të institucionin lidhet drejtëpërdrejtë me luftën pa kompromis të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar. Vlerësoj të gjithë kandidatët dhe pavarësisht rezultatit të sotëm, do t’i mbështes në punën e tyre. Punën e kemi me njëri tjetrin dhe ata janë familja ime në systemin e drejtsisë. Më shumë kaloj kohë me ta se sa me familjen biologjike. Ka ardhur koha për hetime cilësore në kohë të shpejtë për të goditur kriminalitetin me hetime penale dhe pasurore”, u shpreh Xholi ndër të tjera.

Gjatë prezantimit të platformës, ai kujtoi disa prej ngjarjeve më të rënda që ka hetuar kur ishte pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa bëri edhe një përmbledhje të kualifikimeve të tij dhe eksperiencave profesionale që e kualifikojnë sipas tij për postin e rëndësishëm.

“Jam emëruar në vitin 1999 si prokuror në Gjirokastër. Jam angazhuar në hetimin e çështjeve sensitive që kishin ndodhur në vitin 1997. Kam prezantuar rastin e vrasjes të quajtura si ‘vrasja e Glinës’ në vitin 1997, një grup kriminal i armatosur me shtrirje në aksin Vorë-Tepelenë kishin krijuar mekanizëm për të grabitur shtetasit shqiptarë që punonin dhe jetonin në Greqi, dhe u zinin kurth në pikën kufitare. Njëri nga anëtarët hiqej si taksist dhe bashkëpunëtorët e prisnin ne rrugë. Katër shtetas shqiptarë u vranë nga ky grup. Janë identifikuar autorët dhe janë dënuar të gjithë, për ekzekutorin kam kërkuar ’dënim të përjetshme’.

Dy çështje të tjera kanë të bëjnë me rrëmbimin e biznesmenëve. Dy biznesmenë u rrëmbyen, një në fshatin Peshkopi dhe një në qytetin e Gjirokastrës.  I rrëmbyen për një periudhë 9-18 ditë, ushtruan dhunë psikologjike dhe fizike. Duke i detyruar të hapnin varrin e tyre me qëllim të merrnin shumat monetare të kërkuara, ishin 100 mln dhrami. Hetimi ishte pezulluar. E rihapa dhe u identifikuan, arrestuan dhe dënuan autorët. Rasti tjetër ka të bëjë me një pengmarrje, ku pengu u ekzekutua, por autorët vijuan të kërkonin para. U identifikua autori dhe u kërkua dënim përjetë për të”.

“Ngjarjet e 97, të njohura si “masakra e Cërrikut”, ku janë vrarë 6 efektivë të Gardës dhe “masakra e Qafë gjashtës”, ku u vra një efektiv policie dhe u tentua të vritet një drejtues policie. Ndodheshim në një presion të jashtëzakonshëm të familjarëve të të pandehurve, që ndjeheshin të paprekshëm në qytetet e tyre dhe të familjarëve të viktimave, që kërkonin drejtësi”- u shpreh Xholi ndër të tjera.

Adnan Xholi

Adnan Xholi, vlerësoi dy drejtuesit e deritanishëm të këtij institucioni të drejtësisë. Ai e vlerësoi Krajën për pjekurinë dhe eksperiencën, ndërsa Dumanin për përkushtimin.

“Te zoti Arben Kraja do të vlerësojë pjekurinë dhe eksperiencën disa vjeçare në hetim. Te Dumani do të vlerësojë përkushtimin e dhe rolin e tij luftarak që nuk tërhiqet përballë asnjë presioni. Këto do të më ndihmojnë nëse do të marrë pëlqimin tuaj”, tha Xholi.

Ai u provokua nga anëtarja e KLP, Arta Mandro, e cila i tha si do të kujdeset për të mos cënuar pavarësinë nëse ajo i shkon në zyrë për një cështje të saj persona. Xholi u kujdes t’i përgjigjej se do ta respekton si femër, do ti jepte një kafe dhe çështja do të zgjidhej në mënyrë ligjore.

Arta Mandro: Nëse do votoja sot për ju dhe nesër do të vija në zyrën tuaj për një çështje personale, si do të kujdeseshit ju për të mos cenuar pavarësinë?

Xholi: E vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit nuk keni asnjë pozicion, do ju respektoj femër, do ju sajdis si grua me një kafe. Por zgjedhja do jetë ligjore. Shumicës u pëlqen kafeja në SPAK, e bëjnë të mirë.

Arta Mandro: Unë nuk e pi kafenë fare,

Xholi: Akoma më mirë

Doloreza Musabelliu

Doloreza Musabelliu tregoi se është marrë kryesisht me goditjen e krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike, me disa procedime të mbyllura me sukses dhe dënimin e autorëve.

Ajo u shpreh se drejtimi SPAK duhet të jetë me integritet dhe pa kompromis teksa theksoi se synon rezultate konkrete në ushtrimin e detyrës.

“Kam përfunduar studimet ne 2002 dhe menjëherë më pas në Magjistraturë. Në 2005 jam emëruar tek Krimet e Rënda. Nga 2004-2019 kam qenë tek Krimet e Rënda e mandej  në SPAK. Të dy këto prokurori kanë përfaqësuar momente të rëndësishme në forcimin e shtetit të së drejtës. Që në vitin 2004 jam marrë me krimet e rënda dhe grupe të strukturuara kriminale. Pavarësisht vështirësive, kam vijuar me këmbëngulje në detyrat e mia duke kontribuar në rezultate konkrete” .Pjesa më e madhe e çështjeve të hetuara prej kanë kundër trafik të narkotikëve. Përmend një çështje të vitit 2015 ku për herë të parë u hetua një rast ajror i trafikut të narkotikëve, ku në përfundim u dënuam me vendim të formës së prerë. Kam hetuar çështje të korrupsionit.

Këto çështje reflektojnë bindje profesionale se asnjë funksionar pavarësisht statusit nuk qëndron mbi ligjin. Për të kaluar tek prokuroria e posaçme kam hetuar çështje sensitive. Çështja e vitit 2019, ku veçanti e kësaj çështje është se është kryer në bashkëpunim me autoritetet holandeze. Çështja penale e vitit 2021 ndaj një ish kryetar bashkie dhe bashkëpunëtorëve të tij. Një risi ka qenë se është proceduar me sekuestrimin e kriptomonedhave dhe falë bashkëpunimit me shtetet e huaja  arritëm t’i ruanim”, tha Musabelliu.

Doloreza Musabelliu

Elvin Gokaj

Elvin Gokaj e nisi prezantimin me profilin e tij dhe karrierën në sistemin e drejtësisë si dhe çështjet që ka hetuar, teksa u shpreh se veprimtaria e tij do të fokusohet në tri shtylla kryesore.

“Veprimtaria ime do fokusohet në luftën kundër krimit, përmirësimin e strukturës dhe shtim kapaciteti njerëzor, forcim i marrëdhënies dhe bashkëpunimit me ndërkombëtarët dhe forcimi i besimit te publiku. Drejtimi i ri i SPAK do të nisë me analizë, që do të ndihmojë në hartimin e një strategjie zhvillimi për tre vitet e ardhshme. Çdo prokuror duhet të fokusohet tek mund të fokusohet tek hetimi dhe ndjekja penale duke pasur besim tek aftësitë e stafit mbështetës. Krimi i organizuar përfaqëson një nga kërcënimet me serioze. Ai ka kaluar fazat e operimit tradicional duke evoluar drejt  infiltrimit në ekonomi, pastrimit të parave dhe ndikim në vendimmarrje publike. Edhe korrupsioni specifikisht i ‘jakave të bardha’  ka evoluar me ritme të mëdha dhe është e domosdoshme jo vetëm goditja e faktit korruptiv, por edhe konfiskimi i produkteve të ardhur nga krimet korruptitve”, tha prokurori.

Elvin Gokaj
Etiketa: Klodian Brahospak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026
AKTUALITET

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026
AKTUALITET

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026
Para

Klodian Braho kreu i ri i SPAK/ Ja si votuan 11 anëtarët e KLP-së

TË GJITHA

Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom