• Kontakt
Tuesday, June 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas vitesh abuzimesh me pronat publike, qeveria shfuqizon kontratat “1 euro”

19:42 : 09/12/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Pas më shumë se një dekade përdorimi për t’u dhënë bizneseve të afërta me pushtetin prona publike dhe pasuri strategjike të vendit, qeveria ka vendosur të shfuqizojë kontratat  “1 euro”.

Mekanizmi që u përdor për të “falur” toka, ish-reparte ushtarake dhe prona në bregdet, po hiqet nga ligji i ri për koncesionet, që synon, sipas qeverisë, të sjellë më shumë transparencë, vendim ky që vjen pasi gjithçka e vlefshme është ndarë ndërmjet të përzgjedhurve të qeverisë Rama.

Drejtori i Agjencisë së Koncesioneve, Emiliano Gjika, deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se neni për kontratat me 1 euro është hequr përfundimisht nga projektligji i ri “Për koncesionet dhe partneritetin publik-privat”.

“Në projektligjin e ri kemi hequr nga lista e koncesioneve pikën që ka qenë për kontratat simbolike me 1 euro,” tha Gjika.

Sipas draftit të ri, institucionet do të jenë të detyruara të publikojnë çmimin e ofertës, kriteret e përzgjedhjes dhe studimin e fizibilitetit për çdo kontratë, pas miratimit nga Ministria e Financave.

Lexo edhe:

Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë

Tabaku: Ekonomia e vendit e ndërtuar mbi privilegje dhe klientelizëm

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Blerta Rama, tha se ligji i ri “forcon kontrollin, rrit transparencën dhe unifikon procedurat” në përputhje me standardet e BE-së.

“Projektligji synon unifikimin e procedurave konkurruese; forcimin e kontrollit ex-ante dhe ex-post nga Ministria e Financave; garantimin e rregullave transparente për zbatimin dhe monitorimin e kontratave; menaxhimin e risqeve dhe ndarjen e tyre ndërmjet palëve; harmonizimin me standardet e BE-së; rritjen e rolit mbikëqyrës të Ministrisë së Financave, APP dhe ATRAKO si dhe promovimin e vlerës më të mirë për paranë dhe mbrojtjen e interesit publik”, tha zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Blerta Rama.

Por, ndërsa qeveria flet për “transparencë”, bilanci i kontratave të mëparshme mbetet i rëndë: me qindra hektarë tokë publike, prona shtetërore dhe pasuri strategjike janë dhënë për 1 euro tek biznesmenë të lidhur me pushtetin socialist.

Nga Dulaku te Gaz Demi, disa nga “fituesit” e kontratave 1 euro

Familja Dulaku

Përmes “Concord Investment”, e lidhur me televizionin proqeveritar Vizion Plus, ka marrë me qira për 20 vjet prona në Portin e Limjonit dhe në Sarandë, në bashkëpronësi me “Kastrati Group”, me një sipërfaqe totale mbi 270 mijë m².

Gjergj Luca

Biznesmeni i “Rozafa” shpk, mik i afërt i kryeministrit Rama, ka përfituar me “1 euro” prona në Elbasan, Gramsh, Përrenjas dhe Maliq, përfshirë ish-reparte ushtarake dhe depot e Rezervave të Shtetit, me qira 20-vjeçare.

Gaz Demi

Presidenti i klubit “Partizani” mori me qira Repartin Ushtarak nr.4030 në Tiranë, me sipërfaqe 37 mijë m², dhe pak muaj më pas emëroi Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit, si drejtor të përgjithshëm të klubit.

Arbër Hajdari

Themeluesi i “Fundjava Ndryshe” dhe pjesë e stafit të Ramës, ka përfituar dy prona në Brar të Tiranës me sipërfaqe mbi 59 mijë m², përmes dy vendimeve qeveritare në vitet 2019 dhe 2024.

Carlo Bollino

Gazetari italian, pronar i Report TV, ka përfituar me qira ish-ndërmarrjen metalike “Tirana”, me sipërfaqe 4,900 m², për një periudhë 20-vjeçare.

Florenc Gjikuria

Përmes kompanisë “Gjikuria”, biznesmeni ka marrë 9 mijë m² në Gjilekë, Himarë, si pjesë e projektit “White Roads Hotel”, të shpallur investim strategjik.

LEXO EDHE:

Nga Dulaku e Gaz Demi, te Luca e Arbër Hajdari, ja kujt ia fali Rama Shqipërinë për “1 euro”

Etiketa: Emiliano Gjikakontratat me 1 euroqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë

10:06 : 29/06/2026
AKTUALITET

Tabaku: Ekonomia e vendit e ndërtuar mbi privilegje dhe klientelizëm

14:12 : 27/06/2026
AKTUALITET

Hije skandali/ Kush e pagoi Chris Precht për kopshtin privat të Kryeministrit?

11:40 : 27/06/2026
AKTUALITET

Si i mposhtën influencerat “investitoret strategjikë” me një telefon në dorë

11:31 : 27/06/2026
AKTUALITET

Eurodeputetja italiane mbërrin në Tiranë: Do jem në protestë

09:08 : 27/06/2026
AKTUALITET

Sot protesta e 28-të kombëtare kundër Ramës, diaspora i bashkohet tubimit: Jep dorëheqjen!

08:17 : 27/06/2026
Para

I arratisur nga burgu në Shqipëri, kapet 40-vjeçari në Itali, po udhëtonte me makinë 100 mijë euroshe

TË GJITHA

Bardhi përplaset me Gonxhen: Hajdut i certifikuar, anulo koncertin e Kanye West

12:15 : 30/06/2026

Protestuesit ndjekin deputetin Tërmet Peçi jashtë Parlamentit: Hajdut, analfabet

12:05 : 30/06/2026

Protestuesit vendosin kazanin e plehrave tek dera Kuvendit: Rama n’kosh, Berisha n’kosh

11:56 : 30/06/2026

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

11:47 : 30/06/2026

Deputetët në seancë plenare, protestuesit qëllojnë me vezë në drejtim të Parlamentit

11:31 : 30/06/2026

Rama “shpërthen” ndaj protestuesve: Mbetje të rrezikshme socio-politike

11:12 : 30/06/2026

“Albanian Files”/ Këlliçi: Të ngrihet komision hetimor për projektet e arkitektëve të huaj në Shqipëri

10:59 : 30/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelercasibom girişcasibomPerabetKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisnakitbahisJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetjojobetjojobet girişimajbetbetcio