• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kosto të fryra, sorollatje dhe pagesa të dyfishta/ Shkeljet e rënda në koncesionin e hemodializës

12:43 : 03/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, SHENDETI

Auditimi i KLSH-së mbi zbatimin e kontratës së koncesionit për shërbimin e hemodializës ka zbuluar probleme serioze që prekin drejtpërdrejt pacientët me sëmundje akute dhe kronike të veshkave.

Sipas gjetjeve, pacientëve që përballen me raste akute nuk u ofrohet menjëherë shërbimi i urgjencës pranë qendrave të koncesionarit në rajonet ku ata banojnë, përpara se të kalojnë në një procedurë burokratike për miratimin paraprak nga FSDKSH. Në situata urgjente, spitalet publike detyrohen t’i dërgojnë pacientët drejt QSUNT me ambulancë dhe me mjekun specialist, duke krijuar vonesa të rrezikshme për trajtimin.

Institucionet përgjegjëse argumentojnë se shërbimi i hemodializës, si akut ashtu edhe kronik, u është ofruar të gjithë pacientëve në strukturat adekuate, duke theksuar se programi i dializës peritoneale funksionon që nga viti 2005 dhe se pacientët me insuficiencë renale kronike marrin materialet e nevojshme falas për trajtimin në banesë. Por auditimi konstaton se Ministria e Shëndetësisë dhe FSDKSH nuk kanë hartuar rregulloren e posaçme që do të përshpejtonte procedurën e ofrimit të shërbimit të menjëhershëm për pacientët me sëmundje akute të veshkave. Rekomandimi i KLSH vlerësohet si i pranuar, por i pazbatuar, duke reflektuar mungesë angazhimi për rregullimin e një procesi që prek urgjencën dhe shpesh jetën e pacientëve.

Auditimi ka identifikuar edhe një praktikë tjetër shqetësuese: raste të pagimit të dyfishtë për të njëjtën seancë dialize. Një situatë e tillë u evidentua në qendrën e koncesionit të Lezhës, ku një pacient kronik u faturua dy herë për një seancë – njëherë nga koncesionari, bazuar në projeksionet mujore dhe njëherë nga një spital jopublik që realisht e kishte kryer shërbimin. Ky problem shfaqet te pacientët që kanë ndryshuar vendbanim ose kanë zgjedhur të kryejnë trajtimin në qendra të tjera të hemodializës që nuk mbulohen nga koncesionari. Në këto raste, pagesa për një seancë dialize përfundon duke u bërë dy herë: një në projektim dhe një sipas shërbimit faktik.

Ministria dhe FSDKSH deklarojnë se disponojnë regjistrin kombëtar të pacientëve që marrin hemodializë dhe se qendrat dërgojnë çdo muaj listat me pacientët, sipas detyrimeve kontraktore. Megjithatë, auditimi nënvizon se mekanizmi aktual nuk është i mjaftueshëm për të parandaluar mbivendosjet, pasi pagesat nga koncesionari bazohen tek projeksionet, ndërsa pagesat tek spitalet jopublike bazohen në seancat reale të kryera. Kjo mospërputhje krijon kosto të panevojshme për buxhetin publik.

Lexo edhe:

Tallja e qeverisë me bonusin e pensionistëve, 27% e të moshuarve drejt varfërisë ekstreme

Lindja e populizmit të shëndetshëm

Rekomandimi kërkon që koncesionari të dërgojë çdo muaj të dhëna të detajuara pranë degëve rajonale të FSDKSH për identifikimin e pacientëve që kryejnë seanca në qendrat e tij, në mënyrë që të shmangen pagesat e dyfishta dhe të reduktohen kostot e panevojshme të transportit. Debatet mes institucioneve tregojnë se sistemi ekzistues i raportimit nuk siguron kontroll të saktë të qarkullimit të pacientëve, ndërsa auditimi tërheq vëmendjen se problemet vazhdojnë të jenë të pranishme pavarësisht procedurave të përcaktuara në aktet nënligjore. /Ekofin.al

Etiketa: koncesioni i hemodializeskosto te fryraqeveriashkelje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tallja e qeverisë me bonusin e pensionistëve, 27% e të moshuarve drejt varfërisë ekstreme

13:14 : 11/07/2026
AKTUALITET

Lindja e populizmit të shëndetshëm

12:09 : 11/07/2026
AKTUALITET

Administratë dhe nxënës shkollash/ Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

09:34 : 11/07/2026
AKTUALITET

Nga “asnjë qindarkë” te 4 mln euro, si mashtroi qeveria për koncertin e Kanye West

11:14 : 09/07/2026
AKTUALITET

Kanye West, mes Ramës dhe protestuesve

10:00 : 09/07/2026
AKTUALITET

Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë

08:11 : 09/07/2026
Para

Abuzimi me tendera te AKSHI, SPAK merr në pyetje Mirlinda Karçanajn dhe Ermal Beqirin

TË GJITHA

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş