• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Autobusët e Nadir Çaushollit vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Shteti hesht

11:08 : 01/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Përtej vonesave  që u shkaktojnë qytetarëve autobusët “Green Line” të Tiranës janë kthyer në të rrezikshëm.

Në aksidentin e mbrëmjes së djeshme (30 nëntor), të ndodhur në afërsi të “Pallatit me shigjeta” janë rrezikuar jetët e 4 personave.

Detaje nga ngjarja

Autobusi i linjës “Green line” i Nadir Çaushollit  doli nga rruga, u përplas me trafikndarësen dhe devijoi në korsinë tjetër. Si pasojë mbetën të lënduar disa persona, 4 prej të cilëve u dërguan në spital.

Ndërkohë sipas njoftimit të policisë 18-vjeçarja që drejtonte biçikletën ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore.

Lexo edhe:

Nga hetimet për “CFO Pharma” te konflikti në rrugë, telashe të reja për Nadir Çaushollin, zbardhet kallëzimi i biznesmenit

Policia procedon Nadir Çaushollin pas sherrit në ish-Bllok, ja për çfarë akuzohet

Po masa kur do të meren?

Por edhe pse rasti është i përsëritur policia e kaloi me një njoftim të shkurtër dhe rutinë, duke u mjaftuar me arrestimin e shoferëve. Ndërkohë, licensa e Çaushollit duket se ka mbetur e paprekur, falë mbështetjes që ai ka pasur dhe vazhdon të ketë nga miqtë e tij, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama.

“Efektivët arrestuan shtetasin Ç. Sh., 56 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Rrugën e Kavajës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobuzit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara. Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobuz, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve”., njofton policia.

Disa prej aksidenteve të autobusëve urbanë të ndodhur në  vitet e fundit në Tiranë:

10 mars 2024: Autobusi i linjës Green Line u përplas me pemën dhe një motomjet në rrugën “Ferit Xhajko”. Shoferit i ra të fikët në timon.

Autobusët "vrasës" të Tiranës/ Rastet kur

Një tjetër rast ku jeta e qytetarëve të Tiranës u rrezikua nga autobusi i linjës “Green line”, ishte ai i 27 shkurtit 2023. Një aksident masiv ndodhi te ura e Tajvanit, ku autobusi u përplas me 9 automjete. Si pasojë e përplasjes mbëtën të plagosur 9 persona.

29 prill 2022: Autobusi Green Line ra në lumin e Lanës, pranë “Ish-ekspozitës”, plagosi 5 persona.

Autobusët "vrasës" të Tiranës/ Rastet kur

14 nëntor 2022: Autobusi i kompanisë “Go Green” që bën linjën e Unazës përplasi një makinë tip Mercedes Benz (targa AB 072DI), duke shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe panik tek qytetarët.

22 prill 2022: Autobusi i linjës së Unazës përplasi një makinë dhe ra në lumin e Lanës bashkë me automjetin.

Kush është pronari i Green Line

Pronari i Green Line është Nadir Cushollii i cili njihet për skandalet e tij me tenderat. “Green Line” ka kaluar në pronësi të Çaushollit përmes blerjes së shoqërisë “Gerard-A”, e cila zotëronte licensën e linjës urbane të Kasharit.

Më pas, përmes transaksioneve dhe dhurimeve të aksioneve, linja u kontrollua plotësisht nga Nadir Çausholli, duke përfshirë edhe linjën e Unazës në Tiranë.

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ndaloi kompaninë Green Line të Nadir Çaushollit të merrte pjesë në tendera për 6 muaj, pasi “ka keqinformuar autoritetet për qëllime kualifikimi”.

Ndërkohë Më 2 Tetor 2025, Prokuroria e Tiranës ushtroi një kontroll në ambjentet e “CFO Pharma” në kuadër të një hetimi për një skemë mashtrimi me ilaçet.

Prokuroria e Tiranës ka zbuloi se kompanitë “Pharma Plus” dhe “Nedix Albania”, të drejtuara nga dy vartëset e Çaushollit, kanë realizuar shitje fiktive për llogari të “CFO Pharma-s” të dy produkteve farmaceutike “Foster” dhe “Trimboë”.

Për këto “shitje”, ato janë rimbursuar në shumën e rreth 700 milionë lekëve të vjetra nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH).

Në Maj të vitit 2025, Çausholli u dënua me vendim të formës së prerë të Apelit me një vit burgim për veprën penale të “Manipulimit të tregut”. Megjithatë, ai shpëtoi nga burgosja, pasi trupa gjyqësore ia konvertoi dënimin në shërbim prove.

Më herët, në 31 tetor 2015, Nadir Çausholli u arrestua, pasi nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Tatimeve, rezultoi se nëpërmjet kompanisë së tij “Omega farma” (sot CFO Pharma) kishte përfituar me anë të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Mashtrimit” me pasoja të rënda, rreth 2.2 milionë euro nga fondi i ilaçeve të rimbursueshme.

Në foto: Nadir Çausholli, i arrestuar në vitin 2015

Përveç manovrave abuzive në tregun e ilaçeve, Nadir Çausholli u përfshi në fund të vitit 2024 edhe në biznesin e ndërtimit. Hyrja e tij në këtë treg ishte e menjëhershme dhe shumë e dyshimtë.

Ai u bë ortak me Elvis Doçin (Visi i Pojës), një personazh problematik dhe në kërkim nga Prokuroria e Posaçme për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Visi i Pojës dhe Nadiri i “CFO” bashkuan forcat për ndërtimin e një hoteli gjigant dhe luksoz në plazhin e Durrësit, të quajtur “Rock of Kavaja”.

 

Etiketa: autobuseGreen Linenadir causholli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga hetimet për “CFO Pharma” te konflikti në rrugë, telashe të reja për Nadir Çaushollin, zbardhet kallëzimi i biznesmenit

18:35 : 06/07/2026
AKTUALITET

Policia procedon Nadir Çaushollin pas sherrit në ish-Bllok, ja për çfarë akuzohet

18:02 : 06/07/2026
AKTUALITET

Video-skandali/ Nadir Çausholli i “CFO Pharma”, sherr me grushta në mes të Bllokut. Kallëzohet për kanosje

15:51 : 06/07/2026
AKTUALITET

Investigimi/ Dosja e zezë e Nadir Çaushollit në Kosovë, shkelje pa fund në farmacitë “CFO Green”

10:17 : 06/07/2026
AKTUALITET

Rimbursimi fiktiv i ilaçeve/ 400 farmaci “përfituese” të Nadir Çaushollit, në krye “BioPlus” e Gazmend Aliaj

09:22 : 03/07/2026
AKTUALITET

Ministria e Financave: Transporti urban përjashtohet nga detyrimi për POS në autobusë

19:06 : 24/06/2026
Para

Dokumenti, sektorët që kërcënohen më shumë nga ndryshimet klimatike

TË GJITHA

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş