• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Plumbi i Artë”/ Aredin Behari dëshmon në GJKKO: Atentatet më erdhën nga vëllezërit Ardian dhe Albert Pashaj

18:28 : 18/11/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Aredin Behari, i cili ka shpëtuar nga dy atentate, në 2017 dhe 2019, tregoi sot para Gjykatës së Posaçme rrethanat e këtyre ngjarjeve dhe arsyet pse që në fillim ishte i bindur se sulmet ishin të organizuara nga vëllezërit Ardian dhe Albert Pashaj.

Gjatë seancës së çështjes “Plumbi i Artë”, Ardian Behari deklaroi se konflikti me dy vëllezërit kishte nisur për një apartament, duke e cilësuar këtë si shkakun kryesor të tensionit.

Aredin Behari përshkroi atentatin e dytë në nëntor 2019, një makinë iu afrua ndërsa ai po ecte për në shtëpi, dhe pasagjeri nga sedilja e pasme qëlloi disa herë me armë. Ai tha se kishte shpëtuar nga plumbat dhe menjëherë ishte drejtuar në prokurori, ku iu përmendën dy emra “Buzi” dhe një tjetër, të cilët ai nuk i njihte.

Ai shtoi se dyshimet e tij vazhdojnë të lidhen me Ardian dhe Albert Pashajn, duke shpjeguar se konflikti kishte nisur pas fitimit të një gjyqi për shtëpinë dhe magazinën në 2016 dhe se kishte ndihmuar Albertin duke i ndërtuar dy shtëpi me paratë e tij.

Në të njëjtën seancë u trajtuan edhe ngjarje të tjera kriminale të së kaluarës. U përmend grabitja e kambistit Astrit Ademi në 2013, një rast i zbardhur edhe falë dëshmisë së Nuredin Dumanit, i penduari i drejtësisë. Astrit Ademi rrëfeu momentet e grabitjes, por prokurorët e SPAK kundërshtuan dëshminë për shkak të mospërputhjes me atë të dhënë më parë.

Lexo edhe:

Saga e krimeve të Memaliajt, vrasje, zhdukje e atentate të dështuara

Tre atentate ndaj Trump në 2 vjet, motivet, arrestimet dhe pasojat në politikën amerikane

Gjithashtu, u diskutua edhe grabitja e kambistit Xhemal Liçi, ngjarje e 13 viteve më parë, e zbardhur gjithashtu falë Nuredin Dumanit. Bardhyl Zeneli, i pranishëm në vendngjarje, dha dëshminë e tij, por nuk ofroi informacion që të ndihmonte në identifikimin e autorëve.

Ardian Behari: Isha në lokal ulur, te Astrit Merkaj në Fier. Unë isha në katin e parë te lokalit. Lokali ishte me xhama, kishte pamje nga jashtë-brenda. Unë e pash nga jashtë që shpëtova. Isha ulur me Astrit Merkajn dhe me dy persona të tjerë. Ora ka qenë rreth 19.00-20.00. Në atë kohë kam patur një Ford 2002.

Personi nuk hyri në lokal, qëndroi te dera që ishte gjysmë e hapur. Nuk hyri sepse u tremb, gjuajti direkt nga xhami. Në atë pozicion qëlloi direkt te unë. Se si më vajti instikti pash personin që po nxirte armën dhe kur i ngeci u ula poshtë tavolinës dhe shpëtova. Qëlluan katër herë, njëri plumb kapi cepin e tavolinës plumbat e tjerë kapën murin. Unë nuk pësova dëmtim fizik. Pastaj lajmërova policinë. Personi u largua menjehërë.

Autori kishte trup të gjatë dhe të dobët. U largua në këmbë. Ishte me maskë, tuta sportive dhe bluzë me kapuç. Nuk të them dot se kush ishte. U qetësova me thënë drejtën. Lidhur me këtë ngjarje nuk jam pyetur në prokurorinë e Fierit. Policia erdhi i dhash shpjegime se ccfarë ndodhi. Te ky lokali ulesha gjithmonë. Albert dhe Ardian Pashaj më shihnin që rrija në atë lokal. Jam pyetur nga policia dhe i thash se dyshoj për Ardian dhe Albert Pashajn.

Kisha konflikt shtëpie me ta. Pas 5 ditësh më ndodhi atentati. Isha i ndërgjegjshëm se kush ma kishte bërë. Me Ardianin jam takuar pas ngjarjes. Unë me dy vëllezërit isha në konflikt për një apartament, në gjykatën e Apelit e fitova gjyqin për banesën, Gjykata e Lartë e riktheu në Apel.

Në nëntor 2019 më ndodhi atentati tjetër. Vjen një makinë në një moment kur unë po ikja në këmbë për në shtëpi. Vjen makina dhe po ecte ngadalë më pas dëgjova krisma kallashi, breshëri. Makina ishte në ecje përbri meje. Ai qëlloi rreth 3-4 herë, i shpëtova plumbave. Qëlloi pasagjeri nga sedilja e pasme.

Ata goditën nga brenda pa hapur xhamin. Mbaj mend që kam bërtitur me të madhe dhe ika. Shkoj në prokurori dhe me nxjerin dy emra “Buzi” dhe një tjetër. Nuk njoh njeri i thash. Nuk mendoja që e kishin me mua. Falenderoj Zotin. Unë isha në lokal, te Dashamiri deri në orën 9 ndenja. Isha me një person dhe më pas kalova rrugën të ikja në shtëpi. Makina ishte ngjyrë bojqielli. Pas ngjarjes së dyte nuk u takova as me Ardianin as me Albertin.

Deri në vitin 2016 ne s bëheshin fare, pastaj unë fitova gjyqin për shtëpinë dhe magazinën. Dyshimin e kam ende sot që atentatet me ka ardhur nga dy vëllezërit.  Në 2023 i jam falenderues shtetit sepse dolën dyshimet e mia. Shkaktari është Ardian Pashaj për të gjitha problemet që më janë krijuar. Une Albert Pashajt i kam bërë dy shtëpi në Tiranë me paratë e mia.

Astrit Ademi: Në 2013 punoja kambist në rrugë. Kam qenë vetëm në një varrezë makinash në Marikaj, punoja aty. Ishte dhe një roje, një burrë i vjetër. Më morën lekët që kisha në makinë. Nuk pash njeri, nuk njoha njeri. Ishin njerëz të maskuar, erdhën me makinë me një Benz të vjetër. Unë pash një person, nuk e di sa ishin në total. I pash kur më erdhën përballë, nuk e njoh kush është. Më tha mos lëviz, e falenderoj që nuk më bëri gjë, mund dhe të me vrisnin. E falenderoj me gjithë zemër. Më mori disa lekë, nuk mbaj mend sa ishin, kanë kaluar vite.

I thash urdhëro ccelsin e makinës, që të mos ma thyenin makinën. Mua dhe rojes na kontrolluan nëpër xhepa. Më morën rreth 30 mijë euro në makinë. Në xhëp kisha dy mijë euro. Unë për ccerek ore nuk e ngrita kokën, nuk i pash fare as kur u larguan. Një person mori një balestër në tokë dhe më tha mos lëviz, kaq. Poshtë sediles së shoferit kisha një marsup të vogël dhe pak lekë kisha në bagazh.

 

Etiketa: Aredin BehariatentateGJKKKO

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Saga e krimeve të Memaliajt, vrasje, zhdukje e atentate të dështuara

22:46 : 26/04/2026
BOTA

Tre atentate ndaj Trump në 2 vjet, motivet, arrestimet dhe pasojat në politikën amerikane

14:53 : 26/04/2026
AKTUALITET

Durim Bami, nga dëshmitar atentatesh në objektiv eliminimi. Historia mes drejtësisë dhe hakmarrjes

21:17 : 01/03/2026
AKTUALITET

Atentatet e nëntorit/ Softa: Situata në Shqipëri shqetësuese! Vrasjet e njëjta dhe pa autorë

18:24 : 01/12/2025
AKTUALITET

“Këmbanë alarmi”/ Hijet e krimit të organizuar në Policinë e Shtetit

09:04 : 14/11/2025
AKTUALITET

Shqipëria ‘arenë lufte’, 35 vrasje me tritol dhe armë në gati 1 vit

17:59 : 12/11/2025
Para

Komisioni për Reformën Zgjedhore, Murrizi: Opozita dhe mazhoranca bashkë për të mbajtur pushtetin

TË GJITHA

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom