Kryedemokrati, Sali Berisha do të mbledhë kryesinë këtë të martë, një ditë pas protestës së mbajtur para Kryeministrisë, e cilësuar si “Foltorja 2”.
Mbledhja do të mbahet në selinë blu dhe pritet të diskutohet vijueshmëria e aksioni opozitar, i cili ka për synim largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut nga qeveria.
Berisha u shpreh ditën e djeshme se foltorja parë Kryeministrisë do mbahet një herë në javë ndërsa paralajmëroi edhe protesta kombëtare.














