Një shtetas shqiptar i identifikuar si Francesk Shkambi, (personi në foto) është ekzekutuar me armë zjarri, pranë një restoranti ku punonte si menaxher, në SHBA.
Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi pak pas orës 9:30 të mbrëmjes më 16 nëntor, ku pas një raportimi për të shtëna me armë, efektivët deklarojnë se gjetën Shkambin të shtrirë në oborr.
Sipas autoriteteve Shkambi u transportua në një spital të zonës por fatkeqësisht ndërroi jetë. Ai ishte qëlluar me dy plumba, ndërsa të shtënat kanë ardhur sipas dëshmitarëve, pas një konflikti që viktima kishte me një person tjetër.
“Shkambi dhe personi i dyshuar që qëlloi njiheshin me njëri-tjetrin”, thanë autoritetet.
Përafërsisht 20 minuta pas të shtënave, i dyshuari, një burrë 65-vjeçar nga Farmington Hills, u arrestuar si i dyshuar dhe u dërgua në Departamentin e Policisë së Farmington Hills.
Sakaq raportohet se Shkambi ka qënë më parë i dënuar për konspiracion dhe për posedim me qëllim shpërndarjen e drogave të paligjshme.














