• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Blendi Sulaj ka pësuar një transformim rrënjësor në bindjet e tij politike. Fillimisht u rreshtua në krah të Fatmir Mediut, si nënkryetar i Partisë Republikane. Më pas shkoi në krahët e Lulzim Bashës në PD, duke “luftuar” me mazhorancën aktuale. Duket se nga “lufta” ai doli fitimtar, pasi kaloi “ylberin” duke “tradhëtuar” të djathtët, nëse mund t’i quash të tillë, për t’u rreshtuar vetë me qeverinë.

Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, Blendi Sulaj u emëruar nga eksponentë të lartë të mazhorancës si nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Ai po merret me kontrollin e territorit, nëse janë zbatuar ose jo lejet apo nëse janë zaptuar hapësirat publike. Një paradoks tepër i madh, duke qenë se vetë Sulaj ka qenë i proceduar për ndërtim pa leje. Madje, ai akuzohet se ka shkelur edhe lejen për të ndërtuar një vilë në zonën e Mjull Bathores, në Tiranë.

Nëse do të kontrollosh territorin për këto abuzime, a do t’i prishë godinat apo pallatet që ka ndërtuar vetë Blendi Sulaj?

VoxNews ka hulumtuar dhjetëra dokumente, leje ndërtimi, akte noteriale, kontrata shit-blerjesh, akte dhurimesh, ku nënkryetari i Bashkisë së Tiranës ka bërë dokumente fiktive për të fshehur miliona euro. Ai ka bërë kalime pronësie tepër të dyshimta, për disa firma që kanë pasur kapitale prej miliona eurosh, teksa në disa raste këto pasuri i ka dhuruar.

Lexo edhe:

Dokumenti/ Nënkryetari i Bashkisë Blendi Sulaj shkeli lejen e viles me pishinë, por ASHK e çertifikoi

Zbardhen 16 leje/ Kulla 67 kate në Tiranë dhe 20 kate në bregdet, ja “top” kompanitë ndërtuese

Faksimile: Një nga kompanitë e Blendi Sulajt ishte Bia Invest, disa muaj pasi shiti aksionet kompania u pezullua

Disa vite më parë, 33-vjeçari Blendi Sulaj hapi një kompani të quajtur “Bia Invest”, e cila merrej me ndërtime të objekteve civile. Më vonë, Sulaj shiti 50 % të aksioneve te Andri Kasneci. Megjithëse firma merrej me ndërtime, çmimi i shitjes ishte vetëm 500 euro.

Ndërkohë, disa vite më vonë, Sulaj ia shiti kompaninë plotësisht Kasnecit. Sërish, 50 % të aksioneve te kjo firmë, kaluar te Kasneci për 500 euro. Në total, nënkryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, e shiti kompaninë për vetëm 1000 euro.

Nëse ka bërë evazion, shitje fiktive apo pastrim parash, këto mbeten për t’u hetuar. Mjafton një verifikim i thjeshtë dhe organet ligjzbatuese mund të zbulojnë shumëçka, që nga shitja fiktive e deri te ndërtimet që ka bërë kjo firmë.

A mos humbi gjurmët Sulaj me këtë shitje?! Dokumentet e hulumtuara tregojnë se, disa javë pasi kompania u shit 100 %, pronari i ri e pezulloi aktivitetin e kompanisë. Një vit më vonë, ai publikoi edhe bilancet, ku rezulton se firma e ndërtimit doli me humbje në vitin e shitjes!

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës ka pasur në pronësi edhe firmën ASINVEST International

Sipas dokumenteve që disponon redaksia jonë, familja Sulaj ka pasur në pronësi edhe kompaninë ASINVEST International, e cila merrej me operacione dhe transaksione të çdo lloji lidhur me importin e mallrave industrialë.

Shitja ishte për vetëm disa qindarka, teksa koha kaloi dhe në muajin gusht të vitit 2025, tashmë nga karrigia e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj shiti edhe aksionet e tjera të firmës së tij. 33-vjeçari ia shiti aksionet z. Bahri Qordjas, i cili ka lindur në vitin 1967, teksa është banor i Tiranës. Ashtu siç do të dalë edhe më vonë, z. Bahri nuk ka pasur asnjë aktivitet apo kapital që të bënte këto blerje.

Ka dyshime të forta se emri i tij është vetëm një prestanome, ku Blendi Sulaj po tenton që të fshehë gjurmët në biznese. Çfarë lidhje ka Blendi Sulaj me Bahri Qordjan?!

Si mund t’i shesësh një individi të tillë aksionet e një firme që zotëron miliona euro kapital, në rivierën shqiptare, për vetëm 750 euro? Të shesësh aksionet vetëm e vetëm që të mbash karrigen e shtetit, vetëm Blendi Sulaj mund ta bëjë. Natyrisht që veprimet meritojnë një hetim të thelluar të organeve shtetërore, të cilat mund të gjejnë se Sulaj po fsheh të ardhurat, po bën evazion apo edhe po konsumon vepër penale si pastrim parash.

Faksimile: Blendi Sulaj ka themeluar edhe kompaninë “ASINVESTMENT”, ku megjithëse merrej me ndërtim, ai e ka falur

Por, një nga rastet më flagrante dhe tepër të dyshimta, ka qenë padyshim themelimi i kompanisë “ASINVESTMENT”, në maj të vitit 2021. Firma merrej me ndërtim dhe projektim godinash, apo me shit-blerje pronash. Gjithashtu, edhe me reklama apo edhe ndërtime faqesh të internetit. Me këtë firmë, Sulaj bëri edhe fushatën e Bashës në vitin 2021, ku rezultati dihet nga të gjithë.

Dy vite pasi ai e themeloi, në vitin 2023, Sulaj nënshkruan një deklaratë “dhurimi kuotash”, në favor të Ermal Haxhiajt. Ndërkohë, në muajin mars të vitit 2024, Ermali ia dhuron kuotat nënës së tij, Luanesha Haxhiaj.

Faksimile: Në muajin tetor 2024, qeveria i dha një leje firmës për kullë 20 katëshe te zona e Liqenit të Thatë në Tiranë

Por, çuditë e Sulajt dhe të firmave të tij s’kanë të sosur. Kompania që ai dhuroi dhe kishte kapitale e prona me vlera të konsiderueshme, arrin të marrë një leje më datë 4 tetor 2024. Sipas dokumenteve, Këshilli Kombëtar i Territorit, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama dhe me firmë të zv.kryeministres Belinda Balluku, i japin kësaj firme një leje për kullë 15 dhe 20 kate.

“KKTU vendosi miratimin e lejes së zhvillimit për objektin ‘godinë rezidenciale me 15 kate dhe 20 kate mbi tokë dhe 2-7 kate nëntokë’, me vendndodhje në zonën e Liqenit të Thatë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “ASINVESTMENT” sh.p.k” thuhet në vendim.

Faksimile: Në muajin qershor 2025, Blendi Sulaj bëhet administrator i kompanisë me afat deri në 2030-ën

Pas marrjes së kësaj leje, Blendi Sulaj shfaqet sërish me letra në këtë firmë. Në datën 12 qershor të këtij viti, përfaqësuesi ligjor Albi Peti, emri i të cilit ndodhet në lejen e KKTU-së, largohet nga firma dhe vendin e tij e zë Blendi Sulaj, me një afat deri në vitin 2030.

Faksimile: Në tetor të vitit 2025, Luanesha Haxhiaj ia shet firmën Bahri Qordjas, prestanomes së Blendi Sulajt

Veprimet fiktive të Blendi Sulajt vijojnë edhe në javët e fundit. Megjithëse ai del në televizor sikur bën punë për kontrollin e territorit në Tiranë, nën zë dhe në fshehtësi vijon planin e tij, për kryerjen e veprimeve fiktive me firmat që ka në zotërim.

Sipas dokumenteve në datën 16 tetor 2025, Luanesha Haxhiaj firmos një kontratë shitje kuotash në favor të z. Bahri Qordjas, një emër që është përdorur nga Sulaj edhe për kompaninë e parë. Ka dyshime tepër të mëdha se pas Qordjas është pikërisht nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili për të fshehur gjurmët e ndonjë konflikti të mundshëm të interesit, pasi mori leje për kullë 20 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, bën këto veprime.

Por, mjafton që këto institucione të pyesin punonjësit apo emrat e lartpërmendur dhe do të dalin në konkluzionin se nënkryetari i Bashkisë së Tiranës ka fshehur pasurinë, po tenton që të pastrojë paratë dhe bën evazion të dukshëm. Nëse do të hetohet ose jo, kjo mbetet për t’u parë, duke qenë se ai është një nga njerëzit më të besuar të eksponentëve të lartë të qeverisë, të cilët i kanë dhënë edhe lejen për kullë.

Në vitin 2021, Blendi Sulaj u bë pronar i një bar – restoranti në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ai arriti të shtjerë në dorë një pasuri të stërmadhe për vetëm 1 euro. Ka dyshime të mëdha se kontrata është bërë fiktive, njëjtë siç vepron me të gjitha bizneset Blendi Sulaj. Sipas dokumenteve, ai e bleu barin nga z. Dino Disaro dhe znj. Migena Stafa.

Faksimile: Njoftimi i Policisë së Tiranës që e procedonte Blendi Sulajn për ndërtim pa leje

Disa muaj pas këtij transaksioni tepër të dyshimtë, Policia e Tiranës doli me një njoftim zyrtar, ku e procedonte z. Blendi Sulaj për ndërtim të paligjshëm. Në njoftim bëhet me dije se ai ishte kapur në shkelje, duke qenë se bënte punime dhe betononte një sipërfaqe publike. Por, çudia në këtë rast pak zgjati, teksa me manovra që tashmë dihen në institucionet e tjera, Sulaj doli “pa lagur”.

Duke synuar edhe postet shtetërore, të cilat mund t’i hapnin shumë rrugë, ai ka kaluar disa “ylbere”. Aktualisht mban postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe çuditërisht i është besuar roli i kontrolluesit të territorit. /VOXNEWS

LEXO EDHE:

Dokumenti/ Nënkryetari i Bashkisë Blendi Sulaj shkeli lejen e viles me pishinë, por ASHK e çertifikoi

Etiketa: Blendi Sulajndertime“Bia Invest”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dokumenti/ Nënkryetari i Bashkisë Blendi Sulaj shkeli lejen e viles me pishinë, por ASHK e çertifikoi

21:54 : 13/11/2025
AKTUALITET

Zbardhen 16 leje/ Kulla 67 kate në Tiranë dhe 20 kate në bregdet, ja “top” kompanitë ndërtuese

08:21 : 12/11/2025
AKTUALITET

Shembja e vilave në Farkë, PD: “Show” mediatik, Rama mbron kullat e oligarkëve, jo ligjin

10:54 : 08/11/2025
AKTUALITET

Boom-i i ndërtimit në Tiranë! Shumë beton, pikëpyetje dhe pak… hetime

18:30 : 30/10/2025
AKTUALITET

Unioni për Ruajtjen e Natyrës i bën thirrje Qeverisë që të ndalë ndërtimet në zonat e mbrojtura

19:00 : 30/09/2025
AKTUALITET

A ka më hapësirë për ndërtimet, sidomos në kryeqytet (Po Para?!)

11:43 : 27/09/2025
Para

"Drejtësi me dy standarde"/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

TË GJITHA

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

22:20 : 17/11/2025

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com