Kreu i PD-së Sali Berisha tha sot në protestën e PD-së se opozita nuk do të pranojë kurrë ligjin për Barazinë Gjinore, i cili u miratua në Kuvend me votat e socialistëve.
Berisha tha se ligji shkatërron vlerat e familjes. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe zv.kryeministren Belinda Balluku se po kërkojnë të shkatërrojnë institucionin e familjes.
“Atë ligj shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë. Po u shpërbe familja, Shqipëria shpërbehet, kombi shpërbehet. Atë ligj nuk do e pranojmë kurrë. Familja shqiptare institucioni më i shentë i çdo shqiptari.
Kjo familje këtë komb e ka sjell gjerë në ditët e sotme nga lashtësia. Këtë familje Rama dhe Lubia këkrojnë ta shkatërrojnë. Kjo familje do mbrohet me çdo çmim”, tha Berisha.














