Një tjetër sasi prej 520 ton misër, i ardhur nga Serbia, është bllokuar në doganën e Hanit të Hotit, këtë të hënë.
Sipas AKU-së, kjo sasi misri ka rezultuar me nivel të lartë të alfatoksinës që e bën të dëshmshëm për kafshët.
Misri ishte porositur nga disa kompani shqiptare të cilat më pas do ta shpërndanin në fermat blegtorale.
Ndërkohë që ky është rasti i tretë brenda pak kohësh i bllokimit të misrit.
Dy sasi të tjera janë bllokuar pak ditë më parë, njëra në Elbasan dhe tjetra po në Han të Hotit. Shkak ka qënë prania e alfatoksinës, një substancë tejet e rrezikshme, kancerogjene që infekton jo vetëm kafshët, por dhe njerezit.
Aflatoksina demton mëlçine dhe organe të tjera jetësore.














