Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar fort qeverinë dhe SPAK-un, pas raportimeve se autoritetet shqiptare kanë kërkuar një ekstradim të ri të tij nga Zvicra.
Ai e cilësoi këtë si një “lajm të rremë” dhe një skenar politik për të devijuar vëmendjen nga skandalet që, sipas tij, po godasin qeverinë në Tiranë.
Gjatë intervistës me telefon në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, theksoi se kërkesa e vetme zyrtare për ekstradimin e tij daton më 18 gusht 2023 dhe është bërë “me një urgjencë të pajustifikuar”, duke lënë të nënkuptohet se veprimi ka qenë i urdhëruar politikisht. Sipas tij, kjo është prova se struktura të caktuara brenda SPAK kanë vepruar në mënyrë të njëanshme.
Në deklaratën e tij, ai përsëriti se tentativa për arrestimin e tij ka qenë e lidhur me një plan për eliminimin e tij fizik.
Ahmetaj:
Zoti Peka, sot ishte le të themi, teatri i radhës, që bën struktura që unë e kam përmendur dikur, por që është që drejtohet nga qeveria e Tymnajës për të mbuluar të gjitha ato skandale që po dalin një nga një në Tiranë dhe që përfshin persona anëtarë të qeverisë së lartë.
Dhe ajo që më çudit është dhe përfshirja e drejtpërdrejtë edhe e prokurorit tjetër, sepse përsa i përket, më parë unë e kam sqaruar përfshirjen e SPAK-ut deri në arrestimin, tentativën për të më arrestuar me urgjencë, që e kam thënë disa herë, dyshoj, po tashmë nuk dyshoj më, që janë të përfshira tek eleminimi im fizik. Dhe sot e vërteta, e vërteta e të gjithë asaj pyetje që unë kam ngritur, është shumë e qartë për këdo.
Shumëkush më thotë, po të kishe qëndruar këtu, sot nuk do ishe gjallë. Dhe e kam thënë disa herë që unë nuk është se mbahem për ndonjë trim, por ëh, për familjen time nuk kam asnjë alternativë tjetër përveç se të jemi të drejtë, sqarues dhe patjetër trim. Sot doli lajmi që me demek ishte bërë një kërkesë e re për ekstradimin tim. Cili ishte një lajm i rremë.
I dalë, shpresoj jo? I dalë nga të njëjtat dyer. Shpresoj që SPAK-u të mos jetë i përfshirë në këtë tymnajë. Për të sqaruar publikun, kërkesa për ekstradim është bërë në datën 18 gusht të vitit 2023. Kohë rekord. Domethënë rekord përkthyer, rekord bërë kërkesat me urdhër të kreut të organizatës. Dhe këtu s’kam më dyshim tani, për mua s’ka pasur dyshim që ditën një, që ditën që i kam kërkuar në shkurt të vitit 2022 largimin nga qeveria, dorëheqjen.
Tani, për qytetarët edhe për ty zoti Peka. Imagjino që SPAK-u ka pasur dhe qytetarët e kanë parë vonesa në kërkesa ekstradimi, vonesa në ekzekutim urdhër arresti, vonesa në le të themi, në sigurimin e provave, në garantimin e provave, në ruajtjen e provave, por asnjëherë vonesë në rastin tim për të kërkuar ekstradimin. Ne e dimë që ka ka ka vonuar urdhërarresti nga gjykata ndërkombëtare me tre, e katër, pesë, gjashtë muaj, një vit. Ca të tjera s’i ka bërë fare. Ndërsa në rastin tim, urgjenca…














